29/09/2025
📢 për Besëlidhjen Rinore
🗓️ E hënë, 29.09.2025
📍 Qendra e Qytetit (përballë Amforës)
🕗 Ora 20:00
Bashkimi Demokratik për Integrim, Dega Tetovë
29/09/2025
📢 për Besëlidhjen Rinore
🗓️ E hënë, 29.09.2025
📍 Qendra e Qytetit (përballë Amforës)
🕗 Ora 20:00
25/09/2025
21/09/2025
Çdo medalje, çdo sukses, çdo fitore është rezultat i një rruge të gjatë plot sfida.
Aldina Abazi, karateiste dhe anëtare e kryesisë sonë, është duke ndërtuar këtë rrugë me guxim e vendosmëri. 🥋
Sot, në Turneun Ndërkombëtar të Karatesë “Fati - Tetovë”, ishim pranë saj për ta mbështetur dhe për t’i dhënë forcën që meriton.
Ajo është jo vetëm një sportiste e suksesshme, por edhe një shembull i gjallë se si rinia jonë mund të bëhet faktor ndryshimi dhe frymëzimi në çdo fushë! 🏅
05/09/2025
Atmosferë punuese! 🔥
💙
04/09/2025
për fuqinë e bashkimit! 🤝
me shpirtin e rinisë! 💫
për dashurinë ndaj Tetovës! 🎉
📍 NB Rooftop
🕗 20:00
🎶 Leo Zejnullahi & BAND
03/09/2025
E dënojmë ashpër aktin e dhunës së paprecedent që ka ndodhur sot në qytetin e Tetovës, ku një grup më i madh personash, sipas deklaratave të viktimave të lënduara rëndë, ishin të nacionalitetit maqedonas dhe sulmuan disa të rinj shqiptarë adoleshentë.
Ky është një akt barbar, i rrezikshëm dhe i papranueshëm, që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë në Tetovë dhe për marrëdhëniet ndëretnike në vend.
Kërkojmë me urgjencë nga organet e rendit dhe drejtësisë që brenda orëve të ardhshme të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët e këtij sulmi. Çdo vonesë është e barabartë me nxitje të dhunës dhe dëm të sigurisë publike.
U bëjmë thirrje të rinjve shqiptarë në Tetovë të mos bien pre e provokimeve dhe të mos bëhen pjesë e skenarëve të mundshme dhe të rrezikshëm që synojnë destabilizim dhe tension ndëretnik.
Njëkohësisht e themi qartë: heshtja institucionale dhe mosndëshkimi i autorëve vetëm sa i thellojnë dyshimet për këto skenare, dëshmojnë padrejtësinë dhe u japin krah dhunuesve.
Kjo është hera e dytë brenda kësaj jave që të rinjtë shqiptarë sulmohen, më parë në Manastir dhe tani në Tetovë. Ky është një sinjal alarmi për të gjithë: shteti duhet të reagojë menjëherë, sepse dhuna nuk do të tolerohet kurrë!
03/09/2025
☀️Çdo ditë që nis me të rinjtë shndërrohet në inspirim, energji dhe ide.
✅
____________
☀️Секој ден што започнува со младите се претвора во инспирација, енергија и идеи.
#ЗаедноЗаТетово ✅
01/09/2025
Urime kryetarit tonë të Forumit Rinor, Dr. Art Zylbeari, për mbrojtjen e doktoraturës!
Me punë, vullnet dhe besim tregove se asgjë nuk është e paarritshme.
Kjo është fitore e jote dhe frymëzim për gjithë rininë tonë! 🌟
27/08/2025
Sot realizum takim me anëtarët e forumeve rinore të koalicionit për të ndarë ide të freskëta, energji pozitive dhe vizion për të planifikuar aktivitete dhe për të ndërtuar platformën e programit zgjedhor të kryetarit të ardhshëm z. Bajram Rexhepi.
Ky është shembulli më i mirë se kur rinia dhe përvoja bashkohen, lind e ardhmja që të gjithë e duam.
FR AKI - Dega Tetovë.
për Tetovën e Re! 💙
për të rinjtë në vendimmarje reale! ✍️
për të ardhmen që duam! 🤝