12/10/2026
Bashkë jemi më të fortë: Të ndajmë përvojat, të ndërtojmë komunitetin!
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart, në bashkëpunim me platformën Mendje Official, organizoi një aktivitet kushtuar ndërgjegjësimit dhe promovimit të kujdesit për shëndetin mendor.
Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të kishim mes nesh Presidenten e Republikës së Kosovës (2011–2016), znj. Atifete Jahjaga, si dhe profesionistë të shëndetit mendor, përfaqësues të shoqatave dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët me praninë e tyre i dhanë vlerë të veçantë këtij aktiviteti.
Ky aktivitet rikonfirmoi përkushtimin tonë që Konsullata të jetë edhe një shtëpi për komunitetin tonë, duke kontribuar në krijimin e hapësirave për dialog, afrimin e komunitetit me profesionistët dhe mbështetjen e iniciativave që sjellin vlera pozitive për komunitetin.
Falënderojmë Presidenten Jahjaga për praninë dhe kontributin e saj, platformën MENDJE dhe znj. Arbnora Kllokoqi për bashkëpunimin, znj. Laura Spaqi për interpretimin e bukur muzikor, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet.
Të flasim, të dëgjojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin! 🌿