CEO-Community Empowering and Organizing

27/06/2026
📌 Çfarë diskutojmë konkretisht në takimet tona periodike me një pjesë të pjesëmarrësve në Programin “Punë Publike në Kom...
07/02/2026

📌 Çfarë diskutojmë konkretisht në takimet tona periodike me një pjesë të pjesëmarrësve në Programin “Punë Publike në Komunitet”:

• Ecurinë e punës dhe përvojën e përditshme në aktivitetet e punëve publike
• Sfidat e hasura gjatë zbatimit të punës në komunitet
• Respektimin e orarit, detyrave dhe rregullave të programit
• Komunikimin dhe bashkëpunimin në grup
• Të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve në program
• Përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë
• Ndikimin e programit në jetën familjare dhe ekonomike të pjesëmarrësve
• Sugjerime dhe ide për përmirësimin e programit në vazhdim

🤝 Këto takime na ndihmojnë të dëgjojmë zërin e pjesëmarrësve dhe të forcojmë bashkëpunimin për një ndikim sa më pozitiv në komunitet.


Organizata jonë ka nisur zbatimin e programit të nxitjes së punësimit “Punë Publike në Komunitet”, në bashkëpunim me Zyr...
07/01/2026

Organizata jonë ka nisur zbatimin e programit të nxitjes së punësimit “Punë Publike në Komunitet”, në bashkëpunim me Zyrën e Punës Tiranë, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Programi përfshin 24 individë punëkërkues të papunë, të cilët janë përzgjedhur në bashkëpunim me Zyrën e Punës, duke i dhënë përparësi personave që hasin vështirësi në përfshirjen në tregun privat të punësimit për shkak të problematikave shëndetësore, mungesës së aftësive të caktuara apo formave të diskriminimit.

📣Arritje! Sipas premtimit te dhene, Ministria e Brendshme ka miratuar nje udhezim, sipas te cilit asnje anetar i pakicav...
31/10/2025

📣Arritje! Sipas premtimit te dhene, Ministria e Brendshme ka miratuar nje udhezim, sipas te cilit asnje anetar i pakicave nuk duhet te penalizohet nga perjashtimi i pageses se tarifave apo perfitimi i programeve ne rast se nuk eshte pajisur me vendimin mbi perkatesine.
Ky dokument eshte nje zgjidhje e perkohshme, shume e nevojshme per te lehtesuar barren financiare per pagesen e kopshteve dhe cerdheve apo perfitimit te bursave, vecanerisht te prinderve Rom dhe Egjiptiane.

Komiteti për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë
Levizja Rinore Egjyptiane & Rome
Qendra Për Advokim Social
Fuqizim dhe Organizim Komunitar - CEO
Drejtësi Sociale

23/10/2025

Pas ftesës për takim nga Zëvendësministrja e Brendshme, znj. Silva Caka, sot, së bashku me organizatat partnere, zhvilluam një takim konstruktiv ku diskutuam për procesin e vetëdeklarimit të anëtarëve të pakicave rome dhe egjiptiane.
Duke qenë se Komisioni për Njohjen e Pakicave Kombëtare nuk ka ushtruar në kohë funksionet e tij, Ministria e Brendshme do të hartojë një urdhër administrativ për të adresuar përkohësisht këtë situatë. Ky urdhër do të shpërndahet në bashkitë e vendit dhe në institucionet arsimore, me qëllim lehtësimin e marrjes së shërbimeve për anëtarët e dy pakicave.
Gjithashtu, do të jemi pjesë e një sërë takimesh të tjera, ku do të paraqesim propozimet tona për ndryshimet ligjore që lidhen me këtë proces, në mënyrë që zgjidhjet e përkohshme të shndërrohen në zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive për komunitetet rom dhe egjiptian.

22/10/2025

Bashkë me disa organizata kishim thirrur një protestë për ditën e nesërme para Ministrisë së Brendshme, sepse prej javësh Komisioni i Posaçëm për Identifikimin e Anëtarëve të Pakicave Kombëtare ishte lënë në mosfunskionalitet pas shkarkimit të zv/ministrit që e kryesonte dhe mungesës së emërimit të një të riu në atë rol.

Ne protestën nuk e kemi parë kurrë si qëllim, por si mjet për të zgjuar institucionet që flenë mbi përgjegjësitë e tyre. Dhe duket se kësaj radhe reagimi ynë i mirëfilltë ka dhënë efekt, sot jemi kontaktuar nga zv/ministrja e re e Brendshme, e cila na njoftoi se është emëruar si kryetare e Komisionit dhe shprehu gatishmërinë që nesër në orën 09:00 të takohet me ne - jo për të folur për “funksionimin” e Komisionit, por për efikasitetin e tij.

Kur një institucion zgjohet dhe të fton për zgjidhje, është e drejtë t’i japësh hapësirë dialogut. Por në atë tryezë do të jemi të qartë: kërkojmë angazhime konkrete, afate të qarta dhe rezultate reale, jo premtime për t’u harruar pas fotos së radhës në media.

Ndaj, njoftojmë çdo media dhe qytetar që ishte bashkuar apo kishte shprehur mbështetje për protestën, se nesër ne nuk do të protestojmë, por do të shkojmë të diskutojmë me institucionin, ashtu siç ishte edhe qëllimi i protestës sonë: zgjidhja konkrete e problemit, jo thjesht reagimi publik ndaj tij.

Nëse fjala nuk mbahet, ne i kemi dalë borxhit korrektesës dhe do të rikthehemi para Ministrisë - më të organizuar, më të vendosur dhe me më shumë njerëz se kurrë.

Address

Rruga E Barrikadave, Godina 135, Hyrja 3, Ap 22 , Tiranë
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when CEO-Community Empowering and Organizing posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category