Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë
Welcome to the official Facebook Profile of the Embassy of the Republic of Albania in the Federal Republic of Germany.
Willkommen auf dem offiziellen Facebook-Profil der Botschaft der Republik Albanien in der Bundesrepublik Deutschland
10/06/2026
10/06/2026
Sot, 148 vjet më parë, Lidhja e Prizrenit bashkoi shqiptarët nga të gjitha trevat në mbrojtje të identitetit, gjuhës, kulturës dhe të drejtave kombëtare.
Lidhja e Prizrenit u udhëhoq me vizion dhe largpamësi nga rilindasi ynë i madh Abdyl Frashëri, arkitekti politik i programit kombëtar shqiptar, së bashku me luftëtarë e patriotë të shquar si Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Ali Pashë Gucia, Haxhi Zeka dhe shumë veprimtarë të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare. Të bashkuar përtej dallimeve krahinore e fetare, ata ngritën një platformë të qartë kombëtare për mbrojtjen e tërësisë territoriale të trojeve shqiptare, kundërshtimin e vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit që synonin copëtimin e tyre dhe forcimin e unitetit kombëtar shqiptar.
Në një kohë sfidash të mëdha historike, Lidhja e Prizrenit hodhi themelet e vetëdijes sonë politike kombëtare dhe dëshmoi se shqiptarët, kur bashkohen rreth interesit kombëtar, janë të aftë të mbrojnë të drejtat, identitetin dhe të ardhmen e tyre.
Sot shqiptarët jetojnë më të lirë, më të sigurt dhe më të zhvilluar se në çdo periudhë tjetër të historisë së tyre moderne. Nga Shqipëria dhe Kosova, te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, i gjuhës shqipe dhe i lidhjeve tona kulturore mbeten shtylla themelore të së ardhmes sonë të përbashkët.
Shqipëria është një aleate e denjë në NATO dhe pranë realizimit të objektivit historik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kosova ka konsoliduar shtetësinë dhe institucionet demokratike, duke dëshmuar se është një histori suksesi e ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe orientimin euroatlantik, ndërsa synon integrimin e plotë në NATO dhe në familjen evropiane.
Arritjet e shqiptarëve nuk janë vetëm rezultat i sakrificave të brezave të kaluar, por edhe i zgjedhjes sonë të qartë për t'i përqafuar vlerat e demokracisë, lirisë, shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit euroatlantik. Këto janë vlerat që na kanë forcuar si komb dhe që do të vazhdojnë të na udhëheqin drejt zhvillimit, mirëqenies dhe sigurisë së qëndrueshme.
Teksa afrohemi drejt 150-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në vitin 2028, le të punojmë që ky jubile historik të na gjejë më të bashkuar, më të fortë në institucionet tona, më të zhvilluar ekonomikisht dhe më pranë realizimit të aspiratave tona të përbashkëta. Ky është amaneti i Lidhjes së Prizrenit dhe detyrimi ynë ndaj brezave që do të vijnë: një komb shqiptar krenar për rrënjët e tij, i sigurt në identitetin e tij dhe plotësisht i ankoruar në familjen euroatlantike.
📢‼️NJOFTIM‼️
🇦🇱 Shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti 🪪 pranë Ambasadës së RSH në Berlin në datat ⬇️
🗓️ 18, 19, 20 maj 2026
mund të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e tyre:
🗓️ Nga e Hëna deri të Mërkurën
⏰ Nga ora 10:00 deri në orën 14:00
⚠️ Kujdes🚨Nëse paraqiteni jashtë ditëve dhe orarit të caktuar më sipër për tërheqjen e dokumenteve, nuk do të jetë e mundur t'ju ofrohet shërbimi.
ℹ️ Gjatë ditëve të pushimeve zyrtare sipas kalendarit shqiptar dhe ditën kombëtare të Gjermanisë, Ambasada është e mbyllur.
📨✉️ Informohen shtetasit që kanë lënë zarf të saktë për dërgimin me postë se dokumentet janë dërguar me postë nga Ambasada.
🙏 Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!
Ambasada e RSH në Berlin
09/06/2026
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:
📍 Dublin - Kënaqësi që u takova sot me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne. 🇦🇱🇮🇪
Diskutimet tona u përqendruan në veçanti në progresin dhe perspektivën e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Pata mundësinë të theksoja progresin e arritur përmes agjendës sonë të reformave dhe të riafirmoja angazhimin tonë të palëkundur për të ruajtur momentumin e fortë të procesit të negociatave, për të përfunduar me negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe për të arritur objektivin tonë strategjik të anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.
Gjithashtu diskutuam rëndësinë e ruajtjes së një procesi të besueshëm zgjerimi të bazuar në meritë, që shpërblen progresin dhe ofron përfitime të prekshme si për vendet kandidate ashtu edhe për vetë BE-në. Në mjedisin gjeopolitik të sotëm, zgjerimi nuk është vetëm një politikë transformuese, por edhe një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Evropës.
Shpreha vlerësimin e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës për zgjerimin e BE-së dhe i urova çdo sukses Presidencës së ardhshme irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
🇦🇱🤝🇩🇪 Në podcastin e sotëm, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te takimi me Kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke theksuar mbështetjen e fortë të Gjermanisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rëndësinë e vijimit të reformave me punë e përkushtim.
05/06/2026
Kryeministri Edi Rama me Kancelarin gjerman Friedrich Merz në Tivat 🇦🇱🤝🇩🇪
🇪🇺Me Kancelarin Merz në Tivat, gjatë bisedës pas mbledhjes së gjatë dhe para largimit, ai për Berlin e unë për Vlorë
🇦🇱🔝🇩🇪
Klicken Sie hier, um Ihren Gesponserten Eintrag zu erhalten.
Lage
Kategorie
Service kontaktieren
Telefon
Webseite
Adresse
Öffnungszeiten
| Montag | 10:00 - 15:00 |
| Dienstag | 10:00 - 15:00 |
| Mittwoch | 10:00 - 15:00 |
| Freitag | 09:00 - 13:00 |
