22/04/2026
NJOFTIM
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se nesër gjatë ditës me fillim nga ora 08:00 datë 22.04.2026 do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijës në fshatin Glloboçicë të Komunës së Kaçanikut.
Ndërprerja e ujësjellësit vjen për arsyje të disa punimeve të cilat janë duke u bërë në rrjetin kryesor nga ku furnizohen me ujësjellës edhe konsumatorët e këtij fshati.
Ekipet tona po punojnë në sanimin e defektit me qëllim që furnizimi me ujë të pijes të kthehet nesër me fillim nga ora 14:00.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tֻë zonës!
KRU “Bifurkacioni” Sh.A
22.04.2026
15/04/2026
✨ FLIJA me porosi – e freskët dhe e përgatitur me kujdes.
Shije tradicionale, e butë dhe e shijshme, gati për çdo rast.
Ideale për familje, mysafirë apo evente.
📍 Glloboçicë
📞 +383 45 652 419
Na kontakto dhe porosit në kohë 🤍
14/04/2026
Sot, në shtëpinë tonë të vjetër, komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së z.Azem Syla vendosi një pllakë përkujtimore, e cila dëshmon se kjo shtëpi ka shërbyer si bazë gjatë luftës.
Në këtë vatër kanë qëndruar dhe janë strehuar ushtarë dhe figura të rëndësishme, në kohë kur po hidheshin hapat e parë dhe po merrte formë organizimi i UÇK-së.
Kjo pllakë është një nderim për kontributin e hershëm të babait tim, i cili, në ato ditë vendimtare, hapi dyert e shtëpisë për një kauzë më të madhe se vetja.
Një dëshmi e gjallë e historisë që duhet ruajtur dhe kujtuar gjithmonë.
Krenare për rrënjët e mia.
Kaltrina Luma, e bija e heroit Avdylgafurr Luma✍️
11/04/2026
LAJMËRIM
Njoftohen të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe stafi i shkollës sonë se me rastin e Ditës së Shkollës dhe përvjetorit të lindjes së heroit tonë Avdilgafurr Luma, në ambientet e shtëpisë së kulturës do të mbahet një manifestim festiv.
Në kuadër të këtij manifestimi, nxënësit kanë përgatitur një program të pasur artistik me recitime, këngë dhe aktivitete të tjera kulturore, në nderim të figurës së heroit dhe vlerave që ai përfaqëson.
Ftohen të gjithë që të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë e këtij organizimi të veçantë.
Data: 14.04.2026
Dita: e martë
Ora: 11:00
Vendi: SHFMU “Gafurr Luma” Glloboçicë
30/03/2026
“Në përvjetorin e parë të rënies së heroit Muhamet Lika, ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetet përkujtimore më 1 Prill. Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së tij.”
18/03/2026
Per studentet e fshatit tone, APLIKONI!
PËR STUDENTËT! 🎓
Të dashur studentë,
Forumi Rinor - Glloboçicë fton të gjithë studentët të aplikojnë për te përfituar nga ndihma financiare përmes donatorëve tanë, në muajin e bekuar te Ramazanit.
Plotësoni të dhënat tuaja (Emri, Drejtimi, Kontakti) përmes formës zyrtare në Google Form:
🔗Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc93WD13Dq5SUB8F23QaFF6M_KxdAujgluYCnuKIRPpSjit9A/viewform?usp=publish-editor
Suksese!
16/03/2026
O Allah,
udhëzoji të rinjtë tanë në rrugën e drejtë,
mbushi zemrat e tyre me iman,
falju dituri, durim dhe sukses në jetë.
Amin🤲
16/03/2026
Ndihmo studentët e fshatit tonë!
🎓 Dhuro VITRAT për STUDENTËT!
Dija mbetet çelësi i zhvillimit të një shoqërie dhe rruga drejt një të ardhmeje më të mirë. Duke mbështetur studentët në rrugëtimin e tyre arsimor, ne po investojmë drejtpërdrejt në të ardhmen e shoqërisë sonë. Çdo ndihmë për ta është një hap drejt përhapjes së dijes, zhvillimit dhe krijimit të mundësive më të mëdha për brezat e rinj.
Ftojmë secilin që ka mundësi dhe dëshirë të ndihmojë, duke ofruar vitra për studentët e fshatit tonë, të na kontaktojë.
Sot ndihmojmë një student, nesër ndërtojmë një shoqëri më të mirë. ❤️