09/10/2026
Albanian Digital Solution (ADS) mori pjesë në KosICT 15, një event i rëndësishëm i teknologjisë dhe inovacionit, që bashkoi profesionistë, ekspertë dhe përfaqësues të kompanive teknologjike nga rajoni dhe më gjerë.
Administratori i ADS, z. Saimir Kapllani, mori pjesë në panelin “Protecting the Digital State”, kushtuar sigurisë së shtetit digjital, mbrojtjes së infrastrukturave teknologjike dhe sfidave që shoqërojnë zhvillimin e shërbimeve publike digjitale.
🤝Pjesëmarrja në këtë event ishte një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave, njohjen me zhvillimet në sektorin e teknologjisë dhe zgjerimin e mundësive për bashkëpunim në fushën e inovacionit dhe transformimit digjital.
ADS vijon angazhimin për zhvillimin e zgjidhjeve digjitale të sigurta, të qëndrueshme dhe inovative, duke kontribuar në modernizimin e administratës publike.