01/10/2026
📖 “Qyteti prej letre” – poezia e Rinalt Kaskos në Ersekë
Erseka u bë pjesë e një mbrëmjeje të veçantë kushtuar poezisë dhe artit, me promovimin e librit të parë poetik të autorit Rinalt Kasko, “Qyteti prej letre”.
Pas viteve të krijimtarisë dhe më shumë se 1000 poezive të shkruara, autori ka përzgjedhur rreth 200 prej tyre për këtë botim, duke sjellë për lexuesin vargje të frymëzuara nga dashuria, gëzimi, mërzia, përjetimet dhe historitë njerëzore.
Në aktivitet morën pjesë personalitete të njohura të artit dhe kulturës shqiptare, mes tyre Alfred Trebicka, Luiza Xhuvani, Xhevahir Zeneli, Selami Kolonja, Eris Rusi dhe të ftuar të tjerë.
Përmes këtij aktiviteti, Bashkia Kolonjë vijon të mbështesë dhe të promovojë artin, kulturën dhe krijimtarinë, duke e kthyer Ersekën në një hapësirë ku letërsia dhe artistët gjejnë vend për t’u takuar me publikun.
Një mbrëmje ku vargjet u kthyen në emocion dhe “Qyteti prej letre” në një udhëtim poetik të ndarë me publikun e Kolonjës. ✨