Mbrojtja e Konsumatori Bashkia Sarandë

Website Contact the organization

Mbrojtja e Konsumatori Bashkia Sarandë "Zyra e mbrojtjes së konsumatorit ka në fokus mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve që janë pjesë e Bashkia Sarandë".

23/09/2026

🤍👏🏻👨🏼‍🏫

18/09/2026
Çfarë duhet të mbash mend ti si konsumator?(rast i zgjidhur)• Transparenca është detyrim, jo dëshirë: Çdo operator ka de...
04/09/2026

Çfarë duhet të mbash mend ti si konsumator?(rast i zgjidhur)

• Transparenca është detyrim, jo dëshirë: Çdo operator ka detyrimin ligjor të të informojë qartë për çmimin e çdo shërbimi, para se ti të japësh pëlqimin ose paratë e tua.

• Mos firmos asgjë pa e lexuar: Nëse nuk e kupton faturën apo kontratën që po të jepet në tavolinë, ke të drejtë të refuzosh nënshkrimin derisa gjithçka të jetë e qartë.

• Alternativat ekzistojnë: Sot, falë digjitalizimit dhe portimit të numrit, ke lirinë të zgjedhësh kompaninë që të respekton si klient dhe nuk të trajton thjesht si një shifër sh*tjesh.

Mbroji të drejtat e tua! Informohu, mos prano kushte të fshehura dhe mos paguaj kurrë për shërbime që nuk i ke kërkuar.

🛡️ Kujdes me të dhënat tuaja personale!Lundrimi në e-Albania na lehtëson punët çdo ditë, por siguria e të dhënave vjen g...
21/08/2026

🛡️ Kujdes me të dhënat tuaja personale!
Lundrimi në e-Albania na lehtëson punët çdo ditë, por siguria e të dhënave vjen gjithmonë e para!

⚠️ Pikë me rëndësi: Nëse regjistroheni në pika shërbimi apo kancelari, kërkoni gjithmonë kopje të kodeve dhe fjalëkalimeve. Ruajini me kujdes pasi do t'ju duhen përsëri!

💬 Për çdo problem apo paqartësi, kontaktoni shërbimin Helpdesk në faqen zyrtare të e-Albania.

📌 Ruaje këtë postim dhe shpërndaje me këdo që mund t'i hyjë në punë!

13/08/2026

Si të mbroni të dhënat tuaja?

✅ Mos ndani fjalëkalimet ose kodet e verifikimit me persona të tjerë.

✅ Përdorni fjalëkalime të sigurta dhe ndryshojini periodikisht.

✅ Kontrolloni që të dhënat tuaja të vendosen vetëm në platforma zyrtare.

✅ Dilni nga llogaria pas përfundimit të shërbimit, veçanërisht në pajisje publike.

✅ Verifikoni me kujdes informacionin përpara se ta dërgoni.

✅ Ruani dokumentet dhe konfirmimet elektronike të aplikimeve tuaja.

⚠️ Kujdes!
Mos dërgoni të dhëna personale, dokumente identifikimi apo kode sigurie përmes profileve të panjohura në rrjetet sociale ose faqeve jozyrtare

12/08/2026

"Gjithmonë kërkoni një kopje të kontratës edhe kur abonimi bëhet nëpërmjet shërbimit të klientit. Mbajeni atë deri në momentin e përfundimit të kontratës pasi ju shpëton nga çdo paqartësi e mundëshme"
Mbrojeni veten nga faturat e pa pritura..🙄🧾

😉

11/08/2026

Çdo biznes online apo fizikë ka këto kushte për të plotësuar për t'u quajtuar i sigurt për blerjet tuaja:

1. Ka adresë biznesi.
2. Ka NIPT.
3. Ka politikë kthimi.
4. Ka numër telefoni.
5. Ka komente reale në faqen e saj web/rrjete sociale.

Verifiko-Vepro i sigurt!

10/08/2026

"Njih të drejtat e tua"... Ligji 9902 dt.17.04.2008 i ndryshuar të jep të drejtën e ankesës në rast mungese të informacionit gjat blerjeve online apo dyqan fizik.

Address

Rruga Abedin Dino, Nr. 11
Sarandë
9702

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mbrojtja e Konsumatori Bashkia Sarandë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Mbrojtja e Konsumatori Bashkia Sarandë:

Shortcuts

Share