Kosova in Poland

Strona internetowa

Kosova in Poland Dane kontaktowe, mapa i wskazówki, formularz kontaktowy, godziny otwarcia, usługi, oceny, zdjęcia, filmy i ogłoszenia od Kosova in Poland, Konsulat i ambasada, Ulica Koszykowa 54, wejście B, piętro 1, Warsaw.

Llogaria zyrtare e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë, Poloni. / Oficjalna relacja Konsulatu Generalnego Republiki Kosowa w Warszawie. / Official account of the Consulate General of the Republic of Kosova in Warsaw, Poland.

Gjatë kësaj fundjave Shefi i Misionit, Ambasadori Drilon S. Gashi mori pjesë në koncertin e hapjes së sezonit artistik t...
04/10/2026

Gjatë kësaj fundjave Shefi i Misionit, Ambasadori Drilon S. Gashi mori pjesë në koncertin e hapjes së sezonit artistik të 82-të të Filharmonisë së Krakovës (Filharmonia Krakowska) përkrahë eprorëve dhe publikut artistik krakovian.

***
W miniony weekend Szef Misji, Ambasador Drilon S. Gashi, wziął udział w koncercie inaugurującym 82. sezon artystyczny Filharmonii Krakowskiej, w obecności przedstawicieli władz oraz krakowskiego środowiska artystycznego.

💬 “Më 1 tetor 1997, 29 vjet më parë, mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës dolën në një protestë paqësore në Pr...
02/10/2026

💬 “Më 1 tetor 1997, 29 vjet më parë, mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës dolën në një protestë paqësore në Prishtinë, duke kërkuar kthimin në objektet universitare, nga të cilat studentët shqiptarë ishin përjashtuar. Studentët u mblodhën në Velani dhe marshuan drejt qendrës së qytetit, ndërsa protesta u përball me ndërhyrje të dhunshme të policisë serbe. Ajo u bë një nga momentet më të rëndësishme të mobilizimit studentor gjatë viteve të rezistencës paqësore në Kosovë.

Në Reporting House, krahas imazheve dhe fotografive të protestës, ruajmë edhe xhirime të papërpunuara nga kjo protestë.

///

On October 1, 1997, 29 years ago, thousands of students from the University of Prishtina took to the streets in a peaceful protest in Prishtina, demanding to return to the university buildings from which Albanian students had been excluded. The students gathered in Velania and marched towards the city centre, while the protest was met with a violent intervention by Serbian police. It became one of the most significant moments of student mobilisation during the years of peaceful resistance in Kosovo.

At Reporting House, alongside images and photographs of the protest, we also preserve unedited footage from the demonstration.

© Alan Chin / The New York Times
© Goran Tomašević / Reuters
© Ilaz Bylykbashi”

—Reporting House Museum

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit: “Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lir...
30/09/2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit: “Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA, mundësi të reja për eksportet kosovare

Më 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA, e cila krijon mundësi të reja për rritjen e eksporteve, investimeve dhe partneriteteve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s.

Me këtë rast, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka organizuar një sesion informues me bizneset, për t’i informuar ato lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes dhe mundësitë që ajo hap në praktikë për ekonominë e Kosovës.

Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër janë tregje me fuqi të lartë blerëse dhe potencial të madh për produktet dhe shërbimet nga Kosova. Në vitin 2025, Kosova eksportoi mbi 100.4 milionë euro në vendet e EFTA-s, ndërsa importoi rreth 53 milionë euro, duke shënuar një bilanc pozitiv tregtar prej 47.4 milionë eurosh në favor të Kosovës. Nga totali i eksporteve në këtë treg, rreth 99.4 milionë euro i përkasin eksporteve drejt Zvicrës.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se këto të dhëna tregojnë se potenciali për rritjen e pranisë së produkteve kosovare në tregjet e EFTA-s tashmë ekziston dhe se fokusi është në zgjerimin e mëtejshëm të tij.

Nga fillimi Që nga fillimi i këtij mandati, MINTI i ka dhënë prioritet procedimit të kësaj marrëveshjeje për ratifikim, me synimin që Kosova të jetë më e pranishme në tregjet ku produktet dhe shërbimet e saj kanë mundësi të konkurrojnë.

Marrëveshja shkon përtej tregtisë së mallrave, duke krijuar për herë të parë mundësi të zgjeruara edhe për tregtinë e shërbimeve, përfshirë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, shërbimet profesionale dhe biznesore, transportin dhe ndërtimin.

Në sesionin informues morën pjesë edhe Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne Lise Cattin Hennin, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me bizneset janë vlerësuar si të rëndësishëm për shndërrimin e mundësive që ofron marrëveshja në rezultate konkrete.

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes më 1 tetor, synimi është rritja e pranisë së produkteve “Made in Kosova” në tregjet e EFTA-s, shtimi i eksporteve, krijimi i partneriteteve të reja dhe tërheqja e investimeve.”

29/09/2026

🎥 Swiss-Kosovar videographer Luz Palokaj makes a country promotional video on Poland! We’re sharing it here for the Kosova in Poland community. Ju lumtë, Luz! 🇽🇰🇵🇱

🇽🇰📜 Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Deklaratën lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj kre...
28/09/2026

🇽🇰📜 Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Deklaratën lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së:

DEKLARATË PËR AKTGJYKIMIN E DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË NDAJ HASHIM THAÇIT, KADRI VESELIT, JAKUP KRASNIQIT DHE REXHEP SELIMIT

Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucioni përfaqësues i qytetarëve dhe shprehje e vullnetit të tyre demokratik, në seancën plenare, e mbajtur më 28. 9. 2026;

Duke kujtuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë fryt i një përpjekjeje të gjatë për dinjitet njerëzor, barazi dhe të drejtën e një populli për të vendosur vetë për të ardhmen e tij;

Duke rikujtuar se lufta e popullit për liri dhe pavarësi nëpërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lindi në rrethanat e represionit sistematik dhe krimeve gjenocidale të Serbisë, kur popullit të Kosovës po i mohoheshin të drejtat themelore dhe vetë mundësia për të jetuar i lirë në vendin e tij;

Duke njohur rëndësinë vendimtare të ndërhyrjes së NATO-s për ndalimin e dhunës ndaj popullit të Kosovës dhe për çlirimin e vendit;

Duke theksuar se asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Serbia ushtroi gjenocid e krime kundër njerëzimit; zhvilloi një fushatë të egër terrori dhe spastrimi etnik në Kosovë; masakroi civilë të pafajshëm, vrau fëmijë, gra e të moshuar, dhunë seksuale si armë lufte, dëboi me forcë popullsinë dhe dogji e shkatërroi fshatra e qytete të tëra. Këto krime ishin sistematike, pasojat e të cilave rëndojnë edhe sot mbi mijëra familje.

I bindur se respektimi i shtetit të së drejtës përfshin edhe të drejtën dhe përgjegjësinë për të kundërshtuar, me mjete ligjore dhe institucionale, një aktgjykim që vlerësohet i padrejtë;

Liria dhe pavarësia e Kosovës janë të lidhura ngushtë me sakrificën e brezave, me rezistencën politike dhe paqësore të udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe me mbështetjen vendimtare të aleatëve tanë perëndimorë, përfshirë NATO-n.

Miraton këtë deklaratë:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucioni përfaqësues i qytetarëve dhe shprehje e vullnetit të tyre demokratik, shpreh shqetësimin e tij të thellë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

2. Konsideron si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët.

3. KËRKON nga të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Kuvendi bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, në kuadër të së cilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës së plotë historike mbi luftën e drejtë për liri dhe çlirim të Kosovës.

4. Në Kosovën e viteve 1998–1999, ekzistenca e një ndërmarrje të përbashkët kriminale për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova është vërtetuar tashmë me aktgjykime të Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndaj drejtuesve politikë, ushtarakë dhe policorë të Jugosllavisë dhe Serbisë. Ajo u zbatua nëpërmjet strukturave të një shteti që kishte nën kontroll ushtrinë, policinë dhe mjetet e tjera të pushtetit. Ky është konteksti historik dhe gjyqësor që duhet të mbetet i qartë sa herë flitet për luftën në Kosovë.

5. Kërkon nga Dhomat e Specializuara të respektojë mandatin në përputhje me vullnetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

6. KUNDËRSHTON çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën historike të Kosovës, për të vënë në dyshim luftën e saj çlirimtare, apo për të barazuar popullin që luftoi për liri dhe për mbijetesë me regjimin që e shtypi atë.

7. E vërteta e luftës çlirimtare, drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre dhe e drejta e të dënuarve për një gjykim të drejtë i përkasin së njëjtës Republikë. Kuvendi do t’i mbrojë të tria pa kompromis.

Ministrja për Mjedisin dhe Planifikim Hapësinor Fitore Pacolli takon Presidentin e POLCOLD dhe eprorët e fushës se digav...
25/09/2026

Ministrja për Mjedisin dhe Planifikim Hapësinor Fitore Pacolli takon Presidentin e POLCOLD dhe eprorët e fushës se digave të Polonisë, shoqëruar nga Ambasadori Drilon S. Gashi. Lexoni më shumë. ⤵️

24/09/2026

💬 Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli mban fjalim të hapjes në Simpoziumin e 13-të Europian të Komisionit Ndërkombëtar për Diga të Mëdha (ICOLD) në Bydgoszcz të Polonisë, ku prezantoi prioritetet e Kosovës për sigurinë e ujit dhe zhvillimin e infrastrukturës ujore.

Siç thekson Ministrja Pacolli, Kosova synon të thellojë bashkëpunimin me vendet perëndimore dhe që të avancojë Kosovën drejt anëtarësimit të plotë në ICOLD.

💬 “Më herët sot pata kënaqësinë që të takohem me z. Sebastian Kęciek, Zëvendësdrejtor i Byrosë së Politikave Ndërkombëta...
21/09/2026

💬 “Më herët sot pata kënaqësinë që të takohem me z. Sebastian Kęciek, Zëvendësdrejtor i Byrosë së Politikave Ndërkombëtare në Kancelaria Prezydenta RP. Biseduam për marrëdhëniet tona gjithnjë e më të afërta dypalëshe, si dhe për rëndësinë e Polonisë dhe shteteve të V4 për Kosovën dhe Ballkanin. Zëvendësdrejtori Kęciek më parë ka shërbyer si Ambasador i Polonisë në Hungari.

Jam shumë mirënjohës për takimet dhe bashkëpunimin e mirë me Drejtorin Marcin Łapczyński dhe Zëvendësdrejtorin Kęciek. 🇽🇰🤝🇵🇱”

—Shefi i Misionit, Ambasador Drilon S. Gashi
***

💬 “Wcześniej dziś miałem przyjemność spotkać się z Sebastianem Kęciekiem, Zastępcą Dyrektora Biura Polityki Międzynarodowej w Kancelarii Prezydenta RP. Rozmawialiśmy o rozwijających się relacjach dwustronnych oraz o znaczeniu Polski i Grupy Wyszehradzkiej dla Kosowa i Bałkanów. Zastępca Dyrektora Kęciek wcześniej pełnił funkcję Ambasadora 🇵🇱 na Węgrzech.

Jestem bardzo wdzięczny za dobre spotkania i współpracę z Dyrektorem Marcinem Łapczyńskim oraz Zastępcą Dyrektora Kęciekiem. 🇽🇰🤝🇵🇱”

—Szef Misji, Ambasador Drilon S. Gashi

💬 "Në New York, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar...
21/09/2026

💬 "Në New York, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takova me kongresistin amerikan Joe Wilson, bashkëkryesues i Komisionit të Helsinkit të SHBA-së dhe anëtar i Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve. Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe partneriteti ynë mbetet themelor për sigurinë, zhvillimin dhe perspektivën euroatlantike të Republikës sonë.
Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, me fokus në siguri dhe mbrojtje, investime dhe sundim të ligjit. Biseduam për synimin tonë për anëtarësim në NATO, për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe për partneritetin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Iowa-s, që nga viti 2011. Nga konsumuese, Kosova është shndërruar në kontribuuese në sigurinë ndërkombëtare.

Folëm gjithashtu për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e ruajtjes së orientimit euroatlantik të rajonit dhe për pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Me kongresistin Wilson, i cili është njëherësh aktiv në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, diskutuam edhe për aspiratën e Kosovës që të avancojë drejt pjesëmarrjes së plotë në OSBE.
Vëmendje të veçantë i kushtuam shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nënpërfaqësimit të tyre në institucionet publike, polici, gjyqësor e shëndetësi, pasivizimit të adresave, pengesave ndaj arsimit në gjuhën shqipe dhe mosnjohjes së diplomave të fituara në Kosovë. Duke qenë i shoqëruar edhe nga Deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kërkova që të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të mbrohen në Komisionin e Helsinkit dhe shkelja e tyre të trajtohet në komunikimet me Beogradin.
E falënderova kongresistin Wilson për mbështetjen e tij ndaj Kosovës dhe për angazhimin në çështjet e sigurisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në rajon, si dhe e ftova që ta vizitojë përsëri Republikën e Kosovës, së bashku me një delegacion të Kongresit amerikan."

—Kryeministri i Kosoves Albin Kurti

💬 “Sot ishte shumë kënaqësi që ta mirëprisja në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë (Kosova ...
17/09/2026

💬 “Sot ishte shumë kënaqësi që ta mirëprisja në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë (Kosova in Poland) kompozitoren kosovare Donika Rudi.

Zj. Rudi është Drejtuese e Projektit në Shoqatën e Festivaleve Europiane (EFA) në Bruksel. EFA këto ditë po mbanë punimet në Varshavë, Poloni. Kompozitorja është njëkohësisht Drejtoreshë Artistike e Festivalit ReMusica (ReMusica Festival).

Kemi folur bashkë për bashkëpunimin kulturor Kosovë-Poloni dhe njëkohësisht për përvjetorin e 25-të të Festivalit ReMusica këtë vit. Shumë faleminderit për vizitën dhe suksese në vazhdimësi, e nderuar Donika!”

—Shefi i Misionit, Ambasador Drilon S. Gashi
***

💬 “Dziś miałem przyjemność gościć w Konsulacie Generalnym Republiki Kosowa w Warszawie kosowską kompozytorkę Donikę Rudi.

Pani Rudi jest Kierowniczką Projektu w Europejskim Stowarzyszeniu Festiwali (EFA) w Brukseli. EFA w tych dniach obraduje w Warszawie. Kompozytorka jest również Dyrektorką Artystyczną Festiwalu ReMusica.

Rozmawialiśmy o współpracy kulturalnej między Kosowem a Polską, a także o przypadającym w tym roku 25-leciu Festiwalu ReMusica.

Serdecznie dziękuję za wizytę i życzę dalszych sukcesów, droga Doniko!”

—Szef Misji, Ambasador Drilon S. Gashi

Adres

Ulica Koszykowa 54, Wejście B, Piętro 1
Warsaw
00-675

Godziny otwarcia

Poniedziałek 09:00 - 16:30
Wtorek 09:00 - 16:30
Środa 09:00 - 16:30
Czwartek 09:00 - 16:30
Piątek 09:00 - 16:30

Strona internetowa

Powiadomienia

Bądź na bieżąco: wyślemy Ci e-mail, gdy Kosova in Poland opublikuje nowości i promocje. Twój adres e-mail nie zostanie wykorzystany do żadnego innego celu, a subskrypcję możesz anulować w dowolnym momencie.

Skróty

Udostępnij