Elbasani që duam

Elbasani që duam Politico

🤝 Në shërbim të qytetarëve çdo ditë, për të dëgjuar shqetësimet, nevojat dhe sugjerimet e tyre dhe për të ofruar zgjidhj...
22/10/2026

🤝 Në shërbim të qytetarëve çdo ditë, për të dëgjuar shqetësimet, nevojat dhe sugjerimet e tyre dhe për të ofruar zgjidhje konkrete.

Zyrat e Bashkisë Elbasan, njësive administrative dhe strukturave të tjera vendore janë të hapura çdo ditë për t’ju ofruar shërbime online pa pagesë, si dhe asistencë për çdo kërkesë apo nevojë që mund të keni.

🏠❤️ Hapen aplikimet për programin social “Subvencioni i Qirasë” për vitin 2027!Ky program synon të mbështesë familjet që...
21/10/2026

🏠❤️ Hapen aplikimet për programin social “Subvencioni i Qirasë” për vitin 2027!

Ky program synon të mbështesë familjet që kanë nevojë për ndihmë në përballimin e kostos së qirasë. Mbështetja për strehimin mbetet një nga prioritetet tona kryesore, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë.

📑 Të interesuarit duhet të përgatisin dokumentacionin e kërkuar, sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e Bashkisë Elbasan : https://elbasani.gov.al/njoftim-17/

📅 Afati i fundit për aplikim: 5 nëntor 2026.

📮 Dokumentacioni dorëzohet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, në adresën:Bashkia Elbasan,Lagjja “Brigada 17 Sulmuese” Rruga “Q. Stafa”, Elbasan

18/10/2026

🇦🇱❤️ Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët dhe Elbasani është një qytet që mirëpret me zemër të hapur!

Pamjet e turistëve të huaj që vizituan Elbasanin këtë fundjavë na kujtojnë vlerat që na bashkojnë: mikpritjen, qytetarinë, respektin dhe dashurinë për vendin tonë.

E drejta për të shprehur mendimin dhe për të protestuar është pjesë e demokracisë. Po aq i rëndësishëm është edhe respekti për jetën, sigurinë, pronën publike dhe punën e çdo qytetari.

Le të zgjedhim gjithmonë dialogun, mirëkuptimin dhe përgjegjësinë, duke ruajtur atë që kemi ndërtuar së bashku dhe imazhin e mirë të vendit tonë.

Elbasani i mikpritjes, i kulturës dhe i qytetarisë është Elbasani që duam të promovojmë çdo ditë! 🇦🇱

📍Në Rajonin nr. 5 dëgjesën për Buxhetin 2027 e zhvilluam në 🏫 shkollën “Fadil Gurmani”, një investim që ka transformuar ...
13/10/2026

📍Në Rajonin nr. 5 dëgjesën për Buxhetin 2027 e zhvilluam në 🏫 shkollën “Fadil Gurmani”, një investim që ka transformuar tërësisht ambientet mësimore dhe ka krijuar një terren sportiv në shërbim të nxënësve dhe komunitetit. 📚⚽

🏘️🚧 Vijojmë investimet për sistemimin e shesheve të pallateve, ndërsa një nga prioritetet e ngritura nga banorët është ndërhyrja në hapësirat publike pas Postës. ♻️ Një tjetër projekt i rëndësishëm është termoizolimi i pallateve përmes sistemit kapot, për të cilin kemi kryer një studim të eficiencës energjetike në lagjet Haxhias dhe Partizani. Synimi ynë është ulja e konsumit të energjisë dhe përmirësimi i kushteve të banimit.

🤝 Gjatë dëgjesës për Buxhetin 2027, përcaktuam së bashku me banorët prioritetet e Rajonit nr. 5, duke u fokusuar te investimet në infrastrukturë, hapësira publike, arsim dhe terrene sportive.

💡 Ke një ide? Këshilli Rinor i Elbasanit ka hapur thirrjen për të rinjtë që duan të angazhohen, të sjellin ide të reja d...
12/10/2026

💡 Ke një ide? Këshilli Rinor i Elbasanit ka hapur thirrjen për të rinjtë që duan të angazhohen, të sjellin ide të reja dhe të krijojnë aktivitete që i japin më shumë jetë qytetit tonë! 🎭⚽🌱

🚀 Bëhu pjesë e një komuniteti aktiv të të rinjve!

📝 Apliko tani: https://keshilli-rinor-elbasan.vercel.app/register?utm_source=ig&utm_medium=social&utm_content=link_in_bio&fbclid=PAZnRzaAU5fF1leHRuA2FlbQIxMQBwZG9mAmZkaWQWUQIj42pNHsm6ljJ2MmDQ9DmA6bEvDXNydGMGYXBwX2lkDzEyNDAyNDU3NDI4NzQxNAABpzGGNhrxsSzMYviAstX74APrvmQ1DBrNX8M7AR2yVkOWGEmKPyl5iSwHaFFW_aem_POYFjDLJE0G9dn3js0i7dw

📸🏥 Fotoalbum nga vizita e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu në 📍Elbasan, ku vizituam Spit...
11/10/2026

📸🏥 Fotoalbum nga vizita e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu në 📍Elbasan, ku vizituam Spitalin Rajonal dhe inspektuam nga afër punimet për ndërtimin e godinës së re të Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinci”.

🏗️ Godina e re do të ofrojë kushte bashkëkohore për trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve, në ambiente më të sigurta, funksionale dhe dinjitoze. Së shpejti do të nisë edhe rikonstruksioni i godinës ekzistuese, duke përmirësuar më tej cilësinë e shërbimit.

👩‍⚕️🧑‍⚕️ Mirënjohje për të gjithë mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm! ❤️

10/10/2026

📍 Në Rajonin nr. 6, shumë shpejt nisim rehabilitimin e plotë të Rrugës së Teqes, duke asfaltuar të gjithë segmentin, ndërsa do të vijojmë edhe me ndërhyrjet në rrugën pranë Kolaudimit. Po në këtë zonë, planifikojmë edhe investime në infrastrukturën arsimore dhe sociale, përfshirë ndërtimin e një çerdheje të re. 🚧🏫👶

🏘️ Rruga “Aleks Buda” dhe sheshet e pallateve në lagjen “5 Maji” janë shembuj konkretë të investimeve të realizuara si rezultat i kërkesave të vetë banorëve, duke përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet e jetesës në lagje.

🤝 Buxhetimi me pjesëmarrje është një angazhim konkret ndaj qytetarëve, ku kërkesat e tyre përcaktojnë prioritetet për investimet në rrugë, sheshe, arsim dhe shërbime për komunitetin.🏘️

29/09/2026

🏛️ Trashëgimia kulturore merr edhe më shumë vlerë kur njihet, përjetohet dhe përcillet te brezat e rinj.

Sot, në Muzeun Etnografik, me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, fëmijët dhe të rinjtë patën mundësinë të njihen nga afër me traditat, zejet dhe mjeshtëritë që janë pjesë e identitetit të Elbasanit. 🎩🧵🧶🏺

Address

Elbasan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elbasani që duam posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share