02/04/2024
100 vjet shkollë,100 vjet dritë.
Urime dita e shkollës 29 mars 1924-2024.
Ekspozitë me fotografi të vjetra “retrospektivë” për nder të 100 vjetorit të shkollës tonë, e punuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me shumë përkushtim nga Arsimtarja e artit figurativ Shkurta Bogujevci së bashku me nxënësit.
23/07/2023
Mural në klasën parafillor punuar në mënyrë të shkëlqyer nga nxënëset Diona Maliqi👏 Ela Hyseni👏 dhe Fjolla Krasniqi👏.
Kuptimi i fjalës 'mural':
Nga anglishtja e mesme e vonë: nga frëngjishtja, nga latinishtja muralis, nga murus 'mur'. Mbiemri u përdor për herë të parë në kurorë murale; më vonë (mesi i shekullit të 16-të) lindi kuptimi "i vendosur ose i ekzekutuar në një mur", i pasqyruar në përdorimin aktual të emrit (që daton nga fillimi i shekullit të 20-të).
30/06/2023
Shkolla Bajram Curri me shumë krenari ndau mirënjohje për rezultatet e arritura të nxënësve në lëndën e Artit Figurativ.
Shkolla jonë ju uron shumë suksese nxënësve në të ardhmen.
28/06/2023
ShFMU Bajram Curri me respekt ju uron festen e Kurban Bajramin.
03/06/2023
Në një kënd tjetër të oborrit të shkollës më 1 qërshor dita e fëmijëve u bënë piktura të lloj-llojshme në fytyrat e fëmijëve nga artistët e shkollës Bajram Curri në Sllatinë të Madhe.
Përgëzojmë arsimtaren e artit figurativ Shkurta Bogujevci për punën e palodhshme dhe përkushtimin ndaj nxënësve.
03/06/2023
Artistët e shkollës Bajram Curri në Sllatinë të madhe më 1 qershor dita e fëmijëve gjatë kohës që u mbajt panairi ushqimor në një kënd të oborrit të shkollës bënë piktura të ndryshme me ngjyra e figura të lloj-llojshme.
Falenderojmë përzemërsisht të gjithë ata që morën pjesë në këtë organizim të shkollës tonë.
04/04/2023
Të nderuar/a,
Ambasada e Australisë në Zagreb, e cila mbulon Kosovën, organizon një garë për nxënësit e klasëve 1-6 të shkollave të Kosovës. Kjo garë ka të bëjë me ngjyrosjen e vizatimeve të kafshëve australiane, ku fletët e vizatimit ndodhen në vegzën e mëposhtme. Udhëzimet janë po ashtu këtu poshtë, si dhe në materialin e bashkangjitur (Harmony Colouring, në shqip). Obligimi i juaji si DKA është shpërndarja e informatës në shkolla, bashkë me mesazhin nga Ambasada Australiane në Zagreb dhe me udhëzimet përkatëse, si vijon:
Të dashur nxënës dhe mësimdhënës të Kosovës,
Ambasada e Australisë në Zagreb, e cila mbulon Kosovën, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në garën e ngjyrosjes së kafshëve australiane për nxënësit e klasave 1-6. Udhëzimet e pjesëmarrjes janë të bashkangjitura, dhe ju ftojmë t’i ndiqni:
* Fleta e ngjyrosjes gjendet në: https://www.bushheritage.org.au/news/bush-buddies/colouring-sheets
* Nxënësit mund të zgjedhin një ose më shumë fletë.
* I ngjyrosin fletët.
* Prindi ose mësimdhënësi fotografon punimin dhe e dërgon me email në adresën [email protected]
* Punimi më i mirë nga secila klasë (1 – 6) do të fitojë një shpërblim australian.
* Afati përmbyllës për dorëzimin e punimeve është data 11 prill 2023.
image001.gif Fituesit do të shpallen më 14 prill 2023, në faqen e Ambasadës së Australisë në Facebook: www.facebook.com/Australia.in.Croatia
Suksese të gjithëve!
Me respekt,