30/09/2021
Keshilli integrues
Këshilli...
Mirëpret në gjirin e vetë të gjithë ata intelektual që ndajnë të njëjtat pikpa
30/09/2021
30/01/2021
09/11/2020
Ne jemi Shqiptar
14/08/2020
LETËR PROTESTE KUNDËR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS ZOTIT AVDULLA HOTI.
I nderuar z.Avdulla Hoti Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Me keqardhje të madhe u informuam se ju me propozim të përfaqësuesve të pakicës fallco Egjiptjane në parlament keni ligjëruar datën 24 Qershor si ditë memoriale të këtij komuniteti fallco!
Siç kemi vënë në dijeni në vazhdimësi opinionin publik kjo etni, pra Egjiptjane, është fallco e shpikur nga Miloshçeviçi dhe ju shumë lehtë nga sherbimet e specializuar të Kosovës mund të merni informacion për këtë çështje nëse nuk e shihni të udhës të besoni fjalët tona ; ashtu siç është fallco edhe etnia Ashkali. Këta njerëz, të cilëve u përkasim edhe ne janë shqiptarë, shqiptarë me ngjyrë. Këtë e thonë faktet historike, pyetni akademikët e Kosovës!
I nderuar Kryeministër!
Ne protestojmë me gjithë fuqinë e shpirtit, mendjes, dhe gjithçkaje tonën kundër këtij akti tuaj tejet në dobi të politikës së ditës në Kosovë dhe anti të vërtetës sonë historike dhe kulturore!
Festa jonë është 28 Nëndori, flamuri ynë është ai kuq e zi të cilin e kemi larë me lumenj gjaku!
Ndaluni z.Kryeministër!
Ne e dimë veçantinë e krijimit të shtetit të Kosovës ndaj nuk po u kërkojmë ti shpallni këto etni të paligjshme. Me përfundimin e afatit ligjor të paketës Ahtisari kjo do jetë kryefjala jonë! Siç është sot në Shqipëri e kudo!
I nderuar z.Kryeministër!
Ndaleni këtë marrëzi që rrethanat ua kanë prurë në tavolinë për t'u bërë p*s! Ju nuk keni lidhje me këtë histori tragjike që na ka ndodhur dhe po na ndodh ne shqiptarëve me ngjyrë në Ballkan, vetëm për shkak të ngjyrës!
Ndaluni zotëri Kryeministër në emër të zotit! Në emër të vuajtjeve tona, në emer të kalvarit të tragjedive tona për shkak të racizmit, të mospranimit,të përbuzjes historistorike!
Ne e ndiejmë veten të fyer nga ky akt dhe ju garantojmë që jo vetëm kjo datë nuk do pranohet si e tillë nga populli ynë, por në të ardhmen tonë politike, (sepse u garantojmë shumë shpejt do i marrim vetë në dorë fatet tona politike),ne do ta shpallim ditën e turpit kombëtar!
NDALUNI ZOTI HOTI,
EDHE NË EMËR TË GJAKUT QË KEMI DERDHUR PËR LIRINË E SHQIPTARISË NË SHEKUJ!
STOP DISKRIMINIMIT TË SHQIPTARËVE ME NGJYRË!
EDHE PSE NE JEMI TË BINDUR SE ASGJË NUK NDRYSHON,AQ SA JEMI TË BINDUR SE:
AS LIQENI RADONICËS,
AS AI VASILIEVËS
NUK NUK MUND TË BËHEN DETE
PO U HODHËT JU
NGA NJË LUGË ME KRIPË!
IDRIZ BRAHIMAJ
N/KRYETAR I KËSHILLIT INTEGRUES
SHKOMBETARIZIM DO TE THOTE VETVRARJE E QELLIMSHME!
Shkombetarizimi dhe kalimi prej kombit ne pakica apo etni fallco qe te krijon armiku per qellime te caktuara,nuk ka si te quhet tjeter pervec me fjalen krim i pramenduar me pare,i projektuar,e i vizatuar me vija te holla dhe i sterholluar mire e mire per arritjen e qellimeve individuale dhe grupore te tyre,ne kete rast Millosheviqi dhe regjimi i tij.Pra duke e ditur se me nje guri vret dy zogje perveshi lleret dhe iu pervesh punes dukr krijuar keshtu dy etni fallco si egjiptianizmin dhe hashkalizmin.Per kete,ishte i vetedijshem se,projekti i tij do te gjente perkrahje edhe nga disa shqipfoles qe,edhe atehere edhe sot,edhe kur shohin endrra,ata i shohin serbisht.Per ti dalur ne ball dhe per ta quar perpara kete projekt duhej gjetur njerezit dhe keta njerez nuk ishte veshtire ti gjeje sepse te tille kishte sa ti haje dreiqi.
Ne vitet e 80-ta,pas vdekjes se Titos,demostratat e 81-sh*t, ia futen ujin nen bythe socializmit ane e kend botes e sidomos federates artificiale jugosllave.Te gjitha republikat shpallen mvetesine e tyre dhe u ndane nga Serbia duke e lene pa perkrhjen e tyre kunder seperatisteve shqiptare si i quante ajo ata.Andaj te gjithe arsenalin e saj qe kishte Serbia,e drejtoj drejte Kosves dhe shqiptareve te rreshtuar nen flamurin e dr.Rugoves qe po udhehiqte filozofine e Mahatma Ganit deri sa durimi(sabri beri sabrrrrr) i tij mori fund dhe ne skene doli UCK-ja qe ne fund gjeti perkrahjen e paktit te veriut dhe pas bombardimit te forcave serbe dhe largimi i tyre me dhune Kosova shpalli pavaresine e cale me fusnote e me asosacion komunash serbe.
Pra Millosheveqi dhe klika e tij, qe ne vitet e 80-ta,bashke me ndihmen e shqiptareve te ‘’ndershem’’nga bindja e tyre se,guri i hedhur nga ai vret dy zogje,krijoi etnite fallco:egjiptianizmin dhe hashkalizmin te cilave do ti bashkangjitej edhe etnia e trete,ajo e romeve.Me kete,ai donte te krijonte percarje mes tyre dhe shqptreve po edhe ne mes te vet ketyre tri etnive dhe ia arriten qellimeve te tyre.Percaj e sundo.
U gjeten edhe njerezit e duhur sepse kishte sa ti haje dreq siq,e kam cekur me larte.Dasma filloi ne Maqedoni e nusja ne Kosove.Dolen siq,dolen etnite fallco,dolen edhe pseudoshkencetare dhe te tjere qe nuk mund te shkeputeshin nga endrrat e tyre per socializmin dhe Serbine e madhe ku,me tezat e tyre te pa verteta,ndihmuan ne kete drejtim.Millosheviqi si iniciaor po hudhte barot ne zjarr sa munte me te dyja duarte.Ne nje kohe shume te pa pershtatshme,dhe kur shqiptaret ishin te shtrire per t**e,arriti ta ule numrin e tyre dhe ne dy etnite fallco qe ishin nje,futen percarje mes tyre.
Duke e lene etnine e trete,ate te romeve,anash,sepse ajo dallon si dita me nate,me fallco etnite nga se kane gjuhen e tyre,veshjen e tyre,historine dhe kulturen e tyre si,edhe doket e zakonet e e trasheguara e te ruajtura prej atje ka kane ardhur.Fallco etnite me shume me fajin e tyre,se te tjereve,u vecuan nga shqiptaret ku, edhe sot e kesaj dite,jetojne me shume ne banesa kolektive ne kushte te papara dhe te varfer deri ne skajshmeri,me shume pa buke se me buke,me shume pa uje se me te,me shume pa rryme se me rryme,nga se qeveritaret te habitur pas interesave te veta personale a partiake kane harruar familiaret e vet e lere me te tjeret.Ata luftojne per e xhepat e tyre,per milionat e fituar me djersen e te tjereve kane te deponuar neper bankat jashte shtetit te tyre duke mos e kthyer koken as nga femijet e shokeve te tyre thua se ata rane ne fushen e lirise vec per xhepat dhe ineteresat e tyre.
Edhe keto dy fallcoetni qe perfaqesohen ne parlament me tre kater deputete,te tillet nuk e qajne forte koken per ata te cilet ngrehin kolicat me barke tere diten neper qytetet e tyre,per cigaresh*tesit qe bredhin rrugeve me tre kater kutia cigaresh ne duar duke lutur zoterinjte qe te blejne cigare nga ata,per ata qe tere diten kalojne ne deponite e hedhurinave per te mbledhur teneqe vetem per nje kafshate goje dhe per ilacet e prinderve,vellazerve e motrave te tyre qe lenojne nga semurje te ndryshme,per ata qe u bijen krihete ne t**e duke punuar argat dite qe nga lodhja s’mund ta hajne as darken.Ata interesohen per xhepat e tyre dhe si te blejne troje e te ndertojne shtepi luksoze.Ata i vizitojne votuesit e vet vetem ne kohe zgjedhjesh per te kerkuar voten e tyre e duke u premtuar ne permiresimin e kushteve ekonomike,jetese me te pasur e punesim neper afariste qe nuk mund te punesojne as te afermit e tyre se lere me te tjeret.
Ja keshtu keto dy pseudoetnitete kane mbetur te ndara e te lincuara nga bashkekombasit vet shqipetare duke qene te mashtruar nga pseudoshkencetare dhe deputete qe punojne per intersa te te tjereve.Me vetedije ose pa te,me vetedeshire,besa disa te shtyre nga varferia e skajshme,sepse varfeia te con ne dere te armikut,u vetevra sepse s’ke si e quan ndryshe vec vetevrarje dhe veteshkombetarizim.Dhe kur u themi ne bashkohuni me Keshillin inetegrues sepse ky eshte shpetimi,ky eshte qe te kthen ne kombin qe me vetedeshire je ndare nga ai, ata,pseudoshkenctaret dhe deputet,na ironizojne,na nencmojne,na perqeshin dhe behen pengese ne rrugen e drejte te keshillit.Shkombetarizimi do te thote vetevrarje e qellimshme.
RAMADAN ADEMAJ
Mungesa e emrit
në pllakën përkujtimore
në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës Jugore të vajzës pesëvjeçare për arsye raciste është turp.Është fallcifikim i historisë! Është krim!
Ajo quhet ELIZABETA HASANI.
Ata që nuk i kanë shkruar emrin vogëlushes fatkeqe në pllakën përkujtimore kanë shkruar emrin e tyre në turpin e historisë!
Racizmi barbar nuk njeh limite!
Ndaj dhe ky komb nuk njeh përparim!
BASHKOHUNI KËSHILLIT INTEGRUES
Të dashur miq
Milingonat bëjnë një punë të mrekullueshme duke mos e penguar njëra - tjetren. Të bashkuara arrijnë të mbijetojnë në qdo vend dhe në qdo kohë. Ato janë si uji që pika-pika mbushin përrojet e lumenjtë, detrat dhe oqeanet, të cilët pastaj i japin jetë botës bimore, shtazore dhe njerëzore.
Thuhet se delja që lëshon kopenë e vetmuar, humbet dhe asgjësohet. Kështu ndodhë edhe më familjet që largohen nga fiset dhe aleanca fisnore, gjegjësisht Kombi.
Kombi nuk dallon ngjyrë, territore apo religjione. Vetëm në kuadër të kombit mundemi ti mbijetojmë sakrificave të shumta në përditshmëri. Po të veprojmë edhe ne si milingonat, të bashkuar do të bëhemi më të fortë, duke mos penguar njëri-tjetrin drejtë bashkimit me shqipëtarinë. Mendojmë se të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, përpos serbëve dhe romëve, u takojnë fiseve pellazgo-iliro-shqiptare historikisht dhe shkencëtarisht.
Këshilli Integrues e ka të qartë dhe është i bindur për këto realitete por
besojmë se edhe akademikët shqiptarë në të ardhmen e afërt do informojnë publikun e gjërë lidhur më këto të vërteta të pamohushme!
Prandaj, lutemi që të mos pengohemi nga vetëvetja me vetëdije të caktuar për interesa vetjake apo grupore duke fallcifikuar dhe shtrembëruar faktet historike me hamendje, duke ëndërruar zgjuar.
Disa personalitete aludojnë pareshtur dhe me mendjemadhësi se këto komunitete apo etni kulturore, nuk u takojnë shqipëtarisë.
Indiferenca e tyre është jetëshkurtër.
Pa traditë, pa gjuhë dhe kulturë, pa histori dhe territorë të kufizuar nuk ka kombë.
Ne, të gjitha i kemi në Kosovë e Shqipëri për shqipëtari.
Bashkohuni KËSHILLIT INTEGRUES, sepse bashkimi bën fuqinë.
I juaj Qelë Kika.
01/08/2020
NJOFTIM
Sot më datën 01:08:2020 Këshilli Integrues me unanimitet zgjodhi në funksionin e zv.kryetarit të Këshillit Integrues zotin Idriz Brahimaj. Të gjithë antarët e K.I i urojnë zotit Brahimaj suksese në detyrën e re dhe shumë të vështirë. Lufta e tij 35- vjeçare kundër shkombtarizimit e ka kalitur me aftësitë dhe durimin e duhur për ta përmbushur me sukses detyrën e tij.Suksese vëllai ynë! Të gjithë së bashku do ja dalim!
Këshilli Integrues
VËLLEZËR SË SHPEJTI DO JEMI ATY!
Në Kosovë ka dy deputet egjiptjan fallco,ka edhe një deputet ashkali fallco,...ka në kualicion me qeverinë edhe zv.ministra, ka...dreqi e di çtjetër!
Ka edhe një popull shqiptar me ngjyrë që lëngon nën racizëm, bulizëm, mjerim,etj...etj në getot e Kosovës por edhe më shumë.
Qeveria Hoti i di këto gjëra apo s'ka pse ti dijë!
Se mos e pyeti njeri,
Se mos i kërkoi njeri llogari!
Populli i çoroditur, i hallakatur, s'ka se si ta bëjë. Më një krah etnitë fallco, më një krah qeveria, në të gjitha anët Serbia...e mbytën me mashtrime, premtime, prapakthime, si kurrë më parë e më pas!
KUSH DO E BËJË?!!!!
Këta etnikët fallco matrapazë e inferiorë qe puthin çdo dorë që u jep atë që s'u takon???
Ka ardhur koha në Kosovë të flasi populli ynë, SHQIPTARËT ME NGJYRË.
Të kërkojë siç kërkohen të drejtat e tij!
Me dinjitet, profesionalizëm, shqiptarizëm!
Këshilli Integrues për këtë është ngritur, për këtë do të luftojë me gjithë fuqinë e shpirtit dhe mendjes së tij!
Vëllezër!
Se shpejti do të jemi aty!
Jo për pazare, as për poste,
Për lirinë dhe të drejtat tona!
Koha të pranojmë vehten,
Dhe t'u imponohemi të tjerëve,
Me fuqinë e të vërtetës dhe me ndihmën e zotit!
Click here to claim your Sponsored Listing.
