Zija Ismaili

Contact the organization

Zija Ismaili Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zija Ismaili, Political Party, Berat.

27/10/2026
25/10/2026

Ajo që paralajmëruam, tashmë ndodhi! Një djalë i ri humbi syrin teksa kërkonte të drejtën për t’u shprehur lirisht. T’i marrësh një të riu syrin, sepse kërkon të drejtat e tij, është njësoj sikur ta kesh vrarë për së gjalli!

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të ndalë dhunën dhe Prokurorisë të veprojë me urgjencë, përpara se të jetë tepër vonë!

Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe të ndëshkohen sipas ligjit. Asnjë pushtet nuk mund të jetë mbi ligjin!

TË GJITHË NË KRAH TË STUDENTËVE!Studentët nuk janë vetëm! Janë fëmijët tanë, janë e ardhmja e Shqipërisë. Sot më shumë s...
24/10/2026

TË GJITHË NË KRAH TË STUDENTËVE!
Studentët nuk janë vetëm! Janë fëmijët tanë, janë e ardhmja e Shqipërisë. Sot më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar në mbrojtje të tyre, të dinjitetit, të drejtave dhe të ardhmes së tyre.
Bashkë me studentët, kundër dhunës dhe padrejtësisë! Për një Shqipëri të lirë dhe me dinjitet!

24/10/2026

Dhuna shtazarake e regjimit të Edi Ramës ndaj qytetarëve dhe studentëve nuk do të kalojë pa përgjegjësi!

Ne jemi këtu, në krah të qytetarëve dhe studentëve, duke ofruar ndihmën e parë për këdo që ka nevojë.

Jemi në shërbim të qytetarëve, në mbrojtje të studentëve dhe kundër dhunës shtetërore!

23/10/2026

Kryeministri e quan trafikant droge një student ekselent të Fakultetit të Mjekësisë.

23/10/2026

- Të shtunën, në orën 12:00, te Kryeministria, PD organizon protestë kombëtare në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve.

- Nuk mund të ketë normalitet parlamentar kur studentët dhe gjimnazistët janë në rrugë dhe përballen me dhunën policore. Deputetët e opozitës do të jenë zëri i tyre në Parlament.

- PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe drejtuesit e Policisë për dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Kallëzimet përfshijnë akuza për vrasje të mbetur në tentativë, heqje të paligjshme të lirisë, veprime arbitrare dhe pengim të së drejtës për të protestuar.

- Zgjidhja politike: dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës, krijimi i një qeverie kujdestare dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.

Address

Berat
5002

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zija Ismaili posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Zija Ismaili:

Shortcuts

Share