19/09/2026
Akademia e Sigurisë si institucion arsimor ligjzbatues i akredituar, ka nënshkruar një sëri marrëveshjesh për bashkëpunim me universitete dhe akademi të tjera si brenda dhe jashtë vendit.
Në fillim të shtatorit Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof Ilirjan Mandro nënshkroi marëveshjen me z. Nils Ekedahl, zv.rektor i Universitetit të Södertörn, Stockholm, Suedi.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është përcaktimi i marrëdhënieve reciproke ndërmjet dy institucioneve arsimore akademike për të mbështetur objektivat e tyre strategjike në fushën e trajnimeve, studimeve, hulumtimeve dhe zhvillimit, si dhe në marrëdhëniet me publikun. Palët ranë dakort të bashkëpunojnë në:
- Zhvillimin dhe bashkëpunimin në arsim në tri nivele: arsim profesional, arsimit profesional i vazhduar dhe arsimi i lartë në strukturat ligj zbatuese.
- Marrëdhëniet e hulumtimit, shkëmbimit të informacionit dhe rezultateve, vizitave të personelit kërkimor shkencor dhe ofertave për financimin e kërkimit nga Bashkimi Evropian dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare në fushën e policimit, rendit dhe sigurisë së brendshme si dhe zbatimit të ligjit.
- Shkëmbim të programeve të trajnimit dhe programeve të studimit në fushën e rendit dhe të sigurisë publike që zhvillohen reciprokisht në të dy vendet/institucionet.
- Sigurimi i bashkëpunimit dhe koordinimit në zhvillimin e personelit në fushat arsimore dhe akademike me qëllim rritjen e cilësisë së punës së Palëve.
-Hartimin e një procesi supervizimi profesional si identifikim i nevojave dhe ndjekje e progresit të dy institucioneve nëpërmjet komunikimit në vijimësi të grupeve të përbashkëta të bashkëpunimit.
- Zhvillimi pedagogjik dhe profesional duke afruar metodologji moderne të mësimdhënies, vlerësim, komunikim pedagogjik dhe teknika të reja të trajnimit.
- Zhvillimi shkencor dhe akademik duke u fokusuar në kërkimin shkencor, publikime dhe konferenca të përbashkëta shkencore si dhe projekte kërkimore dhe zhvillimin e kompetencave akademike.
-Lidhja me praktikën policore dhe ndërkombëtarizimi ishte një element i rëndësishëm i diskutuar midis palëve ku do të afroheshin eksperienca nga strukturat e Policisë së Shtetit, dhe institucionet homologe dhe partnerët ndërkombëtarë.
Në përfudnim të takimit dhe ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit i cili kalojë në një frymë miqësore u theksua se Akademia e Sigurisë ka objektiv të jetë një institucion modern, profesional dhe i konsoliduar për arsimin dhe formimin policor shqiptar dhe strukturat e tjera ligjzbatuese.