Artan Nimani

Artan Nimani

Share

Një shtet i fortë ndërtohet me vizion dhe përkushtim; e ardhmja e Kosovës është në duart e secilit qytetar që beson dhe vepron për të mirën e përbashkët.

27/05/2026

Me fat Kurban Bajrami!
Ju uroj paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja. Qoftë kjo festë simbol i humanizmit, solidaritetit, vlerave më të larta njerëzore dhe forcimit të vlerave tona kombëtare.
Urime!

27/05/2026

Më Fat Kurban Bajrami!

Photos from Artan Nimani's post 25/05/2026

Sot, me respekt të thellë dhe krenari kombëtare, kujtojmë he**in e tri luftërave çlirimtare, Fadil Nimani – Komandant Tigri, një nga luftëtarët e orëve të para të UÇK-së dhe simbol i guximit, sakrificës dhe besnikërisë ndaj atdheut.

Ai mbarti mbi supe qindra beteja të lavdishme, duke qenë gjithmonë në vijën e parë të luftës për liri e dinjitet kombëtar. Jeta e tij ishte e lidhur me idealin e çlirimit dhe bashkimit kombëtar, deri në flijimin heroik në Vaksinc të Kumanovës.

Emri dhe vepra e Gjeneralit dhe Komandantit tonë janë frymëzim për brezat, ndërsa sakrifica e tij është pjesë e përjetshme e historisë sonë kombëtare.

Lavdi e përjetshme heroit të kombit!

23/05/2026

Një mbrëmje e veçantë me shokë nga diaspora intelektuale, njerëz që dinë kur dhe si të veprojnë për të mirën e vendit.
Biseda të vlefshme, ide të mëdha dhe energji pozitive për të ardhmen!

17/05/2026

Lajm historik: Zëvendësministri realizoi vizitë zyrtare… në ministrinë ku punon vetë. Hapi i radhës, ndoshta pritje ceremoniale te dera e zyrës së tij.

16/05/2026

Në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar nuk kërkohet vetëm zë, por bashkim andaj mbështetja për studentët shqiptarë në Shkup është mbështetje për dinjitetin, kulturën dhe të ardhmen tonë kombëtare.

15/05/2026

Familja është vendi ku lindin tradita, ruhet kultura, përcillet edukimi dhe mbrohet trashëgimia kombëtare brez pas brezi.

13/05/2026

Vota ime ka emër, ka kujtesë dhe ka dinjitet.
Ka njerëz që edhe pa folur shumë, kujtojnë një kohë kur sakrifica ishte më e madhe se interesi personal.
Zhgënjimi më i madh mbetet te disa në Prishtinë, që nuk e kuptuan as dje në kohë lufte, e fatkeqësisht nuk po e kuptojnë as sot, se historia nuk ndërtohet me harresë, por me respekt ndaj atyre që mbajtën barrën më të rëndë.

Photos from Artan Nimani's post 27/04/2026

Masakra e Mejës mbetet një plagë që nuk mbyllet, një kujtesë që na thërret të mos harrojmë dhe të mos heshtim përballë dhimbjes së saj.

Përmes Prof. Dr. Petrit Hasanaj, bir dhe vëlla i atyre që u morën padrejtësisht, u shpreh ngushëllimet më të thellë për të gjitha familjet që ende jetojnë me mungesë dhe ankth. Në zërin e tij bashkohen dhimbja dhe dinjiteti, kujtimi dhe qëndresa.

Nderim i përjetshëm për të rënët, pishtarët e lirisë që me jetën e tyre shkruan një të vërtetë që nuk shuhet.
Lavdia e tyre jeton në kujtesën tonë dhe në obligimin tonë për të mos harruar kurrë.

23/04/2026

Ndarja nga jeta e Akademikut Rexhep Qosja shënon humbjen e një prej mendjeve më të ndritura të kulturës, letërsisë dhe identitetit tonë kombëtar. Me veprën dhe fjalën e tij, ai nuk ishte thjesht studiues, por një ndërgjegje kritike e kohës që sfidoi, ndriçoi dhe udhëhoqi mendimin shoqëror.

Kontributi i tij ndër vite, angazhimi i palëkundur si dhe zhgënjimi i tij me njerëzit dhe proceset, mbeten amanet për ne. Ai nuk pranoi kompromis me të pavërtetën dhe na mësoi se përkushtimi ndaj së vërtetës ka çmim por edhe kuptim.

Ai largohet fizikisht, por mbetet i gjallë në çdo faqe që shkroi dhe në çdo ide që sfidoi heshtjen.

Lavdi jetës dhe veprës së tij.

Want your business to be the top-listed Government Service in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address

Gjakova
50000