16/02/2026
Në një akt të veçantë, profesoresha Sevdije Shehu ka dhuruar dy tri libra me vlera të çmuara për studentët dhe dashamirësit e dijes.
Libra që profesoresha Sevdije Shehu ka botuar dhe dhuruar, përmbajnë pasuri informacioni dhe mësimesh të vlefshme,
Faleminderit profesoreshë Sevdije për këtë kontribut të vyer !
12/02/2026
Sot, nxënësit e klasës së parë ,të shkollës fillore
„ 7 Shtatori“ nga Begraca vizituan bibliotekën për herë të parë!
Gjatë kësaj vizite, ata mësuan se si të kërkojnë dhe të gjejnë libra, dëgjuan një histori interesante dhe u argëtuan duke bërë aktivitete kreative.
Fëmijët ishin shumë të emocionuar dhe gjetën shumë libra me figura dhe ngjyra që i pëlqyen shumë. Shpresojmë që kjo vizitë të stimulojë dashurinë për librat dhe leximin që do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës së tyre!
09/02/2026
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani “ , në kuadër të përkushtimit të saj për mbështetjen e vazhdueshme të rrjetit të bibliotekave publike dhe shkollore në nivel vendi , ka përgatitur pako dhurimi me libra të përzgjedhur .
Biblioteka jonë ka pranuar disa pako të reja me lektyra shkollore, të përshtatshme për nxënës të niveleve të ndryshme.
Ftojmë të gjithë lexuesit të vijnë t’i shfletojnë dhe t’i huazojnë këto tituj të rinj.
Ju mirëpresim në bibliotekë!
27/11/2025
Sot gjatë ditës pranuam një donacion për sallën e leximit ,një kompjuter me programe të ndryshme për studentët e fushave të ndryshme që e shfrytëzojnë këtë sallë.
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për vullnetarët nga „Shoqata Kaçaniku“ me seli në Zvicër, e cila me zemërgjerësi ka ofruar këtë donacionin për sallën e leximit.
Ky kontribut i çmuar ndihmon në krijimin e një mjedisi më të mirë dhe më të lehtë për nxënësit dhe gjithë komunitetin tonë.
Mbështetja juaj është shembull i bashkimit dhe dashurisë për vendlindjen.
Ju faleminderit për përkushtimin dhe vullnetin e mirë!
26/11/2025
Fëmijët vizituan bibliotekën me shumë gëzim. Aty panë libra të ndryshëm me ngjyra dhe figura të bukura.Nxënësit u njoftuan se si të gjenin libra ,dhe i treguam per punen ne Bibliotekë .
Fëmijët u kënaqën, mësuan gjëra të reja dhe u kthyen në shtëpi me dëshirë për të lexuar përsëri.
13/10/2025
Sot , kishim kënaqësinë të presim këtu në bibliotekë fëmijët e shkollës fillore "Jusuf Gërvalla " nga fshati Biqec ,vizitorët më të veçantë dhe më të dashur që mund të ketë një bibliotekë.
Falënderojmë drejtorin e shkollës, dhe mësimdhënësit e shkollës për vizitën në bibliotekë .
Rabie Sallahu
06/10/2025
Çdo ditë e më shumë fëmijët po regjistrohen në bibliotekë për të zbuluar botën magjike të leximit !
Nëse nuk je ende pjesë e këtij udhëtimi , eja edhe ti, regjistrohu dhe fillo aventurën tënde me libra !
21/08/2025
Në këto ditë të nxehta të muajit gusht ,studentat kan gjetë vendin e ideal për të studiuar...
Kaçanik ,2025
24/07/2025
Ag Apolloni autori i njohur Kaçanikas , një autor i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në letërsinë shqipe.
Me një stil të veçantë dhe një ndjeshmëri të thellë për temat sociale dhe njerëzore Apolloni arrin të përçojë mesazhe të fuqishme për lexuesit e tij.Nëse dëshironi të njiheni më mirë me krijimtarinë e Ag Apollonit, ju mund t’i gjeni librat e tij në bibliotekën tonë lokale, ku mund t’i lexoni dhe të eksploroni botën letrare që ai ka ndërtuar me shumë pasion dhe përkushtim.
Ag Apolloni është një figurë që vazhdon të frymëzojë brezat e rinj të shkrimtarëve, duke treguar se me pasion dhe përkushtim mund të kontribuosh në kulturën dhe letërsinë kombëtare.
Disa prej veprave më të njohura të tij që ruhen dhe mund të gjenden në bibliotekën tonë janë :
• “Zazen "
• “Ulërima e Ujkut”
• "Zomb "
• "Një fije shprese , Një fije shkrepëse "
• " Paradigma e Proteut "
• " Sandalet e Senekës "
• "Historia e një koleksionisti të syve "
21/07/2025
Dituri Neziraj autorja Kaçanikase është një autore e pasur me krijimtari kulturore, dramaturge e aktore , së fundi ajo i ka dhuruar disa nga librat e saj ,
personale për bibliotekën tonë .
Ftojmë të gjithë lexuesit e dashamirët të vizitojnë bibliotekën dhe të zbulojnë këto libra të dhuruar nga autorja .
18/07/2025
Falënderojmë autorin Isa Baftiaj për dhurimin dhe pasurimin e fondit librar , ai dhuroi disa libra në bibliotekën tonë .
Dhurimi i librave është një akt fisnik që do t’i pasurojë lexuesit e të gjitha moshave.
Me shumë respekt dhe mirënjohje
30/06/2025
Në sallën e leximit është një ambient i përshtatshëm për përqendrim dhe reflektim akademik. Studentët futen në një hapësirë të qetë ku çdo libër dhe çdo segment i dijes trajtohen me respekt...