01/06/2026
𝐍𝐞̈ 𝐜̧𝐝𝐨 𝐛𝐮𝐳𝐞̈𝐪𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞 𝐟𝐬𝐡𝐢𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐫. 𝐍𝐞̈ 𝐜̧𝐝𝐨 𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐫 𝐟𝐬𝐡𝐢𝐡𝐞𝐭 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐣𝐚 𝐣𝐨𝐧𝐞̈.
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, festojmë gëzimin, pafajësinë dhe potencialin e çdo fëmije. Kjo ditë na kujton edhe rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të tyre, që çdo fëmijë të rritet i sigurt, i dëgjuar dhe i respektuar.
Le të punojmë së bashku për një të ardhme ku çdo fëmijë ka hapësirën të ëndërrojë dhe të rritet i lirë.
𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝟏 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢𝐧! 🎈
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë
01/06/2026
🇦🇱 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐞̈𝐦𝐣𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐡𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐚 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈
Në kuadër të promovimit të kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare, Ambasada, në bashkëpunim me komunitetin shqiptar, organizon prezantimin e librit “𝐒𝐡𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚” të autores 𝐈𝐥𝐝𝐚 𝐋𝐮𝐦𝐚𝐧𝐢, një vepër që përmbledh 99 receta autentike shqiptare dhe pasqyron pasurinë e traditës sonë kulinare.
Ky aktivitet synon të promovojë vlerat e gastronomisë shqiptare si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore, si dhe të nxisë ruajtjen dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj të shqiptarëve në diasporë.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne në një mbrëmje kushtuar traditës kulinare shqiptare, si shprehje e identitetit tonë kulturor dhe lidhjes me rrënjët tona.
📅 𝟎𝟓 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫
🕡 𝐎𝐫𝐚 𝟏𝟖:𝟑𝟎
📍 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐚 𝐞 𝐑𝐒𝐇, 𝐀𝐭𝐡𝐢𝐧𝐞̈
Ju mirëpresim!
27/05/2026
𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐊𝐮𝐫𝐛𝐚𝐧 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐦𝐢𝐧 ✨
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit, duke ju uruar paqe, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë
25/05/2026
📍Kryeministria - Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë🇦🇱🤝🇬🇷
Σε ευχαριστώ πολύ, αγαπητέ Νίκο. Καλό και ασφαλές ταξίδι για το σπίτι🙏
25/05/2026
Vizitë zyrtare në Tiranë e Ministrit të Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh, dialogut konstruktiv dhe promovimit të stabilitetit rajonal. 🇦🇱🤝🇬🇷