28/03/2026
Takimet në Zhub e Vogovë, si dhe në Bashkësinë Lokale Bishtazhin (me degët Smaq e Ujz), kaluan mjaft mirë. Prezantuam format e bashkëpunimit në nivelin më të lartë. Vazhdojmë gjithmonë me komunikim dhe bashkëpunim!
PSHDK - Gjakovë (Faqja Zyrtare)
28/03/2026
Takimet në Zhub e Vogovë, si dhe në Bashkësinë Lokale Bishtazhin (me degët Smaq e Ujz), kaluan mjaft mirë. Prezantuam format e bashkëpunimit në nivelin më të lartë. Vazhdojmë gjithmonë me komunikim dhe bashkëpunim!
22/03/2026
Sonte, në Bashkësinë Lokale Dol, me strukturat e degëve biseduam për mundësitë e përmirësimit të mirëqenies së kësaj ane në fushën e infrastrukturës dhe bujqësisë. Po ashtu, në takim pati gatishmëri që të vazhdohet me takime të tjera për bashkëpunim.
Faleminderit të gjithëve!
21/03/2026
Takim me struktura të Bashkesive lokale Novosellë e Eper dhe e ulët.
18/03/2026
Mbrëmë Kryesia e Degës së PSHDK-së në Gjakovë mbajti takim me kryetarët e degëve. Në takim u diskutua situata politike në vend, si dhe organizimi dhe koordinimi i të gjitha degëve gjatë ditëve në vijim.
17/02/2026
Të nderuar qytetarë,
Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Më 17 shkurt 2008, në Prishtinë, u shpall pavarësia e Kosova, duke kurorëzuar përpjekjen shekullore të brezave të tërë për liri, dinjitet dhe shtetësi.
Kjo ditë përfaqëson sakrificën e dëshmorëve, vizionin e intelektualëve dhe qëndresën e popullit tonë. Me respekt të thellë kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për atdheun, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e themeleve të shtetit tonë.
Si Parti Shqiptare Demokristiane, ne besojmë në vlerat e lirisë, demokracisë, solidaritetit dhe drejtësisë sociale – vlera mbi të cilat duhet të ndërtohet dhe forcohet çdo ditë Republika jonë. Pavarësia nuk është vetëm një akt historik, por një përgjegjësi e përhershme për të ndërtuar institucione të forta, për të mbrojtur familjen, për të forcuar ekonominë dhe për të garantuar dinjitet për çdo qytetar.
Le të jetë kjo ditë një moment reflektimi dhe zotimi për të punuar së bashku për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar.
Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!
14/02/2026
Urime Kryetar Morina për detyrën e Zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit!
Suksese në përgjegjësinë e re dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve.
Të dashur anëtarë, simpatizant, struktura të PSHDK-së këtu dhe në diasporë, të dashur votues dhe mbështetës të koalicionit LVV-PSHDK.
Ju njoftojmë se PSHDK është berë pjesë e Qeverisë së Republikes së Kosovês në kuader të koalicionit me Levizjen Vetëvendosje.
Shprehim falenderimin tonë institucional per Kryeministri Albin Kurti për bashkepunimin dhe për perfshirjen e PSHDK -se në pergjegjësitë qeverisëse, në funksion të realizimit të prioriteteve tona programore dhe të interesit shtetëror.
Një mirënjohje të veqantë u takon votuesëve tanë, anëtarëve, strukturave dhe sipatizueseve brënda vendit dhe në diasporë,si dhe të gjithë qytetarëve që mbeshtetën koalicionin LVV- PSHDK.
PSHDK do të mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e vlerave demokratike, partneritetit të sinqertë qeverisës , integrimin e Kosovês në strukturat Euroatllatike dhe avancimit të interesit kombetar.
Me respekt,
Kryesia e PSHDK-së.
31/12/2025
Gëzuar Viti i Ri 2026 ✨
qoftë vit i suksesit, mirëqenjes, paqës dhe arritjeve. Bekim e shëndet në familjet tuaja! 🥂🎄
29/12/2025
Të nderuar struktura dhe aktivistë të PSHDK-së,
Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë për angazhimin tuaj në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke përkrahur fuqishëm koalicionin LVV–PSHDK.
Me angazhimin tuaj kemi ruajtur forcën tonë politike në komunë, veçanërisht në bastionet tona në Bishtazhin, Dol, Brekoc, Bec, si dhe kemi shënuar rritje të shtuar në Bashkësinë Lokale Novosellë dhe Doblibarë. Pra, kush e njeh më mirë elektoratin demokristian: ne apo ata që na mashtruan ndër vite, duke dëshiruar ta shuajnë dhe ta copëtojnë PSHDK-në, e që tani vetë kanë ardhur në fund të ekzistencës së tyre politike?
Ne nuk ndalemi me kaq; do të vazhdojmë fuqishëm me punë të mira.
Urime PSHDK–LVV për fitoren e madhe në Gjakovë dhe Kosovë.
26/12/2025
Sonte na priti Novosella në mbështetje të kualicionit LVV-PSHDK të gjithë të bashkuar drejt suksesit të përbashkët.
Voto 116✅
✅ 1 ✅15 ✅89
23/12/2025
Gati për fitoren e madhe të kualicionit LVV-PSHDK 116✅
Zef Morina 15✅
Majlinda Nushi 89✅
22/12/2025
21/12/2025
Të nderuar demokristianë, sonte në Dol, Pjetërshan dhe Bishtazhin, koalicioni LVV–PSHDK ka prezantuar programin zgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në këto tubime pati diskutime me rëndësi dhe u fol edhe për përkrahjen dhe diversitetin politik, i cili në demokraci është shumë domethënës. Suksese në zgjedhje.
-PSHDK-116 ✅