21/03/2024
Përpjeta që duhet të ngjisim është ende shumë e lartë dhe çdo ditë e jo më e lehtë, po më e vështirë.
Por nëse e hedhim vështrimin rreth e rrotull, ka kaq shumë gjëra që nuk shkojnë. Për të cilat duhet të ulim kokën dhe të vazhdojmë punën me një përkushtim edhe më të madh. Jo për të fituar zgjedhjet , kjo as që vihet në diskutim. Por për të fituar sfidën kolosale për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.✌️✌️🇦🇱🇪🇺🇺🇸
10/06/2022
Oligarkia e ksaj qeverie ska fund.
28/05/2022
😢
Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!
22/05/2022
Me 22 maj 1984, 11 vite pas kryengritjes së Spaçit, në një tjetër burg mizor të diktaturës komuniste ringriti krye shpresa për liri dhe kundër padrejtësisë.Sot përulemi me respekt para heroizmit të martirëve të revoltës së Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, dhe qindra bashkëvuajtësve të tyre, të burgosur politikë që sfiduan me kurajo regjimin gjakatar nga brenda kampit të vuajtjes, ku dhuna e egër ishte e vetmja gjuhë me të cilën diktatura u komunikonte mizoritë e saj njerëzve të lirë, që nuk u dorëzuan kurrë përballë regjimit.Revolta e Qafë Barit është pjesë e trashëgimisë politike të rezistencës antikomuniste, e bashkë me vendet e kujtesës, përbën një pasuri shpirtërore dhe kulturore që duhet mbrojtur e nderuar për të mos lejuar që harresa të fshijë vuajtjet dhe sakrificat që farkëtuan shpirtin e rezistencës ndaj regjimit mizor, për të mos lënë mbetjet e komunimizit të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e të shkuarës, për të mos e marrë kurrë lirinë si të mirëqenë.Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit!
22/04/2022
Përshendetje te nderuar miq!
Me poshte njoftimi mbi vendimin e Gjykates e cila ka pranuar ankimin e PD kunder vendimit te Agron Zhukrit per regjistrimin e vendimit per kuvendin e dates 11 dhjetor!
Cdo veprim tjeter qe po kryehet, si ai i procesit zgjedhor ne dege eshte ne kundershtim me ligjin dhe me statutin e PD!
Ne do te vazhdojme te qendrojme te forte e te bashkuar per nje PD te madhe e properendimore!✌️✌️✌️
Me poshte njoftimi i gjykates
⤵️⤵️⤵️
Ju informoj se sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi:
- Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Nenkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
- Kunder vendimit nuk lejohet ankim.