Grigels Muçollari

Website

Grigels Muçollari Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Grigels Muçollari, Tirana.

16/10/2026

Dhuna ka emër!

Duart e zeza që njohin studentët!Edi Rama e nisi sot ditën me dhunë ndaj të rinjve dhe studentëve. Me dhunën e propagand...
16/10/2026

Duart e zeza që njohin studentët!

Edi Rama e nisi sot ditën me dhunë ndaj të rinjve dhe studentëve. Me dhunën e propagandës, ai po u thotë protestuesve që janë vegla të një dore të huaj. Sipas tij, ata nuk dinë çfarë bëjnë, s'kanë motiv, s'kanë ide, s'kanë kauzë, s'kanë arsye të jenë të pakënaqur.

Ndërkohë, ja disa duar të zeza që studentët i njohin mirë. Dora e Belinda Ballukut që çdo javë del me një vilë të re. Dora e Vlora Hysenit që ndihmon të kërkuarin nga drejtësia, koordinatorin e bandave. Dora e Gysit që shërben verën 33 mijë euro për Kryeministrin. Dora e Ron Yeffet që kryen punët e pista. Dora e Lalit, e Oltës, e Mirlindës, e Terit, e Visit, e Benetit, dora e të gjithë bashkëpunëtorëve të zhytur në tendera e pasuri publike. Dhe mbi të gjitha, dora e errët e Edi Ramës që i lëviz fijet.

Këto duar kanë krijuar zemërim, revoltë. Këto duar i kanë nxjerrë studentët e të rinjtë në rrugë.

15/10/2026

Shikojeni dhe dëgjojeni në fund!

15/10/2026

Dëshmitë e gjimnazistëve dhe studentëve para mikrofonave nxjerrin zbuluar atë që Edi Rama mundohet të mbajë të fshehur prej 13 vitesh me propagandën e tij. Detyrohen të punojnë edhe pse të mitur, ndërsa studentët nuk përballojnë dot jetesën dhe nuk kanë kushtet minimale. E gjitha kjo ndodh kur Edi Rama konsumon verë 33 mijë euro shishja, kur ministrat e tij dalin me nga 2-3 vila të fshehura. Kjo nuk është një mospërputhje e vogël. Janë dy botë paralele. Dhe ai që jeton në majën e luksit s’ka si të qeverisë ata që nuk mbyllin dot muajin. Sa më shumë e vonon largimin, aq më shumë i shton kosto vendit. Shqipëria i ka dhënë kaq shumë Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nuk e meriton vendi të digjet për shkak të karriges së një personi, për shkak se ai nuk heq dorë nga pushteti dhe privilegjet.

15/10/2026

Edi Rama vijon t'i hedhë benzinë zjarrit. Ai i ofendoi sërish sot studentët e të rinjtë duke i akuzuar se paskan dalē kundër integrimit. Edi Rama mashtron dhe refuzon të shohē tē vërteten nē sy duke thelluar krizën. Rinia dhe studentët janë në revoltë prej korrupsionit të tij e të bashkëpunëtorëve të tij, prej aferave tē rënda financiare, prej padrejtësive. Të rinjtë sot duhet tē bëjnē dy punē pēr të mbijetuar, ndërsa Edi Rama pi verë 33 mijē euro shishja. Ndaj zemerimi ēshtë në këto përmasa dhe mund të rritet nēse ai nuk e dēgjon thirrjen për dorëheqje!

14/10/2026

Nuk ka më orë, planifikim, organizim. Revolta nuk pret. Sheshet janë mbushur sa nisi dita. Korrupsioini dhe arroganca e Edi Ramës po marrin fund bashkë me pushtetin e tij të dhunshëm

13/10/2026

Kemba e thyer e ketij studenti është dëshmi e krimit që ndodhi sot në Tiranë. Përgjegjës është Edi Rama!

13/10/2026

Klevi sot, ishte studenti qe triumfoi mbi dhunen policore.

13/10/2026

Nuk ka dhunë dhe polici që ndalon kauzat e drejta.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Grigels Muçollari posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share