Albanian Embassy in Turkey

Albanian Embassy in Turkey

Share

Embassy of the Republic of Albania in Türkiye Arnavutluk Cumhuriyeti Türkiye Büyükelçiliği

14/05/2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Diskutimi i sotëm i veçantë në Kuvend mbi ecurinë e procesit të të Shqipërisë në përbën një moment të rëndësishëm politik dhe institucional në mbështetje të objektivit tonë madhor kombëtar dhe për synimin strategjik të vendit për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare nuk kanë qenë asnjëherë më të ngushta, më konkrete, më përmbajtësore dhe më premtuese se sot.
Në bazë të kësaj marrëdhënieje janë negociatat e anëtarësimit, një proces i bazuar në meritë, ku rezultatet konkrete dhe reformat reale mbeten kriteri i vetem i vlerësimit nga partnerët tanë.

Ky debat është një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar përkushtimin tonë të përbashkët ndaj procesit të anëtarësimit, për të vlerësuar progresin e arritur deri më sot, por edhe për të reflektuar mbi përgjegjësitë dhe që kemi përpara, përfshirë mbi ato aspekte e fusha ku duhet të bëhet me shumë dhe më mirë.

Anëtarësimi në BE dhe vetë procesi i nuk janë dhe nuk duhet të konsiderohen vetëm si një proces teknik apo institucional. Ndonëse këto dimensione janë të paevitueshme dhe thelbësore, anëtarësimi në BE është mbi të gjitha një projekt transformues kombëtar, që kërkon vizion afatgjatë, vullnet dhe bashkëpunim politik dhe angazhim të qëndrueshëm nga të gjitha institucionet, forcat politike dhe nga e gjithë shoqëria.
Në këtë proces madhor dhe transformues, askush nuk është i përjashtuar dhe secili ka një rol për të luajtur në funksion të së mirës së përbashkët.

Prandaj është thelbësore që të vijojë të luajë rolin e tij të pazëvendësueshëm në mbështetje të reformave, në forcimin e demokratik e përmbajtësor dhe në konsolidimin e kombëtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Sepse anëtarësimi në BE është një investim për Shqipërinë e së nesërmes, për një vend më të fortë, më demokratik, më të zhvilluar dhe më të sigurt.

Është një angazhim që u shërben të gjithë qytetarëve, e veçanërisht fëmijëve e të rinjve të sotëm, të cilët nesër do të jenë qytetarë të Bashkimit Evropian, me më shumë mundësi, siguri dhe dinjitet.

Ky është misioni parësor dhe përgjegjësia kryesore e për Evropën dhe Punët e Jashtme: të kontribuojë në avancimin e procesit të integrimit evropian të , të forcojë partneritetet tona strategjike dhe të mobilizojë mbështetjen më të gjerë të mundshme politike, diplomatike dhe shoqërore në funksion të këtij objektivi kombëtar.



Link: https://x.com/hoxhafer/status/2054867009435824410?s=46

Photos from Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë's post 13/05/2026
11/05/2026

Ministri Hoxha takim me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder: Rezoluta e miratuar së fundmi në AFET, mesazhe inkurajuese për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

🔹Postimi i Ministrit Ferit Hoxha në X:

Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, pata kënaqësinë të takohem me Andreas Schieder, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian. 🇦🇱🇪🇺

E falënderova ngrohtësisht për punën e tij të shkëlqyer dhe angazhimin e vazhdueshëm në lidhje me Rezolutën e fundit për Shqipërinë, të miratuar nga Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), e cila përcjell një mesazh të fortë dhe inkurajues në mbështetje të rrugës sonë drejt anëtarësimit evropian.

Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE-në, rëndësinë e ruajtjes së ritmit aktual të reformave, si dhe objektivin tonë të përbashkët për të avancuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë përmes një procesi të besueshëm, të bazuar në meritë dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Shqipëria e vlerëson shumë rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të europarlamentarëve dhe të gjithë miqve të zgjerimit, të cilët besojnë në një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe të orientuar drejt së ardhmes.



Link: https://x.com/hoxhafer/status/2053857969066901930?s=46

09/05/2026
Want your business to be the top-listed Government Service in Ankara?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address

İlkbahar Mahallesi, Medine Müdafi Sokak, No:35, Oran/Çankaya
Ankara
06670

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:30
Tuesday 09:00 - 17:30
Wednesday 09:00 - 17:30
Thursday 09:00 - 17:30
Friday 09:00 - 16:00