01/06/2026
Sonte, e përmbyllëm ditën në Strellc të Ulët, me mbështetje të jashtëzakonshme dhe besim të palëkundur për Aleancën 128!
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për respektin dhe për besimin që na keni dhënë e na jepni çdo herë!
Me besim dhe përkushtim po ecim drejt zgjedhjeve të 7 qershorit, të vendosur për të sjellë ndryshimin që Kosova meriton.
Dalshim faqebardhë! 🤝
01/06/2026
Faleminderit, Strellc i Epërm dhe Lëbushë! ❤️
Sonte u ndjemë jashtëzakonisht të nderuar me mikpritjen dhe mbështetjen e qytetarëve të Strellcit të Epërm dhe Lëbushës!
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për respektin dhe për besimin që gjithmonë ia keni dhënë Aleancës.
Mirënjohje e veçantë edhe për vullnetin tuaj që ky besim të rikonfirmohet edhe më fuqishëm më 7 qershor.
01/06/2026
FTESË PËR PJESËMARRJE
Të nderuar qytetarë,
Të respektuar anëtarë, simpatizantë, aktivistë e struktura drejtuese të Aleancës,
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në tubimin fitues të Aleancës në Deçan, të mërkurën, me datë 3 qershor!
Ju mirëpresim!
01/06/2026
Strukturat e Aleancës në Deçan, të organizuara dhe të mobilizuara për fitoren e 7 qershorit, si gjithmonë!
Kënaqësi të zhvilloj takime të veçanta pune me:
• Shtabin Zgjedhor
• Kryetarët e nëndegëve
• Qendrën e Votimit në Deçan
• Qendrën e Votimit në Carrabreg
Me punën dhe përkushtimin e këtij ekipi, të strukturave dhe aktivistëve tanë kudo, si dhe me mbështetjen e qytetarëve, do të arrijmë një fitore më të madhe se kurrë më parë.
✔️
01/06/2026
Gëzimi i fëmijëve është zbukurimi më i bukur i kësaj dite.
Vizitova sot fëmijët që po kalonin një ditë argëtuese në hapësirat e Qendrës Rinore, mes lojërave, aktiviteteve dhe momenteve të bukura shoqërore.
Ishte kënaqësi të shihja buzëqeshjet, energjinë dhe lumturinë e tyre, të cilat na kujtojnë se fëmijët meritojnë gjithmonë hapësira të sigurta për të luajtur, mësuar dhe shijuar fëmijërinë.
Ju uroj të gjithë fëmijëve një fëmijëri të lumtur, të mbushur me gëzim, dashuri dhe ëndrra të bukura. 🎈🌼
BR
01/06/2026
👩⚕️👨⚕️ Tre mjekë të rinj iu bashkuan sot ekipit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.
Përmes një procesi transparent dhe të bazuar në meritë, ata u punësuan në kujdesin parësor shëndetësor. Çdo mjek i ri është një vlerë e shtuar për sistemin publik të shëndetësisë dhe për shërbimet që u ofrohen qytetarëve.
Së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi, Agnesa Vokshi, i uruam stafit të ri suksese, përkushtim dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve.
BR
01/06/2026
Fëmijët "pushtuan" sot komunën!
Nuk ka energji më të bukur se buzëqeshjet, sinqeriteti dhe gëzimi që sjellin ata.
Me rastin e 1 Qershorit, pata kënaqësinë të mirëpres nxënësit e Shkollës "Lidhja e Prizrenit", të shoqëruar nga mësimdhënësja Matjane Tolaj. Vizita e tyre e bëri këtë ditë më të veçantë dhe më të gëzueshme.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Uroj që fëmijëria juaj të jetë gjithmonë e mbushur me lumturi, dashuri dhe ëndrra të bukura. 🌷🎈
BR
01/06/2026
Sot, me respekt dhe mirënjohje të thellë, bëmë homazhe në Pobërgjë dhe Carrabreg të Ulët, pranë memorialeve të dëshmorëve dhe martirëve të kombit.
Para veprës dhe sakrificës së tyre përulemi me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit! 🇦🇱
BR
01/06/2026
Të dashur fëmijë,
Ju uroj nga zemra që të rriteni të lumtur, të shëndetshëm dhe të rrethuar me dashuri, duke e mbushur çdo ditë me hare e buzëqeshje.
Uroj që gëzimin që e përjetoni sot ta keni në çdo ditë të vitit.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve anembanë vendit! 🎈❤️
31/05/2026
Në Isniq 🇦🇱
Sonte pata kënaqësinë të takoj banorët e Isniqit, fshatit të kuvendeve, të besës dhe të vendimeve të mëdha historike. Në këtë vend që ka dhënë intelektualë, patriotë e heronj, gjetëm edhe një herë mbështetje të jashtëzakonshme për programin tonë dhe për vizionin që i ofrojmë qytetarëve.
Isniqi, si zemra e Dukagjinit dhe një nga shtyllat më të forta të Deçanit, gjithmonë ka ditur të qëndrojë në anën e vlerave kombëtare dhe të njerëzve që punojnë për të mirën e vendit.
Faleminderit për pritjen madhështore dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për Aleancën dhe kandidatët tanë.
Me përkrahjen tuaj, më 7 qershor, Aleanca dhe kandidatët tanë do të dalin fitues! ✅