Bashkësia Lokale f.Frëngovë

Bashkësia Lokale f.Frëngovë

Share

Faqja zyrtare e Bashkësisë Lokale Frëngovë.

26/05/2026

Në emër të Bashkësisë Lokale Frëngovë, ju urojmë që Kurban Bajrami t’ju gjejë me shëndet, qetësi dhe pranë njerëzve më të dashur. Urojmë që në çdo shtëpi të ketë gëzim, mirësi dhe bereqet. 🤲

Me respekt
Egzon Xhaferi
Kryetar i Bashkësisë Lokale Frëngovë

Photos from Bashkësia Lokale f.Frëngovë's post 20/05/2026

Ta ruajmë pastërtinë e vendit tonë. Hapësirat publike janë për të gjithë, prandaj kujdesi për to duhet të jetë i përbashkët.

Photos from Bashkësia Lokale f.Frëngovë's post 19/05/2026
05/05/2026

Frëng❤️va

09/04/2026

PARALAJMËRIM PUBLIK

Çdo ndërhyrje në rrugë publike pa leje është SHKELJE dhe do të ndiqet ligjërisht.

Siç shihet në foto, është prerë asfalti në mes të rrugës dhe është lënë pa u rikthyer sipas standardit, duke krijuar gropë dhe rrezik për automjetet dhe qytetarët.

Çdo person apo kompani që ndërhyn në infrastrukturë publike pa leje:
-do të denoncohet në organet kompetente
-do të përballet me gjoba dhe përgjegjësi ligjore
-do të detyrohet ta rikthejë gjendjen si më parë

Ky është paralajmërimi i fundit.

Nga sot e tutje, çdo rast i tillë do të procedohet pa tolerancë.

Kërkojmë nga të gjithë banorët dhe subjektet që:
Të marrin leje para çdo ndërhyrjeje
Të rikthejnë rrugën sipas standardeve, përndryshe do të përballen me pasoja

07/04/2026

Apel për banorët:

Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm me rrjetin e ujësjellësit. Mos hapni gropa pa nevojë pranë rrjetit dhe nëse ndërhyni, ju lutemi të njoftoni paraprakisht ose të bëni mbylljen siç duhet.

Zona pranë tubave duhet fillimisht të mbulohet me rërë, pastaj me dheun e nxjerrë, në mënyrë që të shmangen dëmtimet dhe përsëritja e problemit nga një shkelje e ndonjë mjeti pranë zonës të hapur dhe të mbyllur jo në mënyrën e duhur.

Uji është përgjegjësi e përbashkët të gjithë duhet të kontribuojmë për mirëmbajtjen e rrjetit.

Photos from Bashkësia Lokale f.Frëngovë's post 31/03/2026

Turp dhe papërgjegjësi nga EVN

Në mes të rrugës në Frëngovë qëndron prej kohësh një orman elektrik i dëmtuar, i hapur dhe jashtë çdo standardi sigurie , një rrezik i drejtpërdrejtë për jetën e banorëve, fëmijëve dhe çdo kalimtari.

Si kryetar i bashkësisë lokale, kam bërë KËRKESA TË PËRSËRITURA dhe thirrje të vazhdueshme për ndërhyrje urgjente. Por përgjigjja e vetme nga EVN ka qenë heshtja dhe neglizhenca totale!

Kjo është e papranueshme. Qytetarët paguajnë rregullisht çdo faturë, ndërsa nga ana tjetër përballen me rrezik real në rrugë për shkak të mosveprimit të një kompanie që ka detyrim ligjor dhe moral të mirëmbajë rrjetin.

Nëse ndodh ndonjë aksident, përgjegjësia bie DIREKT mbi EVN.

Kërkojmë:
• Ndërhyrje të menjëhershme pa asnjë vonesë
• Sigurim të plotë të zonës
• Përgjegjësi për mosreagimin pas disa kërkesave

29/03/2026

Njoftim për banorët

Ju informojmë se furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht për shkak të një defekti në rrjet. Problemi pritet të zgjidhet shumë shpejt.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Photos from Bashkësia Lokale f.Frëngovë's post 22/03/2026

Sot në fshat pritëm zv/ministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, dhe si kryetar i bashkësisë lokale diskutuam për mënyrat si të mbështesim zonat rurale dhe ata që duan të investojnë në bujqësi, duke krijuar kushte më të mira për banorët dhe zhvillimin e fshatrave tona.

20/03/2026
Want your business to be the top-listed Government Service in Struga?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address

Frëngovë
Struga