22/04/2026
Njoftim zyrtar!
Dega e Partisë Demokratike Klos njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët se më datë 26 Prill do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Degës së Partisë Demokratike Klos.
Në këtë proces zgjedhor, kandidatët për drejtimin e degës janë:
1. Artur Mehmet Elezi
2. Fatmir Elmaz Molla
Ky proces zhvillohet në përputhje me statutin dhe rregullat e Partisë Demokratike, duke garantuar transparencë, barazi gare dhe respektim të plotë të vullnetit të anëtarësisë.
Ftohen të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, Dega Klos, të marrin pjesë në votim dhe të kontribuojnë me përgjegjësi në zgjedhjen e drejtimit të ri të degës.
Votimet do të mbahen pranë zyrës së PD Klos përballë qendrës shëndetësore dhe procesi do të jetë i hapur nga ora 08:00 deri në 18:00.
Pjesëmarrja juaj është thelbësore për forcimin e strukturave dhe rritjen e përfaqësimit të Partisë Demokratike në nivel vendor.
Ju urojmë suksese kandidatëve ✌✌✌
Partia Demokratike dega Klos 💙
Following