24/05/2026
Ambasada e Kosovës në Doha ka përmbyllur pjesëmarrjen në edicionin e 35të të Panairit Ndërkombëtar të Librit të Dohas, që është mbajtur në periudhën nga 14 deri më 23 maj 2026. 🇽🇰 🇶🇦 📚
Gjatë ditëve të panairit, shtandi i ambasadës mirëpriti një numër të madh vizitorësh, të cilët patën mundësinë të njihen me letërsinë, kulturën e historinë e Kosovës përmes mbi 200 titujve të ekspozuar nga autorë kosovarë dhe përkthime të autorëve arabë në gjuhën shqipe. 📚🖋️🌍
Vëmendje të veçantë tërhoqi këndi i dedikuar për fëmijë, i cili përmes materialeve edukative dhe aktiviteteve interaktive ofroi një hapësirë tërheqëse për të mësuar më shumë rreth Kosovës. 🎨📘
Vizitorët janë pajisur me broshura e botime të ndryshme, për prezantojnë kulturën, historinë e mundësitë ekonomike që ofron Kosova. Kjo ishte pjesëmarrja e tretë e ambasadës në këtë Panair, që do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. 📚 ✨
-------------------------------------------------
The Embassy of Kosova in Doha has concluded its participation in the 35th edition of the Doha International Book Fair, which was held from 14 to 23 May 2026. 🇽🇰 🇶🇦 📚
Throughout the fair, the Embassy’s stand welcomed a large number of visitors who had the opportunity to learn more about the literature, culture, and history of Kosova through more than 200 titles displayed by Kosovar authors, as well as Albanian translations of Arab writers. 📚🖋️🌍
Special attention was drawn to the children’s corner, which through educational materials and interactive activities offered an engaging space to learn more about Kosova. 🎨📘
Visitors were also provided with brochures and various publications presenting the culture, history, and economic opportunities offered by Kosova. This marked the Embassy’s third participation in the fair, which will continue in the coming years. 📚 ✨
14/05/2026
Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha po merr pjesë në edicionin e 35-të të Panairit Ndërkombëtar të Librit të Dohas, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Katar. Panairi u hap sot dhe do të vazhdojë deri më 23 maj 2026. 🇽🇰 🇶🇦 📚
Në shtandin e ambasadës do të ekspozohen veprat e autorëve të ndryshëm kosovarë, si dhe veprat e shkrimtarëve arabë të përkthyera në gjuhën shqipe, duke pasqyruar rëndësinë e shkëmbimit kulturor dhe dialogut ndërmjet popujve. 🌍 🤝
Pjesë e shtandit është edhe një kënd i veçantë për fëmijë, ku përmes enigmave, materialeve edukative dhe publikimeve të ndryshme, fëmijët mund të mësojnë më shumë për Kosovën në mënyrë interaktive dhe argëtuese. 🧩
Mbi 200 libra janë pjesë e shtandit, duke u ofruar vizitorëve një pasqyrë mbi kulturën, vlerat, letërsinë dhe historinë e Republikës së Kosovës. 📖
------------------------------------------------------------------
The Embassy of the Republic of Kosova in Doha is participating in the 35th edition of the Doha International Book Fair, one of the most important cultural events in Qatar. The fair was inaugurated today and will continue until May 23, 2026. 🇽🇰 🇶🇦 📚
The Embassy’s stand will exhibit the works of various Kosovar authors, as well as the works of Arab writers translated into Albanian, reflecting the importance of cultural exchange and dialogue between peoples. 🌍 🤝
Part of the stand also includes a special corner dedicated to children, where through puzzles, educational materials, and various publications, young visitors can learn more about Kosova in an interactive and engaging way. 🧩
Over 200 books are part of the stand, offering visitors an insight into the culture, values, literature and history of the Republic of Kosova. 📖
13/05/2026
📚🇽🇰 Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Doha 2026.
Ju ftojmë të vizitoni shtandin tonë dhe të zbuloni kulturën, letërsinë dhe trashëgiminë e pasur të Kosovës përmes librave, tregimeve dhe shkëmbimit kulturor.
📍 Shtandi: H2-10
📍 Doha Exhibition and Convention Center (DECC)
📅 14 – 23 Maj 2026
🕘 09:00 – 22:00
🕒 E premte: 15:00 – 22:00
————————————————————
📚🇽🇰 The Embassy of the Republic of Kosova in Doha is pleased to participate in the Doha International Book Fair 2026.
We warmly invite you to visit our stand and discover the rich culture, literature, and heritage of Kosova through books, stories, and cultural exchange.
📍 Stand: H2-10
📍 Doha Exhibition and Convention Center (DECC)
📅 14 – 23 May 2026
🕘 09:00 AM – 10:00 PM
🕒 Friday: 03:00 PM – 10:00 PM