10/03/2026
Merr pjesë ndero dëshmorët e kombit Mehdi e Sylejman Bytyqi
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Heroi i Kombit - Abedin Bujupi, Armed forces, Arllat, Glogovac.
10/03/2026
Merr pjesë ndero dëshmorët e kombit Mehdi e Sylejman Bytyqi
18/02/2026
Ftesë për vajzat e reja ( KFF Feronikeli )
Ftesë për vajzat e reja
A e don futbollin?
A ke ëndërr të bëhesh futbolliste?
Klubi i Futbollit për Femra KFF Feronikeli fton të gjitha vajzat e moshës 13 - 14 vjeç dhe më të mëdha që kanë dëshirë dhe talent për futboll, të bëhen pjesë e grumbullimit të talenteve të reja.
Ky është një rast i mirë për ju që:
• Të tregoni talentin tuaj
• Të stërviteni me trajnerë profesional
• Të bëheni pjesë e një klubi serioz
• Të zhvilloheni dhe të ndiqni ëndrrën tuaj në futboll
Nuk ka rëndësi nëse keni luajtur më parë në klub apo vetëm me shoqe – mjafton dëshira dhe vullneti!
Për informata dhe regjistrim:
Tel: +383 49 545 443 +383 49 851 656
E ardhmja e futbollit të femrave mund të jesh TI!
Ejani dhe bëhuni pjesë e familjes sonë!
KFF Feronikeli
30/12/2025
Të dashur bashkëvendas, mërgimtarë, sportistë dhe sportdashës,
Ekipa jonë e zemrës KF Abedin&Bashkim Bujupi ka shkruar një tjetër faqe suksesi, duke arritur deri në gjysmëfinale të Prishtina Tournament, pasi ka fituar të gjitha ndeshjet paraprake me rezultate të thella dhe lojëra shumë të bukura, plot pasion dhe përkushtim.
📍 Sonte, duke filluar nga ora 18:40, në Pallatin e Rinisë, zhvillohet gjysmëfinalja:
KF Abedin&Bashkim Bujupi 🆚 Ring Mall
Prandaj, të dashur bashkëvendas, mërgimtarë, sportistë e sportdashës, mos mungoni sonte!
Ejani dhe përkrahni ekipin e zemrës, ta mbushim sallën me zë, emocion dhe krenari. Jemi në prag të festave e le ta bëjmë festën edhe më madhështore, duke e kurorëzuar këtë rrugëtim me trofeun e Prishtina Tournament.
Vazhdojmë fuqishëm, bashkë deri në fund🏅🏆
13/12/2025
Të dashur bashkëvendës dhe dashamirë të sportit,
Në St. Gallen të Zvicrës po zhvillohet turniri i futbollit të vogël “Roha Eagles Cup 2025”, një ngjarje që po mbledh rreth vetes sportistë, bashkëvendës dhe zemra shqiptare nga vende të ndryshme.
Me krenari të madhe, pjesë e këtij turneu është edhe ekipa jonë KF Bashkim Bujupi, e përfaqësuar nga Sabit Bujupi. Sonte u zhvillua ndeshja e parë, ku djemtë tanë treguan zemër, sakrificë dhe unitet, duke shënuar fitore me rezultat 2:1 dhe duke e nisur turneun me këmbë të mbarë.
Përkrahja nuk mungoi. Shumë bashkëvendës kishin udhëtuar nga qytete e shtete të ndryshme për të qenë pranë ekipës sonë, duke dëshmuar edhe një herë se sporti na bashkon dhe na mban afër njëri-tjetrit, kudo që jemi.
Suksese në vazhdim dhe faleminderit të gjithë atyre që me zemër e shpirt qëndrojnë pranë ekipës sonë ⚽❤️
Vahzdojmë fuqishëm
04/12/2025
🏆 TURNIRI “5 MARTIRËT E FSHATIT RAKOSH DHE UÇË” 🏆
⚽ Futboll i vogël (4+1)
📅 Fillon më: 22.12.2025
🕔 Ora: 20:00
📍 Fusha “IBOS” – Istog
Në nderim të Tahir Jahajt, Isuf Haxhijajt, Nexhmedin Kajtazajt, Fehmi Demirajt dhe Gani Feratajt, po organizohet një turnir tradicional futbolli që bashkon sportin, respektin dhe kujtimin për dëshmorët e fshatit Rakosh dhe Uçë.
💰 Çmimet:
🥇 Vendi i parë – 3000 € + kupë + medalje
🥈 Vendi i dytë – 1000 € + kupë + medalje
⭐ Lojtari më i mirë / Portieri më i mirë
🎥 Shorti LIVE në Facebook – Radio West më 21.12.2025, ora 20:00
🎖 Finalja dhe ceremonia përmbyllëse më 03.01.2026, duke filluar nga ora 19:00
💵 Pjesëmarrja: 50 € për ekip
📅 Paraqitjet: çdo ditë nga 12.11.2025 tek Këshilli Organizativ
📞 Për paraqitje:
➡️ +383 44 493 601
➡️ +383 49 425 707
➡️ +383 49 797 388
23/10/2025
Merr pjesë dhe ndero martirët e fshatrave Rakosh dhe Uçë.
Kujto sakrificën, ndero lirinë!
22/07/2025
Merr pjesë, ndero Martiret e fshatit Qylagë!
Unë jam Abedin Bujupi.
Nuk jam më mes jush… por nuk kam ikur kurrë.
Jam kujtim. Jam zëri që nuk hesht. Jam amaneti që nuk harrohet.
Nuk e zgjodha unë të bëhem dëshmor.
Por kur Atdheu më thirri, nuk ndenja duarkryq.
U ngrita. Fola. Luftova.
U bëra mur që të mos na fshijë koha.
Nuk luftova për emër. As për lavdi.
Luftova që fëmijët tanë ta mësojnë të vërtetën, jo në heshtje.
Që gjuha shqipe të mos përkulej më nga frika.
Kur shkelni këtë fushë… po shkelni mbi një ëndërr që ne nuk e pamë të bëhet realitet.
Kur vraponi… jeni më të lirë se ne dikur.
Mos më kujtoni vetëm me lule.
Më kujtoni me jetë.
Me drejtësi. Me flamurin që nuk bie.
Sepse kur të dëgjoni britmën e fitores…
është zëri im.
Zëri i UÇK-së që s’do të pushojë kurrë.
Faleminderit nga ♥️ për të Gjithë Sponsorët! 🙏
Turniri tradicional “Heroi i Kombit Abedin Bujupi” nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen tuaj të paçmuar.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë sponsorët që qëndruan pranë nesh, që besuan në këtë ngjarje dhe kontribuuan për ta bërë këtë edicion kaq të suksesshëm dhe madhështor.
Mbështetja juaj është më shumë se financiare është besim, është përkushtim ndaj sportit, ndaj të rinjve dhe ndaj vlerave kombëtare.
Ju jeni pjesë e këtij suksesi.
Me respekt dhe mirënjohje,
Organizatorët e Turnirit
“Heroi i Kombit Abedin Bujupi”
06/07/2025
📸 FOTOGALERI NGA NATA FINALE 2 📸
Disa momente të paharruara nga nata magjike e finales së Turnirit Tradicional "Heroi i Kombit – Abedin Bujupi".
🙏 Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e këtij rrugëtimi dhe që e bëtë këtë natë kaq të veçantë!
06/07/2025
📸 FOTOGALERI NGA NATA FINALE 📸
Disa momente të paharruara nga nata magjike e finales së Turnirit Tradicional "Heroi i Kombit – Abedin Bujupi".
Atmosferë elektrizuese, emocione të forta, gola spektakolarë dhe një publik i mrekullueshëm që e bëri këtë mbrëmje të paharrueshme!
🙏 Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e këtij rrugëtimi dhe që e bëtë këtë natë kaq të veçantë!
05/07/2025
🎉 Momente Emocioni dhe Sinqeriteti nga Loja Shpërblyese! 🎉
Turniri “Heroi i Kombit – Abedin Bujupi” nuk ishte vetëm sport, por edhe bashkim zemrash, pasion për lojën dhe dashuri për kujtimin. Në kuadër të kësaj atmosfere të jashtëzakonshme, zhvilluam një lojë shpërblyese ku kërkuam parashikimin e finales dhe fituesit.
🔥 Me zemër plot ju njoftojmë se këta janë 3 pjesëmarrësit që e goditën saktë:
🥇 Vesel Ramaj – 100€
🥈 Agon Bujupi – 50€
🥉 Bleron Krasniqi – 50€
👏 Ju falenderojmë për pasionin, përkrahjen dhe për shpirtin e bukur që e keni sjellë në këtë edicion të paharrueshëm.
📞 Fituesit të kontaktojnë në: 045 691 183
🗓 Shpërblimet mund të tërhiqen të martën
Faleminderit nga zemra për gjithçka që dhatë në këtë turnir në fushë, në tribuna e në komente!
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |
| Saturday | 09:00 - 17:00 |
| Sunday | 09:00 - 17:00 |