03/06/2026
Përgatitjet për edicionin e radhës të festivalit “Eshkë Ndezur mbi Shkëlzen” janë në fazën përfundimtare.
Drejtori i festivalit, z. Bekim Vishaj, së bashku me bordin organizativ, po punojnë me përkushtim në të gjitha detajet organizative për të siguruar një festival dinjitoz dhe të suksesshëm më 15 dhe 16 qershor.
Me angazhimin e të gjithë ekipit organizativ, pritet që edhe këtë vit festivali “Eshkë Ndezur mbi Shkëlzen” të sjellë atmosferë të veçantë, aktivitete të shumta dhe promovim të vlerave kulturore e tradicionale të trevës sonë.
01/06/2026
Të dashur fëmijë,
Në këtë ditë të veçantë, ju uroj shumë gëzim, shëndet, suksese dhe një fëmijëri të mbushur me dashuri e buzëqeshje. Qofshi gjithmonë të lumtur, me ëndrra të mëdha dhe me zemra plot shpresë.
Le të jetë çdo ditë për ju një festë e bukur, e mbushur me lojë, mësim dhe kujtime të paharrueshme.
Gëzuar 1 Qershorin Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!
31/05/2026
Komuna e Deçanit shënoi sot Festën e Abetares, një ditë të veçantë kushtuar nxënësve të klasave të para, të cilët përmbyllën me sukses hapin e tyre të parë në rrugëtimin drejt dijes.
Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, mësimdhënës, prindër dhe nxënës, duke ndarë së bashku gëzimin e kësaj dite të rëndësishme.
Urime të gjithë nxënësve për përkushtimin dhe suksesin e treguar gjatë këtij viti shkollor. Mirënjohje të veçantë për mësimdhënësit dhe prindërit, të cilët me punën dhe mbështetjen e tyre janë pjesë e rëndësishme e këtij suksesi.
Festa e Abetares mbetet një nga momentet më të bukura të fëmijërisë, duke shënuar fillimin e rrugës drejt dijes, ëndrrave dhe sukseseve të ardhshme. U dëshirojmë të gjithë nxënësve shumë suksese në vazhdimin e shkollimit të tyre. 🌟📚✨
30/05/2026
Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin Sami Cacaj, gjeneralin Daut Haradinaj, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, bënë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të qytetit të Deçanit.
Me respekt dhe përulësi të thellë kujtuam sakrificën sublime të bijve dhe bijave më të mira të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot. Vepra dhe heroizmi i tyre mbeten udhërrëfyes për brezat, ndërsa kujtimi për ta do të jetojë përherë në zemrat tona.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi sakrificës që na solli lirinë!
30/05/2026
Të dashur prindër, mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë të Deçanit,
Ju ftoj që më 31 maj, në ora 10:00, në Palestrën “Ruzhdi Ramosaj” në Isniq, të bashkohemi në manifestimin qendror të Festës së Abetares.
Së bashku do të festojmë hapin e parë dhe më të rëndësishëm të fëmijëve tanë në rrugën e dijes.
Ju mirëpresim të gjithëve për t’i dhënë edhe më shumë shkëlqim kësaj feste të veçantë.
Mirë se vini!
29/05/2026
📢 NJOFTIM
Drejtoria për Inspekcion njofton qytetarët se ndalohet hedhja e mbeturinave pranë lumenjve, kanaleve të ujitjes dhe kanalit furnizues të Liqenit të Radoniqit.
Kundërvajtësit do të përballen me masa ndëshkuese dhe gjoba sipas ligjit.
Ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët. 🌿
29/05/2026
VOTIMI ME KUSHT
Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 38 komunat e Republikës së Kosovës përmes 949 Qendrave të Votimit.
📍 Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, votuesit mund të votojnë me kusht në cilëndo komunë.
ℹ️ Në secilën nga 38 komunat ka vetëm një Qendër të Votimit me Kusht.
27/05/2026
Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, pata kënaqësinë që së bashku me deputeteten znj. Time Kadrijaj dhe drejtorin z. Isuf Demhasaj, të vizitoj Bashkësinë Islame në Deçan, ku përcollëm urimet më të sinqerta për këtë festë të madhe të besimit, solidaritetit dhe humanizmit.
Me këtë rast, i shprehëm urimet tona kryetarit të këshillit, z. Naser Tolaj dhe bashkëpunëtorëve të tij, e përmes tyre të gjithë besimtarëve myslimanë.
Në këto ditë feste, uroj që në çdo familje të ketë shëndet, paqe, harmoni dhe begati.
Urime festa e Kurban Bajramit! 🤍🕌
BR
27/05/2026
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Komuna ju uron të gjithë qytetarëve festë të bekuar, me shëndet, paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja.
Le të na shërbejë kjo festë si mesazh solidariteti, mirëkuptimi dhe afërsie me njëri-tjetrin.
Gëzuar Kurban Bajramin! 🌙