Drejtoria e Arsimit - Ferizaj

Drejtoria e Arsimit - Ferizaj

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria e Arsimit - Ferizaj, Government Official, Rr. Deshmoret e Kombit, p. n, Ferizaj.

Photos from Drejtoria e Arsimit - Ferizaj's post 13/05/2026

Nis procesi i përzgjedhjes së bursistëve në Ferizaj

Komisioni Komunal për ndarjen e bursave në Ferizaj ka nisur punën për përzgjedhjen e përfituesve për vitin akademik aktual. Sipas të dhënave zyrtare, këtë vit kanë aplikuar rreth 1,500 studentë, çka tregon interesim të lartë për mbështetje financiare në arsim.

Nga ky proces pritet që bursa të përfitojnë studentët të cilët i plotësojnë kriteret e parapara. Po ashtu, është hapur edhe një konkurs i veçantë për drejtimet deficitare, konkretisht për fizikë dhe matematikë.

Studentët e këtyre profileve do të përfitojnë bursë të plotë, pa iu nënshtruar kritereve të zakonshme, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur studimet në këto fusha me rëndësi të veçantë.

Procesi i përzgjedhjes pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim.

Photos from Drejtoria e Arsimit - Ferizaj's post 25/04/2026

OLIMPIADA E GJUHËS SHQIPE

Sot, nën frymën e dashurisë për fjalën e bukur dhe respektit për trashëgiminë tonë kulturore, u zhvillua Olimpiada e Gjuhës Shqipe. Ishte një ditë ku klasat nuk ishin thjesht salla testimi, por arena të vërteta ku rrihte pulsi i shqipes së pastër.

Olimpiada u organizua nga Drejtoria e Arsimit, ndërsa përpilimi i testit dhe mbarëvajtja e saj, u menaxhua me shumë sukses nga ekipi vullnetar i mësimdhënëseve të gjuhës shqipe:
Vita Gashi Halili, Bedrije Shumolli, Zejnije Idrizi, Synavere Fetahu, Merita Bakiu Arifi, Vjollca Ahmeti dhe Elhame Murati Qorrolli. Për logjistikën u përkujdesën drejtoresha e shkollës, Sueda Jusufi dhe z.drejtoresha Donika Rexhepi.
Zhvillimi i Olimpiadës u monitorua nga koordinatori komunal z. Bashkim Bytyçi.
Pavarësisht rezultateve, këta nxënës sot fituan të drejtën për t'u quajtur ambasadorë të fjalës shqipe.
Përgëzime të gjithë pjesëmarrësve!

Rezultatet përfundimtare do të shpallen të hënën me 27.04.2026 në ora 15.00.

13/03/2026
Photos from Drejtoria e Arsimit - Ferizaj's post 13/03/2026

SHB "DUKAGJINI" dhuron një numër të madh lektyrash në pasurimin e bibliotekave shkollore në Komunën e Ferizajt

Ky akt fisnik nuk është thjesht një pasurim i bibliotekave të shkollave tona, por një investim i drejtpërdrejtë në dijen dhe formimin kulturor të nxënësve tanë. Nxënësit tanë do të kenë tashmë qasje në tituj cilësorë, të cilët do t'i shoqërojnë në rrugëtimin e tyre akademik dhe njerëzor.
Duke ju falënderuar në emër të Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, ju falënderojmë dhe ju urojmë suksese të mëtejshme në misionin tuaj të bukur të botimit dhe përhapjes së dijes.

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj!

Photos from Drejtoria e Arsimit - Ferizaj's post 06/07/2025

Në SHFMU "Tefik Çanga" ka filluar rregullimi i fushës sportive, një projekt i shumëpritur që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet për zhvillimin e aktiviteteve fizike dhe sportive për nxënësit.

Punimet janë marrë përsipër nga pjesëtarët e KFOR-it amerikan, gjerman, zviceran dhe finlandez, të cilët kanë filluar me fazën e parë të projektit: heqjen e dheut nga terreni ekzistues. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një fushe moderne dhe funksionale.

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, falënderon KFOR-in për kontributin dhe gatishmërinë për të investuar në të ardhmen e nxënësve tanë!

Photos from Drejtoria e Arsimit - Ferizaj's post 24/06/2025

Drejtor Ibrahim Sallahu dhe zëvendësdrejtori Liman Zagraxha dalin në pension

Pas dyzet vitesh kontribut në fushën e arsimit, me një ceremoni përshëndetëse, drejtor Sallahu dhe z.drejtor Zagraxha, i dhanë fund karrierës së tyre shumë të pasur në fushën e arsimit dhe edukimit të shumë brezave.

"Kontributi dhe përkushtimi i juaj ishte i pamasë. Dalja e juaj në pension nuk do të thotë fundi i karrierës suaj. Ju ish*t frymëzim i shumë brezave dhe vazhdoni të jeni të tillë.
Urime pensionimin!" ishin fjalët e drejtorit të Arsimit z. Afrim Llabjani.
Në fund pensionistët në fjalë për kontributin e dhënë në fushën e arsimit, u nderuan me mirënjohje dhe dhurata të veçanta.

Photos from Drejtoria e Arsimit - Ferizaj's post 25/04/2025

Pensionohet z.drejtoresha e shkollës Ilire Avdyli

Sot, me kënaqësi të veçantë morëm pjesë në ambientet e shkollës “Jeronim De Rada” , ku së bashku me kolektivin e shkollës përgëzuam zavendësdrejtoren Ilire Avdyli me rastin e ditëlindjës, përkatësishtë në pensionimin e saj!
Me këtë rast drejtori i DKA-së Afrim Llabjani dhe drejtorja e shkollës Servete Hajrullahu vlerësuan lart kontributin e saj mbi 40 vjeçare dhënë në procesin edukativo-arsimor!

Photos from Drejtoria e Arsimit - Ferizaj's post 13/12/2024

Tri shkolla të komunës së Ferizajt, shpërblehen me mirënjohje nga MASHTI

Gjimnazi shoqëror "Dr. Shaban Hashani", SHFMU "Astrit Bytyçi" dhe SHFMU "Tefik Çanga", shpërblehen me mirënjohje dhe pllakata për përkushtimin dhe trajtimin e problemeve që e sfidojnë mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve, përkatësisht përkushtimin institucional në zbatimin e platformës për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes së shkollimit në arsimin parauniversitar.

Photos from Drejtoria e Arsimit - Ferizaj's post 04/12/2024

Katër klasë parafillore pajisen me inventar dhe mjete didaktike

Shkollat përfituese të këtij projekti: “Dëshmorët e Lirisë”, “Pesë Dëshmorët e UÇK-së”, “Ramadan Rexhepi” dhe “Mic Sokoli” janë pjesë e bashkëfinancimit të CARITAS-i zvicerian me Komunën e Ferizajt, të cilat kanë pajisur klasat parafillore me inventar modern dhe mjete didaktike.
Deri më tani, si pjesë e këtij projekti, nëkomunën e Ferizajt kanë përfituar 19 shkolla, ndërsa në dy vitet e ardhshme, do të përfitojnë edhe 10 shkolla të tjera.

Photos from Drejtoria e Arsimit - Ferizaj's post 28/11/2024

Përmbyllen aktivitetet e Javës Kundër Braktisjes

Duke falënderuar kontributin e stafit të shkollave, DKA-ve, prindërve, nxënësve, shërbimeve tjera komunale dhe partnerëve tjerë ( ECMI/UNICEF, OSBE, Save the Children, Terre des Hommes, Syri i Vizionit), përfundoi sot punën konferenca e përbashkët në zbatimin e politikave për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes!
Në këtë konferencë e organizuar nga MASHTI, mori pjesë edhe zyrtari i arsimit nga DKA e Ferizajt, Bashkim Bytyçi me ç'rast pranoi 3 mirënjohje për shkollat tona për përkushtimin institucional në zbatimin e platformës për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes së shkollimit, në arsimin parauniversitar.

17/11/2024

🎥📚 Mesazh frymëzues nga Drejtori i Arsimit në Ferizaj! 🌟

Java e Kodimit po afrohen dhe ne jemi të emocionuar të ndajmë këtë video-mesazh të veçantë nga Drejtori i Arsimit të Komunës së Ferizajt, z. Afrim Llabjani. Ai fton të gjithë, nxënësit dhe mësimdhënësit të bëhen pjesë e iniciativës globale Hour of Code që fuqizon kreativitetin dhe logjikën përmes kodimit! 💻✨

Want your business to be the top-listed Government Service in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rr. Deshmoret E Kombit, P. N
Ferizaj
70000