Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Junik
Faqja zyrtare e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Junik
01/06/2026
Të dashur qytetarë, ju faleminderit për mbështetjen tuaj që nuk ndalet kurrë. Jam i nderuar me shikueshmërinë rekord sonte. Më 7 qershor, le ta bëjmë fitoren e re me rekord të ri, për një shtet për krejt.
Tash jemi kthy te populli. Populli e shuton topin me 7 qershor.
31/05/2026
Sonte jam i ftuar në Kanal10 prej orës 21:00.
Ju ftoj të më ndiqni!
28/05/2026
Nezir Kraki është ligjërues i shkencave politike në Institut d'études politiques de Fontainebleau, pranë universitetit publik francez Université Paris-Est Créteil ku u angazhua në vitin 2016. Paralelisht me punën në universitet, gjatë dhjetë viteve të fundit, Nezir Kraki ka mbajtur pozita të larta drejtuese edhe në sektorin e arsimit të lartë privat në Francë, si drejtor i studimeve dhe drejtor pedagogjik për mbi 15 mijë studentë.
Nezir Kraki ka studiuar letërsi franceze dhe shkenca politike, fillimisht në Prishtinë, e më pas në Paris, ku ka përfunduar studimet master dhe doktoraturën. Kërkimet e tij doktorale i ka kushtuar procesit të
pavarësimit të Kosovës, në aspektin historik dhe politik të tij. Në vitin 2016, ai ka qenë në Stanford Business School pranë Universitetin Stanford në Kaliforni, ku ka ndjekur programin specializues në vendimmarrje strategjike (Strategic Decision).
Ndërkohë, pavarësisht largësisë, Nezir Kraki është dalluar për angazhim aktiv në çështjet shqiptare, me theks të veçantë Kosovën. Në vitet 2015–2016, ai ka qenë Këshilltar i Lartë për politikën e jashtme
rajonale (çështjet shqiptare) pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Prej më shumë se 10 vitesh, ai është i pranishëm në media dhe në opinionin publik me analiza të mprehta mbi çështjet sociale dhe politike që prekin rajonin dhe Kosovën, duke mbrojtur dhe promovuar rëndësinë e interesit të
përgjithshëm në demokraci.
Nezir Kraki ishte deputet i zgjedhur në legjislaturat IX dhe X të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
28/05/2026
SOT!
Në vitin 2010, LVV hyri zyrtarisht në garë politike në Junik e krejt Kosovë, ndërsa, më 28 dhjetor 2025, për herë të parë dolëm subjekti i parë në Junik.
Jo vetëm kaq, dolëm subjekti më i votuar ndonjëherë në Junik në zgjedhje nacionale me mbi 1100 vota.
Kjo nuk erdhi rastësisht. Erdhi sepse qytetarët e Junikut, rinia, familjet dhe mërgata po kërkojnë dinjitet, zhvillim dhe shtet.
E dje, në Odë të Junikut, e kishim edhe Kryeministrin Kurti, për çka e falënderojmë shumë për kohën dhe vëmendjen ndaj halleve tona si komunitet e komunë!
Më 7 qershor ju ftoj që, sikurse me 28 dhjetor, krejt bashkë ta votojmë numrin 116 dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Kryeministri Kurti në Junik 🫶🏼
ME FAT KURBAN BAJRAMI!
Lëvizja VETËVENDOSJE! uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, për festën e Kurban Bajramin!
Kurban Bajrami kujton sakrificën dhe solidaritetin, si dhe jep mesazhin te mbarë njerëzimi që asnjëherë të mos heqim dorë nga idealet e mira dhe të shëndosha që ndjekim dhe përherë t'i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, e veçanërisht atyre që kanë më së shumti nevojë.
Kurban Bajrami si ngjarje pra na sjell në vëmendje mësimin e vlefshëm që përgjatë rrugëtimit të një individi ose kolektivi drejt së mirës shpeshherë duhen bërë sakrifica të cilat më lehtë dhe më drejtë i kalojmë nëse i japim krahun tjetrit dhe kujdesemi që askush të mos mbetet mbrapa.
Urojmë për shëndet, mbarësi e çdo të mirë për secilin!
Me fat Kurban Bajrami!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Junik
51050
