Luela Hajdaraga

Website Contact the organization

Luela Hajdaraga Ambassador of the Republic of Albania to the Hellenic Republic

22/10/2026

“FJALA SHQIPE NE GJUHE TE HUAJ, rezultat i një bashkëpunimi mes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit & Qendrës së Botimeve për Diasporën, me mbështetjen e Fafa resort, është një Seminar mbi letërsinë, përkthimin dhe gjuhën me pjesëmarrjen e përkthyesve letrarë të shqipes nga vende të ndryshme të Evropës.

Seminari synon të krijojë një hapësirë profesionale bashkëpunimi ndërmjet përkthyesve, autorëve, botuesve dhe institucioneve, duke trajtuar në mënyrë të integruar problematikat e përkthimit, botimit, promovimit dhe qarkullimit të letërsisë shqipe në tregun ndërkombëtar.

Në këtë kuadër:

QKLL-ja fokusohet te mbështetja e përkthimit të letërsisë shqipe në gjuhë të huaja; njohja e përkthyesve me panoramën e letërsisë shqipe bashkëkohore; krijimi i një rrjeti kontaktesh mes protagonistëve të këtij procesi; prezantimi dhe përmirësimi i mekanizmave të mbështetjes së përkthimit; përhapja dhe promovimi i letërsisë shqipe jashtë vendit…

QBD-ja, në mbështetje të programit të botimeve dygjuhëshe dhe rezidencës së përkthyesve, zhvillon komponentin formues, me fokus formimin, zhvillimin profesional dhe mbështetjen e përkthyesve nga gjuha shqipe në gjuhë të huaja, si dhe identifikimin e përkthyesve të rinj nga diaspora. Ky komponent realizohet edhe përmes dy punëtorive praktike: “Tungjatjeta” dhe “Udhërrëfyesit kulturorë – Gjirokastra”.

📚📚📚📚📚📚📚📚📚

FJALA SHQIPE NE GJUHE TE HUAJ

📍 22-25 tetor 2026,

📍 Fafa resort - Golem

🇦🇱🇨🇭 Kënaqësi të prisja në një takim kortezie Ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Greqi, znj. Sonja Hürlimann.Biseda...
21/10/2026

🇦🇱🇨🇭 Kënaqësi të prisja në një takim kortezie Ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Greqi, znj. Sonja Hürlimann.

Biseda u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe arsimor, si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë. U vlerësua gjithashtu rëndësia e dialogut të vazhdueshëm dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

17/10/2026
16/10/2026

🎭 𝐆𝐄𝐍𝐓 𝐇𝐀𝐙𝐈𝐙𝐈 & 𝐂𝐇𝐑𝐈𝐒𝐓𝐎𝐒 𝐌𝐀𝐊𝐀𝐑𝐈𝐀𝐃𝐈𝐒 – “𝐏𝐔𝐒𝐇𝐓𝐈𝐌𝐈”

🇦🇱🇬🇷 Dy komedianë, dy kultura dhe një gjuhë e përbashkët: humori.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi ju fton në shfaqjen e stand-up comedy “𝐏𝐮𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦𝐢”, me komedianët Gent Hazizi dhe 𝐂𝐡𝐫𝐢𝐬𝐭𝐨𝐬 𝐌𝐚𝐤𝐚𝐫𝐢𝐚𝐝𝐢𝐬, që zhvillohet me mbështetjen e Ambasadës.

I njohur për humorin e tij të mprehtë, energjinë e tij të veçantë dhe mënyrën satirike se si trajton realitetin e përditshëm, Gent Hazizi sjell stilin e tij karakteristik në skenën e Athinës, së bashku me Christos Makariadis, një nga zërat në zhvillim të stand-up comedy-t grek.

Shfaqja trajton ngjashmëritë, ndryshimet dhe absurditetet e jetës së përditshme, në të dyja anët e kufirit. Ajo që nis si një takim mes dy komedianësh kthehet në një përplasje plot humor mes kulturave, përvojave dhe mënyrave të ndryshme për ta parë realitetin.

“Pushtimi” synon të jetë një festë e komedisë shqiptare në Athinë dhe një urë kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke përdorur humorin si një gjuhë të përbashkët. Sepse ndonjëherë, mënyra më e mirë për t’u përballur me realitetin… është të qeshësh me të.

ℹ️ Informacion:

🗓️ 𝐄 𝐬𝐡𝐭𝐮𝐧𝐞̈, 𝟕 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔
🗣️ 𝐆𝐣𝐮𝐡𝐚: 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩
📍 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢: 𝐀𝐔𝐗 𝐂𝐋𝐔𝐁, 𝐀𝐭𝐡𝐞𝐧𝐬 (𝐀𝐠𝐢𝐨𝐮 𝐎𝐫𝐨𝐮𝐬 𝟏𝟓, 𝐀𝐭𝐡𝐞𝐧𝐬 𝟏𝟎𝟒 𝟒𝟕)
🕘 𝐅𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐣𝐞𝐬: 𝟐𝟏:𝟎𝟎

🎫 Biletat: Në parash*tje përmes platformës https://www.more.com/gr-el/tickets/standupcomedy/gent-hazizi-christos-makariadis-pushtimi/ ose në hyrje.

Ju mirëpresim!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

16/10/2026


📑✨ 𝘏𝘪𝘴𝘵𝘰𝘳𝘪 𝘴𝘶𝘬𝘴𝘦𝘴𝘪 - 𝘉𝘦𝘯𝘢𝘳𝘥 𝘝𝘦𝘭𝘪𝘶

⚽ 𝐁𝐞𝐧𝐚𝐫𝐝 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐮 - 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 🇦🇱

📄 Që në vegjëli, futbolli ka qenë pjesë e emocioneve dhe ëndrrave të shumë shqiptarëve. Për disa, ky pasion mbeti një kujtim fëmijërie, për të tjerë, u kthye në një mision. Një prej tyre është Benard Veliu, i cili prej vitesh punon për të bashkuar komunitetin shqiptar në Greqi përmes futbollit dhe ngjyrave kuqezi, që na bëjnë bashkë e na japin ndjenjën e përkatësisë.

Benardi u dashurua që në moshë të vogël me futbollin, pasion të cilin e vijoi edhe gjatë studimeve në Institutin “Vojo Kushi”. Viti 1999 e gjeti në Greqi, në kërkim të një jete më të mirë dhe me ëndrrën për t'u bërë futbollist profesionist. Për disa vite luajti në ekipe të ndryshme të Athinës, "Moskato", "Agios Dhimitrio", si dhe te "Panionios Kesarianis". Një dëmtim fizik e largoi nga fushat e futbollit, por jo nga sporti. Përkundrazi, kjo pengesë u bë shtysë për një sfidë të re. Gjatë viteve të angazhimit në futboll, njohu të rinj shqiptarë të talentuar, të cilët luftonin të realizonin ëndrrën e tyre. Shumë arritën të luanin edhe në skuadra me emër. Por mungonte një hapësirë ku talenti shqiptar të bashkohej nën një emër, një fanellë dhe ngjyrat kuqezi. Kështu lindi ideja për të krijuar një ekip shqiptar në Athinë. Në vitin 2013, kjo ëndërr u bë realitet. Bernardi krijoi së bashku me miqtë e tij ekipin "Apolonia FC Athina", ku ai mori rolin e trajnerit dhe, në raste të veçanta, edhe të lojtarit.

Me kalimin e viteve, "Apolonia FC Athina" u rrit dhe ndërtoi identitetin e saj. U krijua skuadra, u mblodhën tifozët, u promovuan talente dhe erdhën sukseset në stadiumet e Athinës. Skuadra u shpall kampione për katër vite radhazi, madje fitoi edhe Kupën e Pavarësisë të Athinës. Fitoret dhe trofetë u kthyen në momente krenarie për komunitetin shqiptar, duke dëshmuar se futbolli mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të ruajtur identitetin dhe përkatësinë. Megjithatë, Bernardi suksesin nuk e mat vetëm me trofe; ai është gjithmonë në kërkim të bashkëpunimeve dhe mundësive të reja. Sot, Apolonia FC Athina bashkëpunon me FSHF-në si vëzhguese për talentet shqiptare në Greqi. Nga kjo skuadër kanë dalë edhe talente që janë pjesë e Kombëtares Kuqezi. Për të promovuar sportin dhe talentet shqiptare, në vitin 2020, iu bashkua TV Tribunës me emisionin sportiv “Gol nga Tribuna” dhe prej vitit 2024 vijon me emisionin “Gol Bet…”.

👉 Historia e Benard Veliut është historia e një njeriu që nuk u dorëzua kur një dëmtim i ndërpreu ëndrrën. Përkundrazi, ai e ktheu atë ëndërr në një mision më të madh: të bashkojë të rinjtë shqiptarë përmes futbollit, të krijojë hapësira për talentet dhe të mbajë gjallë ngjyrat kuqezi në Greqi. Nga një ëndërr personale te një pasion që u kthye në histori për shumë të tjerë, rrugëtimi i Bernardit dhe i "Apolonia FC Athina" është një histori pasioni, këmbënguljeje, suksesi dhe përkushtimi ndaj komunitetit shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

👏🏻 ✨

14/10/2026

📚 “𝐍𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐛𝐞̈𝐫, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐞̈𝐬!” 🇦🇱

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, në bashkëpunim me komunitetin shqiptar në Greqi, ndërmerr nismën “𝐍𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐛𝐞̈𝐫, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐞̈𝐬”, në mbështetje të shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimin me heqje lirie në institucionet penitenciare në Greqi.

Kjo nismë synon pasurimin e bibliotekave të këtyre institucioneve me libra në gjuhën shqipe, duke u ofruar bashkatdhetarëve tanë mundësinë për të lexuar, për të zgjeruar njohuritë dhe për të ruajtur lidhjen me gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar.

Besojmë se libri dhe dija kanë një rol të rëndësishëm edhe në mjediset e vuajtjes së dënimit, duke nxitur reflektimin, zhvillimin personal dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

🤝 𝐁𝐞̈𝐡𝐮𝐧𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐧𝐢𝐬𝐦𝐞!

Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët dhe dashamirësit e librit të kontribuojnë duke dhuruar libra në gjuhën shqipe, të zhanreve të ndryshme, për të rritur dhe fëmijë.

Çdo libër i dhuruar është më shumë se një gjest solidariteti. Ai përfaqëson një mundësi për dije, frymëzim dhe ruajtjen e lidhjeve me gjuhën dhe kulturën tonë.

📩 𝐒𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐨𝐧𝐢?

Për dhurimin e librave, mund të na kontaktoni në adresën elektronike:

✉️ 𝐞𝐦𝐛𝐚𝐬𝐬𝐲.𝐚𝐭𝐡𝐞𝐧𝐬@𝐦𝐟𝐚.𝐠𝐨𝐯.𝐚𝐥

Librat mund të dorëzohen gjithashtu pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi:

📍 𝐕𝐞𝐤𝐢𝐚𝐫𝐞𝐥𝐢 𝟕, 𝟏𝟓𝟐𝟑𝟕, 𝐀𝐭𝐡𝐢𝐧𝐞̈, 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢.

𝐋𝐞 𝐭𝐚 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐣𝐦𝐞̈ 𝐬𝐨𝐥𝐢𝐝𝐚𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐝𝐨 𝐥𝐢𝐛𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐢𝐣𝐞, 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐞̈!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

12/10/2026
12/10/2026

🇦🇱 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞!

Ambiente të reja, kushte më komode dhe më shumë hapësirë për një shërbim konsullor dinjitoz.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë vë në funksionim hapësira të reja, duke vijuar angazhimin për përmirësimin e kushteve të shërbimit për shtetasit shqiptarë në Greqi.

Investojmë në përmirësim. Punojmë me përkushtim. Qytetari mbetet prioriteti ynë. 🇦🇱

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

Address

Athens

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Luela Hajdaraga posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Luela Hajdaraga:

Shortcuts

Share