Klubi i Turizmit dhe Rekreacionit Ferizaj

Klubi i Turizmit dhe Rekreacionit Ferizaj

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klubi i Turizmit dhe Rekreacionit Ferizaj, Nature Preserve, Rr. 12 Qershori, Ferizaj.

Photos from Klubi i Turizmit dhe Rekreacionit Ferizaj's post 20/12/2025

Sot patëm kënaqësinë të realizojmë një aktivitet të veçantë për fëmijët e qytetit tonë.

Superheronjtë e dashur për fëmijë zbritën me litar nga objekti i Komunës, duke krijuar emocione, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme 🦸‍♂️🦸‍♀️

Ky organizim është mundësuar nga Komuna e Ferizajt, në bashkëpunim me Klubin e Turizmit dhe Rekreacionit, për të sjellë gëzim dhe argëtim për më të vegjlit.

Falënderojmë organizatorin Faruk Mustafa për përkushtimin dhe energjin pozitive si dhe Klubin Alpin Prishtina për profesionalizmin dhe sigurinë gjatë aktivitetit

Faleminderit të gjithëve që kontribuan për ta bërë këtë ditë magjike për fëmijët tanë

03/12/2025

Të dashur miq,

Klubi i Turizmit dhe Rekreacionit Ferizaj (KTRF), për të pestin vit me radhë me përkrahjen e Komunës së Ferizajt, Klubit Alpin Prishtina, grupit të superheronjve dhe shumë përkrahësve tjerë, do të zhvillojë aktivitet të alpinizmit urban në ndërtesën e Komunës, në qendër të Ferizajt.

Aktiviteti është tradicional, ka karakter argëtues dhe shënon festat e fundvitit, ndërsa i dedikohet më të vegjëlve. Përveç lëshimeve alpine dhe performancës në litarë, superheronjtë dhe miqtë do të shpërndajnë dhurata për fëmijët e pranishëm.

Vendi: Ndërtesa e Komunës në Ferizaj
Data: 20 dhjetor 2025 (e shtunë)
Ora: 11:00–12:00

Superheronjtë ju presin të shtunën para ndërtesës së Komunës, në sheshin e Ferizajt

Photos from Klubi i Turizmit dhe Rekreacionit Ferizaj's post 28/07/2025

FTESË

Ftohen të gjithë mërgimtarët që të marrin pjesë në ecjen malore, e cila organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në bashkëpunim me KTR-Ferizaj.

Ky organizim mbahet në nderim të mërgimtarëve tanë, në bjeshkët e Jezercit.

📅 Data: 02.08.2025
🕗 Nisja: Ora 08:00, nga Hib Petrol (përballë stacionit policor)

🚌 Transporti: Me autobus

Itinerari:

Vizitë dhe rekreacion në fshatin Jezerc

Vizitë në vendin e bashkimit të lumenjve të Ramajve dhe tek vendi i dëshmorit Nazmi Ukzmajli

Vizitë në pikën hyrëse të fshatit Jezerc

Ndalesë te shkolla e Jezercit dhe vazhdim i ecjes në këmbë (vajtje-ardhje rreth 7 km)

Vizitë te harta e shtigjeve Via Ferrata

Vazhdim i ecjes deri te shtëpia e pylltarisë dhe kthim.
Besoj që do të ndaheni të knaqur me bukurit natyrore të fshatit Jezerc.

22/07/2025

🏔️ Një hap drejt majës së ëndrrave!

Anëtari ynë i çmuar, Faruk Mustafa, është në mision për të ngjitur malin Matterhorn 4478mld, një nga sfidat më të mëdha të alpinizmit.

Pas një beteje me shëndetin (infarkt në zemër), ai sërish po sfidon lartësitë me guxim dhe vendosmëri.
Krenaria e klubit tonë - Suksese në çdo hap 🧗‍♂️

Një falenderim i veçant edhe për kryetarin Agim Aliu dhe Komunën e Ferizajt për përkrahjen!

19/06/2025

Sezoni i ri, aventurat e reja!

🧗‍♂️ Hapet Via Ferrata "Shpella" në Jezerc – Ferizaj!

Një aventurë e re për të gjithë entuziastët e natyrës dhe ngjitjes është tashmë e hapur! Me krenari ju njoftojmë për hapjen zyrtare të Via Ferratas "Shpella" – një destinacion i ri mahnitës në zemër të natyrës së Jezercit, Ferizaj.

🚩 E dizajnuar për të ofruar emocione, siguri dhe bukuri natyrore të jashtëzakonshme, "Shpella" është një thesar i ri për eksploruesit dhe aventurierët që duan të sfidojnë veten dhe të shijojnë pamje që të lënë pa frymë.

👷‍♀️ Projekti menaxhohet dhe mirëmbahet me përkushtim nga Klubi KTR, i njohur për standarde të larta të sigurisë dhe përkushtim ndaj zhvillimit të turizmit malor në Ferizaj.

📍 Ejani ta zbuloni këtë përvojë të veçantë dhe bëhuni pjesë e aventurës!

➡️ Pajisje profesionale
➡️ Udhërrëfyes të çertifikuar
➡️ Siguri maksimale

🎟️ Rezervo tani eksperiencën tënde unike!
📍 Lokacioni: Jezerc - Ferizaj
Info & Rezervime:
Klubi I Turizmit dhe Rekreacionit KTR
📲 Viber / WhatsApp
+38344127263
+38345578374

19/06/2025

🚫 Ndalohet rreptesisht perdorimi i Via Ferratas " Shpella " pa kontaktuar paraprakisht klubin KTR

Përdorimi i Via Ferrata pa e njoftuar klubin përgjegjës është i ndaluar për arsye të rëndësishme që lidhen me sigurinë, përgjegjësinë ligjore dhe mirëmbajtjen. Ja disa nga arsyet kryesore:

1. Siguria personale

Via Ferrata është një shteg malore i pajisur me litarë çeliku, shkallë dhe ura, dhe mbart rreziqe serioze për jetën nëse nuk përdoret siç duhet:

Njoftimi i klubit lejon verifikimin nëse kushtet janë të sigurta (moti, dëmtime në rrugë, mirëmbajtje).

Klubi mund të sigurojë pajisje adekuate dhe udhëzime për përdorim të sigurt.

2. Përgjegjësia ligjore dhe organizative

Në rast aksidenti, klubi nuk mund të marrë përgjegjësi për persona që hyjnë pa leje.
Te gjitha Via Ferratat janë të regjistruara si prona të menaxhuara nga klube apo organizata, dhe hyrja pa njoftim konsiderohet shkelje rregulloreje.

3. Koordinimi dhe menaxhimi i shtegut

Klubi mund të organizojë grupe të udhëhequra nga alpinistë të trajnuar.
Ndihmon në shmangien e mbipopullimit dhe përplasjeve në rrugë.
Mbështet mirëmbajtjen dhe ruajtjen e pajisjeve në gjendje të mirë.

4. Emergjencat

Nëse ndodh një incident, klubi duhet të dijë kush ndodhet në terren për të ndërhyrë me shpejtësi.
Mosnjoftimi e vështirëson kërkimin dhe shpëtimin.

Në përfundim, njoftimi i klubit para përdorimit të Via Ferrata nuk është formalitet, por një masë thelbësore për ruajtjen e jetës, sigurinë dhe respektimin e rregullave të komunitetit alpin.

Photos from Klubi i Turizmit dhe Rekreacionit Ferizaj's post 10/05/2025

Një hap i madh për aventurën në qytetin tonë!

Sot u përurua zyrtarisht Via Ferrata “Shpellat”në Komunën e Ferizajt,një rrugë ngjitjeje që sjell adrenalinë, natyrë të mrekullueshme dhe siguri për të gjithë dashamirësit e aktiviteteve në natyrë!

Ngjitja e parë simbolike sot ishte një përjetim i paharrueshëm, dhe fotot që po i ndajmë me ju janë vetëm një pjesë e vogël e bukurisë që kjo via ferrata ofron.

Ky projekt u realizua me përkrahjen e Komunës së Ferizajt dhe Swisscontact,duke shënuar një moment të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit aktiv dhe sportiv në rajon.

Faleminderit të gjithëve që kontribuan në këtë projekt dhe që ishin pjesë e këtij përurimi.
Eja edhe ti dhe provo një eksperiencë unike në zemër të natyrës!

Photos from Klubi i Turizmit dhe Rekreacionit Ferizaj's post 21/12/2024

Sot u mbajt aktiviteti kushtuar më të vegjëlve tonë me performancën e Alpinistëve të veshur me kostume të Superheronjëve të cilët përveq gëzimit të fëmijëve që sjellën ata edhe i shpërblyen me dhurata dhe lodra,falenderime te veqanta për mbështetjen nga Banka Ekonomike, Klubi Alpin Prishtina (KAP) Superheronjët,kryetarin e komunës Agim Aliu me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Ferizaj Balton Derguti si dhe kryetarin e KTR Besnik Reka,po ashtu falenderojmë Agon Zhinipotokun për mbështetjen e tij si dhe “Global tools” me pronar Zenel Qerimi-Greme për dhurimin e 100 dhuratave ushqimore për fëmijët.

21/12/2024

Superheronjët sot i gëzuan më të vegjëlit tanë me performancën e tyre të jashtëzakonshme në mënyrë profesionale duke realizuar lëshimin në litar në objektin e Komunës si dhe duke shpërndarë lodra dhe dhurata te ndryshme për fëmijë

16/12/2024

Të dashur miq,

Klubi i Turizmit dhe Rekreacionit Ferizaj (KTRF) me përkrahje nga Banka Ekonomike,Klubi Alpin Prishtina dhe grupi i superheronjëve do të zhvillojë aktivitet të alpinizmit urban në ndërtesën e komunës në qendër të Ferizajt.

Aktiviteti ka karakter zbavitës dhe shënon festat e fundvitit; ndërsa ju dedikohet më të vegjëlve me ç’rast përveq lëshimeve alpine dhe performancës në litarë,superheronjtë dhe miqtë do të shpërndajnë dhurata për fëmijet e pranishem.

📍 Vendi: Ndërtesa e Komunës në Ferizaj
📆 Data: 21 Dhjetor 2024 ( e shtunë)
⏱️ Ora: 11:00-12:00

🦸‍♂️ Superheronjët ju presin të shtunën para ndërtesës së Komunës në Sheshin e Ferizajt!

28/11/2024

Urime 28 nentorin nga KTR Ferizaj 🇦🇱🇦🇱🦅🦅

Want your business to be the top-listed Government Service in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address

Rr. 12 Qershori
Ferizaj
70000