Jeton Shaqiri

Website

Jeton Shaqiri Jeton Shaqiri Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Министер за образование и наука

🇽🇰 Urime Presidentes së re të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula!Kam pasur nderin të bashkëpunoj me J...
07/10/2026

🇽🇰 Urime Presidentes së re të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula!

Kam pasur nderin të bashkëpunoj me Ju në tri konferencat e fundit në fushën e ekonomisë, ku pata mundësinë të vlerësoj nga afër përkushtimin Tuaj akademik dhe institucional.

Sot, Kosova Ju beson një përgjegjësi edhe më të madhe. Ju uroj sukses, urtësi dhe forcë në këtë detyrë të lartë shtetërore.

Urime nga zemra, mikja ime!
Suksese në shërbim të Kosovës! 🇽🇰

Rikujtim nga 2023 kur vlerësoheshin arsimtarët shqiptarë; 2026-ën e përjetuat dje: 13 më të mirët dhe ASNJË shqiptar!Asn...
06/10/2026

Rikujtim nga 2023 kur vlerësoheshin arsimtarët shqiptarë; 2026-ën e përjetuat dje: 13 më të mirët dhe ASNJË shqiptar!

Asnjë mësues shqiptar mes 13 më të mirëve.

Kjo nuk është thjesht një listë. Është një pyetje që kërkon përgjigje: pse nuk pati asnjë mësues shqiptar dhe a u përdorën të njëjtat kritere për të gjithë?

Në vitin 2023 pata mundësinë që, së bashku me Lidhjen e Punonjësve Arsimorë, të përzgjidhnim me shume respekt, Nurtenin, Satkin, Naserin, Kefserin, por edhe Vesnën, Verën, Marinën, Anën, Valentinën dhe Suzanën – të gjithë bashkë, pa ndarje.

Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë barazi, transparencë dhe respekt për mësuesit tanë.

Faktet flasin.

🎓 Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e diplomimit të gjeneratës së 15-të të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.Urova st...
03/10/2026

🎓 Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e diplomimit të gjeneratës së 15-të të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Urova studentët për këtë arritje të rëndësishme dhe për rrugëtimin e ri që sapo kanë nisur. Në një kohë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë me shpejtësi botën e punës dhe të dijes, besoj se brezi i ri duhet të jetë jo vetëm i përgatitur, por edhe i guximshëm për të krijuar të ardhmen.

Përgëzova Rektorin, Prof. Dr. Adrian Civici, për punën e tij, ndërsa Presidentit dhe themeluesit, Prof. Dr. Anastas Angjeli, i përcolla urimet më të sinqerta për rritjen dhe zhvillimin e Universitetit Mesdhetar si një universitet i së ardhmes.

🎓 Urime të gjithë të diplomuarve! E ardhmja nuk pritet por ndërtohet.

UNIVERSITETI MESDHETAR I SHQIPERISE
Anastas Angjeli

📢 Debat në Shenja – Ora 20:30Sonte pushteti përballë opozitës. Ku po gabon pushteti dhe a po kritikon me vend opozita? Ç...
01/10/2026

📢 Debat në Shenja – Ora 20:30

Sonte pushteti përballë opozitës. Ku po gabon pushteti dhe a po kritikon me vend opozita? Çfarë nuk ka bërë BDI që po bën VLEN-i sot? Çfarë premtoi e nuk po realizon VLEN-i? Zgjedhjet në Bërvencië dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare? A ka përçarje në VLEN? Këto dhe të tjera i shtjellojmë sonte me katër përfaqësues të dy subjekteve politike.

Në studio:
👉Jeton Shaqiri – përfaqësues nga BDI
👉Latif Arifi – përfaqësues nga VLEN
👉Afan Elezi – përfaqësues nga VLEN
👉Admir Miftari – përfaqësues nga BDI

📺 Na ndiqni, ora 20:30, në “Debat në Shenja”.

27/09/2026

SOT, ORA 14:00
SHESHI SKËNDERBEU – SHKUP

Sot jemi bashkë në Shesh.

Jo në Emrin tim!

Për të gjithë ata që flasin e postojnë me udhëzime nga të tjerët: qëndrimi ynë është i yni dhe prania jonë flet vetë.

Një shesh.
Shumë njerëz.
Një zë.

Kur jemi bashkë, jemi më të fuqishëm.

25/09/2026

Në pjesën e tretë fokusi u zhvendos tek historia e Universitetit “M...

18/09/2026
Sa e thjeshtë qenka të shkruash një status dhe të mos mendosh për peshën e fjalëve që thua, për efektin që ato krijojnë ...
13/09/2026

Sa e thjeshtë qenka të shkruash një status dhe të mos mendosh për peshën e fjalëve që thua, për efektin që ato krijojnë dhe, mbi të gjitha, për njerëzit që i lexojnë.

Por shumë më e rëndë bëhet kur këto fjalë vijnë nga një profesor i drejtësisë.

Si do t’i shohë nesër në leksione studentët e tij?
Si do t’i shohë ish-studentët e tij, mes tyre edhe ata që mund të jenë fëmijë të dëshmorëve të Kosovës?

Liria dhe drejtësia për çlirimtarët tanë do të vijë.

Por Shazivari dhe të gjithë ata që mendojnë njësoj si ai, do ta shohin vetë pasojën politike të qëndrimeve të tyre dhe largimin nga një popull që po e zhgënjejnë çdo ditë.

Sepse mund të mashtrosh me fjalë për një ditë, por nuk mund ta mashtrosh një popull përgjithmonë. Koha do ta tregojë se kush ishte në anën e drejtësisë dhe kush zgjodhi të jetë në anën e gabuar të historisë.

Address

Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Jeton Shaqiri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share