Partia GUXO - Deçan

Partia GUXO - Deçan

Share

Politische Partei!

11/10/2025

Leonora Demhasaj Dervishaj, grua shembull që ka Partia GUXO në Deçan, e cila me vendosmërinë, sinqeritetin, profesionalizmin dhe ndjenjën e përgjegjësisë së lartë për qytetarët e Deçanit, do të jetë zëri i tyre që nuk hesht kurrë.

Leonorën e gjeni me nr. 2 ✅️ në listën e Partisë GUXO dhe me numrin 118 ✅️.

E diplomuar në Fakultetin e Historisë, ajo e njeh mirë rëndësinë e arsimit, ku kontributin e saj do ta japë me shumë përkushtim në ngritjen e cilësisë dhe depolitizimin e tij.

✅️
#2✅️

11/10/2025

Guximtarët garat zgjedhore i kanë festë, dhe kështu duhet të trajtohen, sepse janë personifikimi më i lartë i demokracisë, mbi bazën e së cilës Partia GUXO është formuar, rrugëton dhe përjetësisht do të frymojë e tillë! ✌️

118✅️
GUXO✅️

Rabije Nezir Haklaj
Leonora Demhasaj 2✅️
Dr. Shaqir Shala 3✅️
Prof Mustaf Krasniqi 4✅️

Ylber Gjocaj

Photos from Donika Gërvalla's post 08/10/2025
04/10/2025

Mes problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët e Deçanit, është edhe një problem me shumë rrezikshmëri për jetën e tyre: bllokimi i trotuareve nga veturat për shkak të mungesës së parkingjeve, gjë që këmbësorët, nxënësit, nënat me fëmijë të vegjël dhe sidomos personat me nevoja të veçanta çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre.

Çdo ecje në këto trotuare është betejë për të gjetur hapësirë lëvizëse mes makinave të parkuara dhe rrugës me trafik.

Për më tepër, personat me nevoja të veçanta në lëvizje e kanë të pamundur që të frekuentojnë qytetin, sepse jo vetëm trotuaret ua pamundësojnë lëvizjen, por edhe shumica e vendkalimeve janë të ndërtuara me pengesa.

Në këtë mënyrë qyteti është bërë i paarritshëm për ta, duke i privuar nga jeta publike qoftë edhe për të shëtitur, dhe kjo është arsyeja pse në qytetin e Deçanit e ke të pamundur të shohësh ndonjëherë qoftë edhe një qytetar të vetëm me karrocë lëvizëse!

Ndërsa, shqetësimet dhe pyetjet tona si Guxo, drejtuar Kryetarit Ramosaj mbi këtë problem, kanë marrë këtë përgjigje: “Nuk mund t’i ndaloj veturat në trotuare, sepse humbi vota.”

Kjo përgjigje është dëshmia më e qartë se interesat politike të Kryetarit Ramosaj janë vendosur mbi interesin për të pasur siguri dhe mirëqenie për qytetarët e kësaj komune.

Dhe faji nuk është i qytetarëve që parkojnë në trotuare – faji është i Komunës që nuk ka ofruar zgjidhje të qëndrueshme përmes parkingjeve.

Prandaj, jo si politikane, por si qytetare e shqetësuar dhe e përkushtuar ndaj të mirës publike, dhe ne si Guxo jo vetëm që do ta ngremë zërin për këtë problem që po kërcënon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së këmbësorëve, por do ta shtyjmë me ngulm përpara zgjidhjen e tij. Ne nuk mund të pranojmë që siguria e qytetarëve tanë të vihet në rrezik për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe lëvizja e tyre si e drejtë themelore të cenohet.

Investimi në parkingje publike, që mundëson lirimin e trotuareve dhe adaptimi i vendkalimeve për të gjithë, do të jetë prioritet i yni si Guxo, sepse trotuaret dhe vendkalimet u takojnë këmbësorëve!


118 ✅️
Rabije Nezir Haklaj ✅️
Leonora Demhasaj -Dervishaj 2 ✅️
Dr. Shaqir Shala 3 ✅️
Prof. Mustaf Krasniqi 4 ✅️

Want your business to be the top-listed Government Service in Deçan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Rruga: "Luan Haradinaj" Nr. 43
Deçan

Opening Hours

Monday 09:00 - 15:00
Tuesday 09:00 - 15:00
Wednesday 09:00 - 15:00
Thursday 09:00 - 15:00
Friday 09:00 - 15:00