OBP

Website

OBP Operatori i Blerjeve të Përqendruara

📢 Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka përfunduar procesin e vlerësimit dhe kualifikimit të ekspertëve të jashtëm dhe...
07/10/2026

📢 Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka përfunduar procesin e vlerësimit dhe kualifikimit të ekspertëve të jashtëm dhe laboratorëve të akredituar, të cilët do të mbështesin OBP-në me ekspertizë të specializuar në fusha të ndryshme.

📄 Në këtë proces kanë paraqitur aplikimet e tyre 44 aplikantë nga fusha të ndryshme të ekspertizës, duke shprehur interes për t’u angazhuar si ekspertë të jashtëm pranë OBP-së.

👥 Listës së ekspertëve të kualifikuar i shtohen edhe ekspertët e vënë në dispozicion nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, duke zgjeruar më tej kapacitetet profesionale dhe teknike në dispozicion të OBP-së.

Gjithashtu janë kualifikuar 5 laboratorë të akredituar për bashkëpunime sipas nevojave të OBP-së.

👉 Shiko fushat e ekspertizës dhe numrin e ekspertëve sipas secilës fushë.

📩 Fituesit janë njoftuar nëpërmjet email-it.

🎀 Tetori Rozë – Muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjiritEdhe këtë Tetor Rozë, Operatori i Blerjeve të Përqendruar...
01/10/2026

🎀 Tetori Rozë – Muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

Edhe këtë Tetor Rozë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara i bashkohet nismës për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Një kujtesë për të gjitha gratë dhe vajzat për të treguar më shumë kujdes ndaj shëndetit, për të mos neglizhuar kontrollet periodike dhe për të qenë të informuara.

🩷 Zbulimi në kohë ka rëndësi. Më shumë ndërgjegjësim, më shumë kujdes.

📊 Pse janë të rëndësishme Studimet e Tregut?Studimet e tregut janë një element i rëndësishëm në planifikimin e prokurimi...
29/09/2026

📊 Pse janë të rëndësishme Studimet e Tregut?

Studimet e tregut janë një element i rëndësishëm në planifikimin e prokurimit, pasi ndihmojnë në krijimin e një pasqyre sa më reale të tregut.

🔎 Përmes tyre sigurohet informacion mbi produktet, shërbimet dhe zgjidhjet që ofron tregu, duke kontribuar në përcaktimin më të saktë të nevojave të institucioneve, rritjen e konkurrencës dhe zhvillimin e proceseve të prokurimit më efikase dhe transparente.

Studimet e tregut mbështesin gjithashtu punën e OBP-së në hartimin dhe përmirësimin e katalogëve, duke ndihmuar që kërkesat dhe specifikimet të reflektojnë sa më mirë realitetin dhe zhvillimet e tregut.

OBP ka krijuar në faqen zyrtare kategorinë “Studime Tregu”, ku publikohen ftesa për ofertë për mallra, shërbime dhe zgjidhje të ndryshme, duke u dhënë operatorëve ekonomikë mundësinë të paraqesin ofertat dhe informacionin e tyre mbi tregun.

👉 Ndiqni kategorinë Studime Tregu në www.obp.a për t’u njohur me publikimet dhe ftesat më të fundit.

28/09/2026

📢 Publikohet për konsultim Draft-Katalogu “Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim”

OBP fton autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë dhe të gjithë të interesuarit të njihen me draft-katalogun dhe të japin komentet e sugjerimet e tyre për përmirësimin e tij.
Kontributi juaj ndihmon në hartimin e një katalogu më të plotë, që pasqyron nevojat e institucioneve dhe mundësitë e tregut, në mbështetje të një procesi prokurimi më efikas dhe transparent.

Konsultoni draft-katalogun dhe dërgoni sugjerimet tuaja përmes Platformës së Konsultimit të Katalogëve në www.obp.al.
Afati për komente dhe sugjerime: 30 shtator 2026.

💻 Përvoja e institucioneve me platformën prokurime.obp.alSpitali Rajonal Fier, Galeria Kombëtare e Arteve dhe Spitali Ra...
24/09/2026

💻 Përvoja e institucioneve me platformën prokurime.obp.al

Spitali Rajonal Fier, Galeria Kombëtare e Arteve dhe Spitali Rajonal Shkodër ndajnë përshtypjet e tyre mbi përdorimin e platformës elektronike prokurime.obp.al për dërgimin dhe administrimin e kërkesave për prokurim.

📌 Nga përvoja e tyre evidentohen lehtësimi dhe standardizimi i proceseve,reduktimi i kohës së korrespondencës institucionale, administrimi më i thjeshtë i dokumentacionit, si dhe rritja e transparencës dhe gjurmueshmërisë.

🌐 Digjitalizimi i kërkesave për prokurim përbën një hap të rëndësishëm drejt proceseve më të shpejta, më efikase dhe më të standardizuara, duke lehtësuar njëkohësisht ndërveprimin ndërmjet autoriteteve kontraktore dhe OBP-së.

📢 Publikohet për konsultim Draft-Katalogu “Blerje enësh volumetrike për laboratorët”Operatori i Blerjeve të Përqendruara...
21/09/2026

📢 Publikohet për konsultim Draft-Katalogu “Blerje enësh volumetrike për laboratorët”

Operatori i Blerjeve të Përqendruara fton autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë dhe të gjithë të interesuarit të njihen me Draft-Katalogun “Blerje enësh volumetrike për laboratorët” dhe të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.

💬 Kontributi juaj është i rëndësishëm për përmirësimin e përmbajtjes së katalogut dhe mbështetjen e një procesi prokurimi më efikas dhe transparent.

Afati për dërgimin e komenteve dhe sugjerimeve është data 5 tetor 2026.

📝 Ju ftojmë të konsultonin Draft-Katalogun dhe të dërgoni sugjerimet tuaja përmes Platformës së Konsultimit të Katalogëve në www.obp.al.

https://obp.al/publikohet-per-konsultim-draft-katalogu-blerje-enesh-volumetrike-per-laboratoret/

📘 Buletini Mujor Gusht 2026Operatori i Blerjeve të Përqendruara publikon Buletinin Mujor të Veprimtarisë dhe Rezultateve...
18/09/2026

📘 Buletini Mujor Gusht 2026

Operatori i Blerjeve të Përqendruara publikon Buletinin Mujor të Veprimtarisë dhe Rezultateve për muajin gusht 2026, një pasqyrë e punës, performancës dhe zhvillimeve kryesore në prokurimin e përqendruar.

📊 Buletini sjell gushtin në shifra, me 88 kërkesa për prokurim të procesuara, 59 autoritete përfituese, 157 procedura të shpallura dhe mbi 6.9 miliardë lekë fonde të prokuruara. Në të pasqyrohen gjithashtu procedurat me ndikimin më të lartë financiar dhe institucional, konkurrenca dhe pjesëmarrja e operatorëve ekonomikë, ankesat dhe anulimet, si dhe rekomandime për autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë.

🎯 Një fokus i veçantë i muajit gusht ishte nisja e ciklit të trajnimeve për përdorimin e platformës prokurimet.obp.al, me pjesëmarrjen e 127 institucioneve dhe 175 përfaqësuesve, në mbështetje të digjitalizimit, standardizimit dhe rritjes së efikasitetit në administrimin e kërkesave për prokurim.

Në këtë numër gjeni gjithashtu një histori suksesi lidhur me procedurën e zhvilluar për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, si dhe rubrikën “Praktika Gjyqësore në Prokurimin Publik”, me analizën e Çështjes C-599/10 SAG ELV Slovensko dhe të tjerët.

📑 Shfletoni Buletinin Mujor Gusht 2026 për t’u njohur më nga afër me rezultatet, aktivitetet dhe zhvillimet e OBP-së.

chrome-extensio://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://obp.al/wp-content/uploads/2026/09/Buletini-mujor-gusht-2026-ok-finalja.pdf

Prokurojmë për Shqipërinë Evropiane!

16/09/2026

📢 Konsultim publik mbi katalogun “Blerje materialesh të ndryshme për pastrim”

OBP zhvilloi takimin e konsultimit publik për katalogun “Blerje materialesh të ndryshme për pastrim”, me qëllim mbledhjen e komenteve dhe sugjerimeve për përmirësimin e përmbajtjes së tij dhe përshtatjen me nevojat e institucioneve dhe mundësitë e tregut.

📋 Ky proces konsultimi i shërben hartimit të një katalogu me specifikime teknike më të qarta dhe të standardizuara, që ndihmojnë në përcaktimin e produkteve të nevojshme për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të institucioneve publike.

Ky katalog u shërben autoriteteve kontraktore, duke i ndihmuar të identifikojnë dhe të planifikojnë më saktë nevojat e tyre për materiale pastrimi, mbi bazën e kërkesave të përbashkëta për cilësinë dhe funksionalitetin.

Ndërsa operatorëve ekonomikë, u ofron një orientim më të qartë mbi produktet dhe karakteristikat teknike të kërkuara nga institucionet, për të lehtësuar përgatitjen e ofertave dhe pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit.

🤝 Përmes dialogut dhe përfshirjes së palëve të interesuara, OBP synon të përmirësojë cilësinë e katalogëve dhe të mbështesë blerje publike më efikase, transparente dhe të orientuara drejt nevojave reale.

Sot, më 5 shtator nderojmë shenjtërimin e Nënë Terezës, që me dashurinë, përkushtimin dhe veprën e saj humane u bë simbo...
05/09/2026

Sot, më 5 shtator nderojmë shenjtërimin e Nënë Terezës, që me dashurinë, përkushtimin dhe veprën e saj humane u bë simbol shprese për mbarë njerëzimin.

Address

Rruga “Resh*t Çollaku” , Godina Nr. 6/337, Tiranë (në Krah Të Gjykatës Së Lartë)
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OBP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share