UDK - Unioni Demokratik i Kosovës

UDK - Unioni Demokratik i Kosovës

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from UDK - Unioni Demokratik i Kosovës, Political Party, Gjakova.

03/08/2025

🇽🇰🤝🌍
Gjakova nuk është e plotë pa Diasporën.

Mërgata jonë nuk është larg. Ajo është këtu, në zemrat tona, në çdo shtëpi të Gjakovës, në çdo kujtim dhe në çdo të ardhme që e ndërtojmë bashkë.

Unë vetë vij nga Diaspora dhe e ndjej thellë lidhjen, mallin, përkushtimin, por edhe vështirësitë që i ka kaluar secili nga ju. Prandaj, në vizionin tonë për Gjakovën e së nesërmes, ju nuk jeni vetëm mysafirë verorë, por bashkëvendimmarrës, pjesë e pandashme e qytetit.

🟩 Zotohemi për më shumë se fjalë:

✔️ Do të krijojmë një Zyrë funksionale për Diasporën – jo vetëm për sezonin e pushimeve, por aktive gjatë gjithë vitit
✔️ Këshilli i Diasporës do të jetë një urë direkte mes mërgatës dhe Kryetarit të Komunës
✔️ Do të ofrojmë hapësira për përfshirje në vendimmarrje, projekte rinore, arsimore dhe kulturore
✔️ Një platformë digjitale për bashkëpunim – për të sjellë ide, përvojë dhe dije nga jashtë, direkt në vendlindje
✔️ Takime dhe forume të rregullta në Gjakovë dhe jashtë saj, që ta dëgjojmë njëri-tjetrin, pa protokolle të thata

Kjo nuk është vetëm një fushatë. Ky është një angazhim i ndershëm, sepse Gjakova që duam e ndërtojmë së bashku, me të gjithë ata që nuk e harrojnë asnjëherë prej nga vijnë.

Faleminderit që nuk keni reshtur kurrë së dhëni nga vetja për qytetin tuaj. Tash është koha që Gjakova t’ju japë vendin që e meritoni.

24/07/2025

📣 NJOFTIM ZYRTAR | UDK – Unioni Demokratik i Kosovës

Në takimin e fundit të Këshillit Inicues të UDK-së, u mor vendim historik për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale të tetorit 2025 në Komunën e Gjakovës si Iniciativë Qytetare.

Pas diskutimeve të sinqerta e bashkëpunuese me parti të vogla, UDK nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim me Iniciativen "NDRYSHE", duke harmonizuar vizionin politik, parimet dhe pozicionet e përbashkëta për një Gjakovë që meriton më shumë.

Në një vendim të përbashkët e të mbështetur nga i gjithë Këshilli Inicues i të dyja forcave politike, u arrit dakordimi që:

Meti Krasniqi të jetë kandidati zyrtar për Kryetar të Komunës së Gjakovës.

Z. Krasniqi është zëri i një brezi të ri, me përvojë në diasporë, me vizion modern dhe me zemër të rrënjosur thellë në vlerat qytetare, familjare dhe kombëtare.

Gjakova ka nevojë për ndryshim të vërtetë. Pa retorikë boshe, pa interesa personale mbi interesin e qytetarit.

UDK dhe NDRYSHE bashkojnë forcat për një qeverisje ndryshe, me duar të pastra, me zemër të hapur dhe me vizion të qart.

Bashkë për Gjakovën. Bashkë për qytetarin. Bashkë për ndryshim.

Want your business to be the top-listed Government Service in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address

Gjakova