Njoftim për banorët e Dardanisë.
Fillimisht të gjithë bashkëfshatarëve Ju uroj Festën e Kurban Bajramit, duke Ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe harmoni në familjet Tuaja të respektuara, njëherit Ju njoftoj se në kontakt me drejtuesit e KRM "Pastërtia" u dakorduam që marrja e mbeturinave të bëhet sot, pasi të mërkurën nuk kan punuar për shkak tē festës së Bajramit.
Me respekt:
Kryetari i fshatit Dardani
Fadil Halili
Fshati Dardani - Ferizaj
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fshati Dardani - Ferizaj, Ferizaj.
16/05/2026
NJOFTIM PËR TË PAME
Familja e Mulla Nebih Momqillës, respektivisht djemtë: Salihu, Elmiu dhe Zeqiri, hapin të pame një ditëshe me rastin e vdekjes së motrës së tyre - Havës.
E pamja mbahet të dielën më: 17 Maj 2026 në Dardani, në objektin e xhamisë i dedikuar për të pame.
Me respekt:
Familja Momqilla
Njoftim mortor:
Ju njoftojmë se sot më: 10.05.2026, në Austri, ka ndërruar jetë Nazmije Spahija (1961 - 2026), bashkëshortja e Enver Spahiut dhe nëna e Albanit, Arbenit, Arbenitës dhe Leonitës.
Varrimi i të ndjerës, bëhet të martën më: 12.05.2026 në ora 16.30 (me ikindi), në varrezat e fshatit Dardani, Ferizaj.
Ngushëllime familjes Spahija, të ndjerën, Zoti e shpërbleft me Xhenet!
NJOFTIM NGA KEDS- i
Ju njoftojmë se për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrik, do të ketë ndërprerje të energjisë në daljen:
JO2 Fshatrat: Dardani, Zllatar, Sojevë, Bibaj. (Kodi: 40000002162)
Data: 07.05.2026
Koha: 09:00 –12:30
22/04/2026
Të dashur bashkëvendas të Dardanisë
Bazuar në vendimin e Këshillit të Fshatit Dardani, të datës: 11.04.2026 dhe i konfirmuar me votim unanim nga ana e qytetarëve të fshatit tonë në mbledhjen e mbajtur me 17.04.2026, për fillimin e pagesës së çdo familje nga 25 € në vit, minimimi, mirpo kush ka mundësi dhe vullnet mundet me dhanë më shumë, pasi që fshati ka shumë nevoja, për këtë Ju falenderojmë për kontributin dhe vullnetin Tuaj.
Në vazhdim po e publikojmë edhe gjirollogarinë dhe të dhënat tjera të rëndësishme, me anë të së cilës çdo person apo familje e ka mundësinë që t'i përgjigjet këtij vendimi, që ka të bëjë me mirëmbajtjen e varrezave dhe të ambienteve publike të fshatit tonë.
Gjirollogaria është në emër të Kryetarit të Fshatit Dardani, Fadil Halili, kurse të autorizuar dhe bashkëpërgjegjës të llogarisë janë edhe Ibrahim Ramabaja dhe Hafiz Selmani.
Gjithashtu për ata që nuk kanë mundësi me ba pagesën përmes bankës, do t'ua mundësojmë që pagesën ta bëjnë te një person i autorizuar i Këshillit, ku do të marrin edhe faturën e vulosur për mjetet e dhëna.
Ju sigurojmë që menagjimi i mjeteve do të bëhet me përgjegjësi të plotë dhe me korrektësi maksimale, do të ketë transparencë të plotë për të hyrat dhe shpenzimet që do të bëhen, këto do të publikohen vazhdimisht në faqen e fshatit.
Në fund të çdo muaji në faqen e fshatit tonë do t'i publikojmë dhe falenderojmë donatorët.
Me respekt:
Këshilli i Fshatit Dardani
Njoftim për bashkëvendësit e Fshatit Dardani
Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të ditës së djeshme dhe gjatë natës, vendi ku kemi planifikuar ta zhvillojmë aksionin për Ditën e Tokës, është shumë i lagështë dhe ka ujëra të depozituara, të cilat janë pengesë për zhvillimin e aksionin, sidomos për nxënësit, prandaj në konsultim me këshillin e fshatit dhe drejtorinë e shkollës, aksioni shtyhet për një ditë tjetër, për të cilën do të Ju njoftojmë me kohë. Faleminderit për mirëkuptim.
Me respekt:
Kryetari i Fshtit Dardani
Fadil Halili
18/04/2026
Të dashur bashëvendas të Dardanisë!
Ju njoftoj se dje me datën 17.04.2026, e kemi mbajtur një takim të rëndësishëm me qytetarët e fshatit tonë ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Dardanisë, të cilët i falenderoj për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre.
Në këtë takim u biseduan shumë çështje me rëndësi për fshatin tonë, mirpo fokusi kryesor ishte në dy tema të rëndësishme të cilat ishin të propozuara nga ana e Këshillit të fshatit Dardani, që ishin:
1). Marrja e vendimit që të gjitha familjet e fshatit tonë të jenë në regjistrin e kompanisë për largimin e mbeturinave, dhe vendimi tjetër, që
2).Të gjitha familjet e fshatit tonë obligihen që të japin nga 25 € në vit për të paguar një puntor për mirëmbajtjen e varrezave dhe të ambientit rreth varrezave.
Pas shumë diskutimeve këto vendime të rëndësishme u votuan unanimisht nga të gjithë.
Gjithashtu u morën edhe dy vendime tjera shumë të rëndësishme:
3). Nënshkrimi nga të gjithë qytetarët e fshatit tonë peticioni për zyrtarizimin e emrit të fshatit Dardani, ky peticion do t'i dorzohet për miratim, Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe
4). Shtyrja e aksionit të thirrur për nesër me 19.04.2026, në ora 13.30, për datën 22.04 2026, e mërkurë, në ora 10.00, ku pjesë e aksionit përveq qytetarëve do të jenë edhe nxënësit e klasëve të larta të shkollës sonë së bashku me arsimtarët kujdestarë dhe drejtorinë e shkollës. Ky aksion organizohet për nderë të Ditës Botërore të Tokës, që është aksion global.
Për këtë aksion janë të siguruara dorzat dhe thasët e mbeturinave, mirpo nga qytetarët kërkohet që të marrin me vete mjete pune, siq janë: grabujat, lopatat, tërfurq, karroca dore etj.
E falenderojmë Arben Sylejmanin, i Cili është deklaruar që do të jetë prezent me kamion për largimin e mbeturinave, si dhe Faruk Ibrahimin, i Cili ka ofruar rreth 50 drunjë dekorativ falas që do të mbjellen në ambientin afër varrezave.
Kërkojmë që mundësisht të na del në përkrahje me ndonjë person i kompanive të fshatit tonë, me bager të vogël që sa më lehtë t'i mbjellim drunjët dekorativ dhe me te t'i largojmë edhe disa nga mbeturinat!
Me respekt:
Kryetari i Fshatit Dardani
Fadil Halili
Ftesë për takim të qytetarëve të Dardanisë
Këshilli i fshatit Dardani, në takimin e mbajtur me 10.04.2026, e shqyrtoi situatën aktuale të ambientit në fshatin tonë. Pas diskutimeve të shumta dhe propozimeve të caktuara, në fund u propozuan dhe miratuan dy kërkesa të rëndësishme të cilat do ta zgjidhnin në mënyrë të shkëlqyeshme mbrojtjen e ambientit si dhe do të siguronin mundësi që ambienti te varrezat e fshatit si dhe ambienti për rreth varrezave, ku përfshihet edhe parku i fshatit do të mirëmbaheshin dhe do të pasqyronin një pamje që të gjithë e dëshirojmë ta shohim dhe ta kemi ashtu siq i kemi oborret tona.
Qëllimi i takimit është që çështjen e ngritura nga Këshilli i Fshatit të miratohen edhe nga qytetarët e fshatit tonë.
Takimi do të mbahet të premtën me datë 17.04.2026, në ora 20.00 në lokalet e shkollës së fshatit tonë.
Në takim do të diskutohen edhe çështjet e projekteve që po zhvillohen aktualisht dhe ato që ju preokupojnë si qytetarë.
Me respekt:
Kryetari i Fshatit Dardani
Fadil Halili
14/04/2026
Të dashur bashkëvendas të Dardanisë
Para dy ditëve, konkretisht me datën: 12.04.2026, (e dielë), prej orës 13.30 dolëm në aksionin e radhës për pastrimin e ambientit mbrapa varrezave të fshatit, këtë herë pjesëmarrja ishte më e mirë. I falenderoj për kontributin: Irfan Lipovicën, Kemajl Rexhepin, Nexhmedin Idrizin, Florim Jahiun, Enver Korçën, Jetmir Selmanin dhe Agron Sylejmanin. Së bashku arritëm ta largojmë pjesën dërmuese të mbeturinave, mirpo për t'i larguar të gjitha mbeturinat na duhet që aksionin ta vazhdojmë edhe një ditë, po e planifikojmë të dielën e ardhëshme me datën: 19.04.2026, në ora 13.30, ku presim të kemi një numër më të madh të vullnetarëve.
Ata që dëshirojnë të na bashkangjiten në aksion, mundësisht të marrin me vete mjete pune personale, dorzat dhe thasët për mbeturina i kemi të siguruara.
Kërkojmë nga të gjithë ata që kanë mundësi t'i bashkangjiten aksionit, (sidomos familjet e mëdha duhet ta kenë së paku nga një vullnetar), për ta bërë një ambient sa më të pastër, duke e pasë parasysh që jemi në fillim të stinës së Pranverës dhe largimi i mbeturinave e sidomos i materialeve plastike, lejon që të bëhen hapësira të gjelbërta dhe të rregulluara!
Me respekt:
Fadil Halili, Kryetar i Fshatit Dardani
08/04/2026
Të dashur bashkëvendas të Dardanisë
Para tri ditëve, konkretisht me datën: 05.04.2026, (e dielë), prej orës 13.30 dolëm në aksionin për pastrimin e ambientit mbrapa varrezave të fshatit, mirpo pjesëmarrja ishte e vogël. I falenderoj për kontributin: Imamin e fshatit, Ibrahim Ramabajën, Sejdi Ahmetin, Kemajl Rexhepin, Bekim Sallahun, Hoxhën Gafurr Sallahu, dhe Agron Sylejmanin. Së bashku arritëm ta largojmë një pjesë të mbeturinave, mirpo për të asgjësuar ato na duhet një numër shumë më i madh i vullnetarëve, që fatkeqësisht po mungojnë përkundër asaj që e kemi caktuar ditën e dielë, ku zakonisht jeni më të lirë nga punët e përditëshme.
Aksionin do ta vazhdojmë edhe të dielën e ardhëshme me datën: 12 prill, në ora 13.30.
Kërkojmë nga të gjithë ata që kanë mundësi t'i bashkangjiten aksionit, (sidomos familjet e mëdha duhet ta kenë së paku nga një vullnetar), për ta bërë një ambient sa më të pastër, duke e pasë parasysh që jemi në fillim të stinës së Pranverës dhe largimi i mbeturinave e sidomos i materialeve plastike, lejon që të bëhen hapësira të gjelbërta dhe të rregulluara!
Po ashtu e falenderoj edhe Ali Halilin, i cili së bashku me disa të rinjë nga familja Halili, ku duhet veçuar kontributin e mërgimtarit Bekri Halili, kanë mbjellur rreth 50 drunjë dekorativ (Blina) rreth rrugës që shkon te varrezat e fshatit.
Me respekt:
Fadil Halili, Kryetar i Fshatit Dardani
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Telephone
Website
Address
Ferizaj
