Embassy of Kosovo in Prague

Embassy of Kosovo in Prague

Sdílet

Republika e Çekisë e njohu Republikën e Kosovës për shtet të pavarur, më 21 maj 2008 dhe vendosi marrëdhënie diplomatike më 23 maj 2008.

Misioni diplomatik i Republikës së Kosovës në Republikën Çeke u themelua më 15 mars 2010.

Photos from Embassy of Kosovo in Prague's post 30/05/2026

Kënaqësi të mirëpresim në Pragë Përfaqësuesen e Kosovës në futboll para ndeshjes miqësore me Çekinë.

Jemi krenarë për sukseset e tyre dhe për përfaqësimin dinjitoz që i bëjnë vendit tonë në çdo paraqitje.

Ndeshja miqësore me Çekinë është gjithashtu dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, të cilat këtë muaj shënuan 18-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

I uruam Përfaqësueses sonë shumë suksese në këtë ndeshje dhe në sfidat që e presin në të ardhmen.

Forca Kosovë! 🇽🇰⚽🇨🇿

29/05/2026

Ambasadorja Albesjana Iberhysaj-Kapitaj zhvilloi një takim të vlefshëm me Milena Hrdinková, Kryekëshilltare Diplomatike për Çështjet e BE-së / EUCO Sherpa në Zyrën e Kryeministrit të Republikës Çeke.

Fokusi i bisedës ishte rruga e integrimit evropian të Kosovës dhe forcimi i partneritetit me Republikën Çeke, si një mbështetëse e rëndësishme e perspektivës evropiane të vendit tonë. 🇽🇰🇨🇿🇪🇺

24/05/2026
Photos from Ministry of Foreign Affairs and Diaspora - Republic of Kosovo's post 23/05/2026
Photos from Ministry of Foreign Affairs and Diaspora - Republic of Kosovo's post 22/05/2026

🇽🇰🤝🇨🇿

Photos from Komisioni Qendror i Zgjedhjeve's post 20/05/2026
Photos from Embassy of Kosovo in Prague's post 17/05/2026

Ambasadorja Albesjana Iberhysaj-Kapitaj priti në Ambasadë një delegacion të stafit drejtues dhe akademik të Kolegjit publik IBCM, të cilët morën pjesë dhe kontribuan në konferencën ndërkombëtare (eng)aging! 2026, e mbajtur në Pragë me mbështetjen e Fondit Ndërkombëtar të Visegrdit.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, me fokus në identifikimin e mundësive për forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar me institucionet në Republikën Çeke. Po ashtu, u vlerësua mbështetja që Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit ofron për projekte të tilla, të cilat kontribuojnë në forcimin e lidhjeve të Kosovës me Republikën Çeke dhe rajonin e Evropës Qendrore. 🇽🇰🤝🇨🇿

Photos from Komisioni Qendror i Zgjedhjeve's post 17/05/2026

🕒 Sot është dita e fundit për aplikim për regjistrim për votim jashtë Kosovës– deri në ora 23:59!

Regjistrohu:
💻 Online 👉 https://diaspora.kqz-ks.org/sq/
✉️ Përmes postës, në kutinë postare të KQZ-së



👇👇👇

16/05/2026

Regjistrohu për votim jashtë Kosovës!

⏰ Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë për regjistrim!

Deri më tani, kanë aplikuar për regjistrim 98.957 votues nga diaspora.

Afati i fundit: 17 maj 2026

🔹 Regjistrohu online: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/, ose
🔹 Përmes postës, në kutinë postare të KQZ-së

ℹ️ Për më shumë informata:
📱 WhatsApp & Viber: +383 46 61 00 61

Photos from Embassy of Kosovo in Prague's post 14/05/2026

Ambasadorja Albesjana Iberhysaj-Kapitaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës Çeke, Adam Vojtěch, gjatë të cilit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Çekisë në fushën e shëndetësisë.

Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja dhe u diskutua për reformat në sistemet shëndetësore të të dy vendeve, si dhe për mundësitë konkrete të shkëmbimit të ekspertizës dhe praktikave më të mira që mund të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale.

Ambasadorja Iberhysaj-Kapitaj theksoi se Republika Çeke mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në këtë sektor me rëndësi të veçantë për qytetarët e të dy vendeve.

🌼 Në kuadër të Ditës Çeke kundër Kancerit, takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të theksuar rëndësinë e parandalimit, ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për pacientët.

🇽🇰🤝🇨🇿

Chcete, aby vaše společnost byla nahoře v seznamu automobilových společností ve měste Vládní Službu?

Klikněte zde pro získání vašeho sponzorovaného zápisu.

Poloha

Internetová stránka

Adresa


Trziste 366/13
Praha
11800

Otevírací doba

Pondělí 09:00 - 17:00
Úterý 09:00 - 17:00
Středa 09:00 - 17:00
Čtvrtek 09:00 - 17:00
Pátek 09:00 - 17:00