05/05/2017
Sot, në kuadër të iniciativave lokale të angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm, zhvilluam një bashkëbisedim me një grup studentësh të Universitetit të Ferizajt, lidhur me shkaqet e paraqitjes dhe këndvështrimi i të rinjve përkitazi me këtë fenomen. Një diskutim mjaft aktiv dhe i dobishëm për shpërndarjen e informacioneve të sakta mbi këtë të cilat sadopak mund të frenojnë paraqitjen e këtij fenomeni tek të rinjtë.
Projekti “Promovimi i angazhimit të shoqërisë civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” implementohet nga SPRC në Prishtinë në kuadër të programit Angazhimi për Barazi - E4E, financuar nga USAID dhe mbështetur nga ATRC.
27/11/2016
Urime gjithë shqiptarëve, 28 Nëntori!
29/10/2016
Më 27.10.2016, FIQ në bashkëpunim me FOPOR organizoi tryezën me temë "Kontributet Filantropike dhe rëndësia e tyre"
Qëllimi i kësaj tryeze ishte që të nxis pikërisht zhvillimin e kulturës së filantropisë në një mënyrë më të organizuar por, në radhë të parë të angazhoj komunitetin në njohjen e meritës së atyre që kanë kontribuuar deri më sot.
26/10/2016
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Forumin Politik të të Rinjve (FOPOR) organizon tryezën me
temë “ Kontributet Filantropike dhe Rëndësia e Tyre”.
Takimi mbahet në Ferizaj më 27.10.2016( e enjte ), ora 11.00, Restaurant Orchide (Salla e Konferencave).
16/06/2016
EXPRESS PUNËSIMI I 8 AKTORËVE NË TEATRIN "ADRIANA" NË FERIZAJ 15.06.2016
EXPRESS PUNËSIMI I 8 AKTORËVE NË TEATRIN "ADRIANA" NË FERIZAJ 15.06.2016
16/06/2016
Tetë aktorë punësohen në Teatrin 'Adriana'
Teatri “Adriana” ka filluar procedurat për angazhimin me punë të aktorëve ferizajas, ndonëse jo e gjithë kërkesa e aprovuar përmes peticionit.
10/06/2016
LAJM I MIRË
8 aktorë punësohen në Teatrin “Adriana”
Më në fund, pas dekadash mbyllje dere kauzës së punësimit të aktorëve, mungese të një trupe rezidente të aktorëve, i jepet kuptimi institucionit më të lartë kulturor në nivel lokal – Teatrit.
Teatri “Adriana” ka filluar procedurat për angazhimin me punë të aktorëve ferizajas, ndonëse jo e gjithë kërkesa e aprovuar përmes peticionit. Megjithatë, përbën një dritë, në dritëhijet e veprimtarisë teatrore tek ne.
Mirënjohës gjithë nënshkruesve të peticionit dhe artdashësve për mbështetjen e pakursyer në adresimin e një kauze të tillë institucionale – organike për hallkën e qeverisjes lokale.
Të lumtur me suksesin e iniciativës së përbashkët të organizuar nga Forumi Politik i të Rinjve (FOPOR) dhe i mbështetur nga pjesa dërmuese e artistëve në nivel lokal, me qëllim funksionalizimin e Teatrit “Adriana” në Ferizaj.
8 aktorë punësohen në teatrin ''Adriana, 10 Qershor 2016 RTV TEMA
06/06/2016
NJOFTIM
Policia e Kosovës – Regjioni i Ferizajt në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe përfaqësues nga shoqëria civile, organizon minimaratonën me moton “VRAPOJMË ME POLICINË TONË”, aktivitet ky i cili ka si qëllim grumbullimin e mjeteve financiare të cilat do të shërbejnë për të ndihmuar familjet në nevojë në Komunën e Ferizajt.
Ky aktivitet mbahet më 11 qershor 2016, ora 11:00.
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të përshkojnë një rrugë me afro 8km, saktësisht me fillim nga ndërtesa e Komunës së Ferizajt deri tek Rrethrrotullimi tek Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” dhe kthimi-prapa.
Që nga data 8 qershor 2016 fillon sh*tja e numrave identifikues për të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj minimaratone. Çmimi për një numër identifikues është 5.00€ (euro)
Blerja e numrave identifikues mund të bëhët përmes kontaktimit në këtë numra:
044 849 624 ose 044 477 131
Ftojmë të gjithë të interesuar që të kontribuojnë me pjesëmarrjen e tyre në ndihmën familjeve në nevojë të Komunës së Ferizajt.
22/04/2016
Sot, Forumi Politik i të Rinjve (FOPOR) ka organizuar sesionin informues lidhur me thirrjen e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) për aplikim në “Garën për Biznes Plane - të Gjelbëra dhe Inovative – 2016”, projekt ky i cili synon të identifikojë ndërmarrës të rinj në Kosovë të cilëve i ofron mbështetje financiare fillestare në vlerë prej 10,000 USD nga donatorë dhe filantropistë për idetë e tyre të biznesit.
Objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes planeve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komuniteti të veçantë, apo një grupi më të gjerë komuniteti, me synimin final të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm të biznesit në vend.
Pjesëmarrësit në këtë session patën mundësinë të informohen për mënyrën e aplikimit, fazat e përzgjedhjes, koncept-idetë për biznese të ndryshme me impakt pozitiv në mjedis etj.
Ferizaj,22 prill 2016
15/04/2016
Nën kompetencën e kujt është ligji i teatros
Botapress, 15 prill Forumi Politik i të Rinjve (FOPOR) javë më parë ka organizuar një peticion me artistë të Komunës së Ferizajt, përkrahja e së cilë...
15/04/2016
“Zgjidhja për teatro të bëhet përmes nismës legjislative”
Forumi Politik i të Rinjve (FOPOR) javë më parë ka organizuar një peticion me artistë të Komunës së Ferizajt, përkrahja e së cilëve ka sjell para presionit pushtetin komunal lidhur me funksionalizimin dhe zbatimin e ligjit për teatro. Ky peticion i përkrahur nga 50 artistë ferizajas është dorëzuar në Komunën e Ferizajt, në Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit si dhe dhe në Ministrinë e Financave. Fillimisht, pushteti komunal shprehej se kjo kompetencë, zbatimi i ligjit, saktësisht pjesa ku flitet për punësimin e aktorëve, i takon Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit, porse rezultoi e kundërta. Kjo kompetencë edhe me ligjin kontestues për teatro është nën kompetencën e plotë të Komunave përkatëse.
Gjatë kësaj kohë, janë zhvilluar disa takime në mes pushtetit komunal dhe artistëve, sic është takimi i komunitetit artistik të Ferizajt me kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Muharrem Svarqa si dhe takimi së fundmi i drejtorit për kulturë në Ferizajt me homologët e tij nga shtatë (7) qendra të Kosovës. Ndonëse u konstatua problemi i njejtë pothuajse në të gjitha komunat (6 pjesëmarrëse në takim), u rekomandua që “Të njoftohet me një letër-rekomandim Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) dhe Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit lidhur me problemet me të cilat ballafaqohen këto teatro”.
Forumi Politik i të Rinjve duke e vlerësuar si humbje kohe përfshirjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës, në adresimin e çështjes së funksionimit të teatrove nëpër komuna, përshkak të rolit krejtësisht formal-këshillues që ka kjo organizatë, PROPOZON që me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të qendrueshme për teatrot, rritjes së bashkëpunimit në këtë çështje të qendrave kryesore në Kosovë, garantimit të një stabiliteti të aktivitetit teatror nëpër komuna, Komunat pjesëmarrëse në takimin e datës 16 mars 2016 (Ferizaj, Gjakova,Peja, Prishtina, Mitrovica, Gjilani) ku temë e këtij diskutimi ishte: “Çështja statutore e teatrove në shtatë qendrat rajonale të Republikës së Kosovës”, në bashkëpunim me komunitetin artistik në qendrat përkatëse të NDËRMARRIM NISMË LEGJISLATIVE PËR NDRYSHIMIN-PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR TEATRO. Kjo e drejtë njihet edhe në ligjin nr.04/-L-025 për Nismat legjislative, saktësisht në nenin 5, pika 1.4 ku thuhet se të drejtën për propozimin e një nisme legjislative e kanë të pakën 10,000 qytetarë me të drejtë vote.
Përveç kësaj, FOPOR konsideron se për të dëshmuar angazhimin real në adresimin e drejtë të kësaj çështje duhet të formohet një KOMISION NDËRKOMUNAL PËR TEATRIN, roli i së cilit do të ishte përgatitja e propozim-zgjidhjes ligjore për funksionimin e teatrove nëpër komuna.
FOPOR vlerëson se një ligj i tillë ose duhet të zbatohet (duke u ndryshuar) ose duhet të shfuqizohet. Gjendja pezull e zbatueshmërisë së këtij ligji krijon absurde juridike dhe pamundësi për të përfituar të drejtat përkatëse përmes saj. Ne besojmë se me vullentin dhe angazhimin real të drejtorëve të drejtorive komunale të kulturës në qendrat kryesore të vendit dhe jo vetëm, por edhe me angazhimin e shoqërisë civile në adresimin e kësaj çështjeje, duhet të ndodh ndryshimi në funksionalizimin e institucionit më të lartë kulturor në nivel lokal – teatrove.
Kjo gjë mund të arrihet me unifikimin dhe këmbënguljen e komunitetit artistik dhe drejtuesve të politikave kulturore.