Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Gjakovë

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Gjakovë

Share

Hulumtimi, inventarizimi, dokumentimi,
përzgjedhja, vlerësimi, mbikqyrja, ruajtja,
konservimi,

Gjakova nis hartimin e planit për konservimin e Çarshisë së Madhe 29/03/2026

https://inlajmi.com/2026/03/29/gjakova-nis-hartimin-e-planit-per-konservimin-e-carshise-se-madhe/?fbclid=IwdGRjcAQ1_YJjbGNrBDX5BWV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHubodJII-AlReRBqfIQWHA1SMh5LhLV-UlP5BB2HtBc8wU9tTscwRAZnIK82_aem_ZTogSY7spUdtx2V-eyGDbA

Gjakova nis hartimin e planit për konservimin e Çarshisë së Madhe Shkruan: Blerim Valla Në Gjakovë ka nisur një nga proceset më të rëndësishme për ruajtjen e identitetit historik të qytetit – hartimi i Planit të Konservimit dhe Menaxhimit të Integruar për Qendrën Historike, me fokus në Çarshinë e Madhe. Ky proces u shënua me një aktivitet të m...

27/03/2026

https://www.facebook.com/share/p/18MP6RAFv4/

Në Gjakovë po zhvillohet një aktivitet në kuadër të procesit për hartimin e Planit të Konservimit dhe Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike të qytetit.

Sipas njoftimit të Ministria e Kulturës dhe Turizmit, aktiviteti po mbahet në Galeria e Arteve në Gjakovë, ku përmes fotografive, kujtimeve dhe tregimeve të komunitetit po identifikohen vlerat që e karakterizojnë qytetin.

Në këtë proces po evidentohen rrugët, ndërtesat dhe hapësirat publike që përbëjnë identitetin dhe trashëgiminë kulturore të Gjakovës, përfshirë edhe elemente që nuk janë gjithmonë të dukshme, por që përjetohen nga komuniteti.

Sipas njoftimit, ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të kufijve të Qendrës Historike dhe përcaktimit të ndërhyrjeve për një menaxhim të qëndrueshëm të saj.

Projekti realizohet në kuadër të programit “Integrimi i Trashëgimisë Kulturore në Planifikim Hapësinor Faza II”, me mbështetje teknike nga UN-Habitat Kosova dhe bashkëfinancim nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Autoritetet kanë ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi, duke kontribuar në identifikimin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit.

Në Gjakovë nis procesi për ruajtjen e Qendrës Historike, qytetarët bëhen pjesë e rrëfimit 27/03/2026

https://www.kultplus.com/arti-pamor/ne-gjakove-nis-procesi-per-ruajtjen-e-qendres-historike-qytetaret-behen-pjese-e-rrefimit/?fbclid=IwdGRjcAQzmrtjbGNrBDOaomV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHoFQTYUbu-0rFwK10NETWlBLdl0sr1hOmrEijFUAdrLModC6fA6PVqSEUMkS_aem_FyLB6Vjh8Vya8RY-AZWjuQ

Në Gjakovë nis procesi për ruajtjen e Qendrës Historike, qytetarët bëhen pjesë e rrëfimit Në Galerinë e Arteve në Gjakovë po zhvillohet një aktivitet i veçantë ku qyteti po rrëfen historinë e tij përmes fotografive, kujtimeve dhe tregimeve të komunitetit. Ky takim, i organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, synon të identifikojë vlerat që e bëjnë Gjakovën unike...

24/03/2026

Të nderuar qytetarë të Gjakovës,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në një takim dhe ekspozitë, në kuadër të projektit për hartimin e Planit të Konservimit të Tërësisë Urbanistike “Çarshia e Madhe” në Gjakovë.

Takimi me ju synon identifikimin e shënjuesve të rëndësishëm në qytet, në lagjet dhe komunitetet tuaja, si dhe mbledhjen e kujtimeve dhe përvojave që lidhen me to. Ndërkohë, ekspozita e fotografive do të pasqyrojë zhvillimin e qytetit ndër vite, shpërndarjen hapësinore sipas funksioneve të rëndësishme në periudha të ndryshme, si dhe marrëdhënien e njerëzve me mjedisin fizik.

Takimi dhe ekspozita do të jenë të hapura për të gjithë, të premten, më 27 mars 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00, në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës në Gjakovë.

Ky projekt, i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikimin hapësinor për një zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

Jeni të gjithë të mirëseardhur!

09/03/2026

THIRRJE PUBLIKE

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë, si institucion vartës i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim edhe me Komunën e Gjakovës, ka filluar Hartimin e projektit:

“Plani i Konservimit të Integruar për Tërësinë Urbanistike ‘Çarshia e Madhe’”.

Në kuadër të këtij projekti, u drejtohemi qytetarëve të Gjakovës, koleksionuesve, studiuesve dhe të gjithë atyre që posedojnë fotografi apo harta të vjetra të qytetit, duke i ftuar që të kontribuojnë me materialet e tyre për pasurimin e këtij procesi dokumentues.
Në veçanti, mirëpresim fotografi që paraqesin:
• Rrugë dhe lagje të qytetit
• Jetën e përditshme dhe zanatet tradicionale
• Çarshinë e Madhe
• Ngjarje dhe tradita lokale
• Ndërtesa historike dhe hapësira publike
Fotografitë dhe materialet e tjera do të përdoren vetëm për qëllime dokumentimi, përmes kopjimit ose skanimit, ndërsa më pas do t’u kthehen pronarëve të tyre.
Materialet mund të dorëzohen fizikisht (në Zyrat e QRTK-së Gjakovë, apo në ambientet e Muzeut Etnografik në Gjakovë) apo të dërgohen edhe në mënyrë elektronike përmes faqes zyrtare në Facebook: Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Gjakovë, apo në faqen e Muzeut Etnografik të Gjakovës po në Facebook

Kontributi juaj është i rëndësishëm për dokumentimin, ruajtjen dhe promovimin e historisë urbane dhe trashëgimisë kulturore të qytetit të Gjakovës.

Afati i dorëzimit të materialeve:
10 – 22 mars 2026

Bartëse e këtij projekti është Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë dhe mbështetet nga UN-Habitat zyrja në Kosovë.

07/02/2026

Gjakova🌤️

📸 Arianit Lleshi

06/02/2026

“Në bardh e zi, ngjyrat quhen dritë.”

Foto: Korab Basha

23/01/2026

Rekonstruimi i asetit të trashëgimisë kulturore Tabhanja
Ky projekt shënon rikthimin e Monumentit “Tabhanja” në Gjakovë, një ndërtesë historike e dëmtuar nga zjarri. Përmes restaurimit dhe rikonstruksionit profesional, struktura e drurit, fasadat dhe hapësirat e brendshme janë rikthyer në gjendjen origjinale, duke ruajtur identitetin kulturor dhe historik të objektit.
QRTK - GJAKOVË

22/01/2026

Kanë përfunduar punimet e Rikonstruimit të Monumentin "Mulliri i Cërmjanit”

Want your business to be the top-listed Government Service in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. "Ismail Qemajli" Nr. 19
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00