Manuali për Regjistrimin e Përfituesve në SIMFK përmes e-Kosova
https://mfpt.rks-gov.net/desk/content/media/a34a2f17-86e5-4478-ad3d-d4345a288d6f.pdf?fbclid=IwRlRTSAQM8AZleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEelutEQkhRPmkTGxfdRPMiv4pIOUuwoaLJEm-OIb-0uFbAonf7BGVFACP6e-g_aem_zgX9gRwnYwU1ZHE6zIOO-Q
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë - Ferizaj
Drejtoria për Bujqësi në Ferizaj
02/02/2026
Përfundon cikli i dytë (dy ditor) i trajnimeve në lëminë e bletarisë organizim nga Drejtoria e Bujqësisë në kuadër të ngritjes profesionale të kësaj kategorie!
27/01/2026
NJOFTIM – Regjistrimi i obligueshëm në SIMFK për përfituesit e subvencioneve/ mbështetjes financiare të Komunës së Ferizajt (përmes e-Kosova)
Komuna e Ferizajt njofton të gjithë qytetarët që përfitojnë subvencione/ mbështetje financiare nga Komuna, përfshirë nenat lehona (sipas Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare), si dhe të gjithë përfituesit e tjerë, se Thesari i Republikës së Kosovës ka funksionalizuar shërbimin digjital për regjistrimin e përfituesve, përmes platformës shtetërore e-Kosova.
Në këtë drejtim, përfituesit janë të obliguar të regjistrohen si përfitues në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK), shërbim i cili ofrohet në platformën e-Kosova, nën ikonën e Thesarit.
Ky regjistrim është i detyrueshëm për të gjithë përfituesit, pa përjashtim, të cilët realizojnë pagesa përmes Thesarit të Republikës së Kosovës, përfshirë pagesat e subvencioneve dhe transfereve nga Komuna e Ferizajt.
Ju informojmë se Thesari i Republikës së Kosovës nuk procedon më regjistrimet e përfituesve në formë manuale. Për rrjedhojë, të gjithë përfituesit duhet të regjistrohen dhe të aprovohen ekskluzivisht përmes platformës e-Kosova.
Përfituesit duhet të kenë parasysh sa vijon:
Regjistrimin si përfitues në SIMFK duhet ta kryejnë vetë, përmes platformës e-Kosova, duke shfrytëzuar shërbimin: “Regjistrohu si përfitues në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK)”.
Regjistrimi në formë manuale nuk është më i mundur dhe nuk do të procedohet nga Thesari i Republikës së Kosovës.
Pagesa e subvencionit/mbështetjes financiare nuk mund të ekzekutohet, edhe në rastet kur kërkesa është e aprovuar nga Komuna, nëse përfituesi nuk është i regjistruar dhe i aprovuar në SIMFK përmes platformës e-Kosova.
Të dhënat e llogarisë bankare duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara, pasi ekzekutimi i pagesës bazohet në përputhshmërinë e të dhënave të deklaruara gjatë regjistrimit.
Mosregjistrimi ose regjistrimi jo i saktë në SIMFK do të shkaktojë vonesa në realizimin e pagesave.
Qëllimi i këtij njoftimi është informimi me kohë i përfituesve dhe shmangia e pengesave apo vonesave në realizimin e pagesave përmes Thesarit të Republikës së Kosovës.
Komuna e Ferizajt fton të gjithë përfituesit që këtë obligim ta përmbushin në kohë dhe me të dhëna të sakta, në mënyrë që procedurat e pagesave të zhvillohen pa pengesa.
Udhëzues/ më shumë informata: https://mfpt.rks-gov.net/Thesari/Page/41
27/01/2026
Njoftim!
21/11/2025
Lista përfituese e fermerëve prodhues të fidaneve të perimeve dhe luleve me pajisje për mbjelljen e farave
05/11/2025
22/10/2025
Thirrje për aplikim
22/10/2025
𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐄 𝐇𝐀𝐏𝐔𝐑 𝐏𝐄̈𝐑 𝐓𝐑𝐀𝐉𝐍𝐈𝐌 & 𝐌𝐄𝐍𝐓𝐎𝐑𝐈𝐌 𝐍𝐄̈ 𝐀𝐆𝐑𝐎𝐁𝐈𝐙𝐍𝐄𝐒 𝐍𝐄̈ 𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐎𝐍𝐈𝐍 𝐄 𝐅𝐄𝐑𝐈𝐙𝐀𝐉𝐓
💼🌱 𝐃𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐫𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐬𝐡 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐠𝐫𝐨𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬? 𝐍𝐞 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐤𝐞̈𝐭𝐮 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐫!
Kosova – Women 4 Women, në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe me mbështetje nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) përmes GIZ Kosova, 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐩𝐮𝐧𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐠𝐫𝐮𝐩𝐞𝐭 𝐞 𝐜𝐞̈𝐧𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞.
👩🌾 𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐣𝐞̈?
• Gratë, të rinjtë, komunitetet Rom, Ashkali, Egjiptian, banorët e zonave rurale dhe të rikthyerit nga shtetet perëndimore që kanë dëshirë të nisin një ide në agrobiznes.
⚖️ 𝐊𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐢 𝐢 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐙𝐲𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐏𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭:
• 𝐏𝐞̈𝐫𝐩𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢 do t’u jepet aplikantëve që 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐩𝐮𝐧𝐞̈ në Zyrën e Punësimit.
• Aplikimi është i hapur edhe për ata që ende 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ – por është e domosdoshme që të regjistrohen gjatë ose pas trajnimit për të marrë 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐧 përfundimtare.
📚 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈?
✅ Trajnim interaktiv 5-ditor: “Si të filloni dhe menaxhoni një Agrobiznes”
✅ Mentorim individual për 3 muaj pas trajnimit
🗓 𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦: 31 Tetor 2025, ora 16:00
🧾 𝐒𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢?
🔹 𝐎𝐍𝐋𝐈𝐍𝐄 – Plotëso formularin: https://ee-eu.kobotoolbox.org/x/JLLous8T
🔹 𝐅𝐈𝐙𝐈𝐊𝐈𝐒𝐇𝐓 – Kërko pakon e aplikimit në Zyrën e Punësimit ose shkarko këtu 👉 https://www.k-w4w.org/aplikoni-tani-per-trajnim-dhe-mentorim-falas-ne-agrobiznes-2/
📍 Dorëzo dokumentet në një nga zyrat e punësimit në komunat:
𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣, 𝐒𝐡𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐊𝐚𝐜̧𝐚𝐧𝐢𝐤, 𝐇𝐚𝐧𝐢 𝐢 𝐄𝐥𝐞𝐳𝐢𝐭, 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐭𝐞̈𝐫𝐩𝐜𝐚
⚠️ 𝐍𝐱𝐢𝐭𝐨𝐧𝐢 – 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢 𝐢 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞𝐯𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫!
Aplikoni tani për trajnim dhe mentorim FALAS në agrobiznes! - KW4W Udhezuesi I aplikimit: Alb_Call for application_final FERIZAJ Formulari I aplikimit: Formulari-i-aplikimit
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Ferizaj
70000
