16/09/2026
📍Konsultimi Publik për Reformën Administrative-Territoriale në Tërbuf.
Në kuadër të procesit të Reformës Administrative-Territoriale, dje u zhvillua konsultimi publik në **Njësinë Administrative Tërbuf**, me pjesëmarrjen e banorëve të njësisë, përfaqësuesve të Bashkisë Divjakë, anëtarëve të Këshillit Bashkiak, administratës bashkiake dhe grupeve të interesit.
Nga diskutimet u përcoll një mesazh i qartë: **Komuniteti i Tërbufit dëshiron që Bashkia Divjakë të vijojë të jetë një Bashki më vete.**
Ky qëndrim pasqyron vullnetin e komunitetit për të ruajtur identitetin dhe veçoritë e territorit, lidhjet komunitare, potencialet e zhvillimit dhe përfaqësimin e drejtpërdrejtë të banorëve.