Klubi Alpin Dardanët

Klubi Alpin Dardanët

Share

Besimi mund të lëvizë MALET...!

...And into the Forest I go, to lose my Mind and find my Soul!

Photos from Klubi Alpin Dardanët's post 19/04/2026

Shtegu i Lirisë 2026

Sot, me një ecje nga Mareci në Krilevë, përshkuam gjurmët e një beteje që mban peshën e historisë në këto anë. Në atë terren të ashpër, dikur u përballën burra që nuk u tërhoqën përballë asnjë rreziku.
Beteja e Marecit s’ishte vetëm përballje armësh, por përplasje vullneti: një anë me qëllim të pastër për liri, tjetra me forcë për ta shuar atë.

Kjo ecje ishte një rikujtim i asaj që nuk shihet me sy: sakrifica, guximi dhe vendimi për të qëndruar deri në fund. Sepse liria që duket e zakonshme sot, është ndërtuar mbi hapa shumë më të rëndë se këta që bëmë ne!

Organizimi u bë në bashkepunim me Komunën Kamenicë, OVL e UÇK-së dega Kamenicë dhe klubet e ecjeve të Anamoravës!






🇽🇰

Photos from Klubi Alpin Dardanët's post 09/04/2026

KATANA 刀剣
Koshare Brigada 138 🫡

Katana është shpata tradicionale japoneze me një teh të lakuar, me një anë prerëse, e projektuar për goditje të shpejta dhe të pastra!
Forma e lakuar e bën prerjen më efikase gjatë lëvizjes, ka balancë perfekte, kombinon shpejtësi dhe forcë, vija në teh nuk është vetëm estetikë, por tregues i diferencës së fortësisë.

Katana, kërkon teknikë të saktë, ndryshe është thjesht një copë metali e rrezikshme, lidhet me konceptin japonez të Zanshin:
vetëdije totale edhe pas goditjes.

Në alpinizëm kjo përkthehet qartë:
-Nuk mbaron ngjitja kur prek majën,
-Rreziku është më i madh në zbritje,
-Fokus i vazhdueshëm, mbijetesë.

Katana 刀剣, nuk është armë, është disiplinë, sikurse Kosharja dhe Brigada 138 “Agim Radamani”.

Ky flamur është ngritë në Malin Fuji 🇯🇵 3776m, do ti dhurohet familjes së heroit Agim Ramadani - Katana, si shenjë respekti, përulje dhe nderimi për heroizmin në Koshare dhe gjithë heronjëve të rënë për lirinë e Kosovës!


#刀剣





🇽🇰
🇦🇱

07/04/2026

Orteku në qafën e Rosit, Valbonë!

Photos from Klubi Alpin Dardanët's post 07/04/2026

Momente të bukura nga ngjitja në Qafën e Rosit, në Alpet Shqiptare, aty ku natyra nuk të fal, por të formon.

Borë e thellë, terren i ashpër dhe rreziku i ortekut na kujtuan se mali nuk është për t’u pushtuar, por për t’u respektuar. Çdo hap ishte vendim, çdo foto e shkrepur ishte nje kënaqesi ne vehte e çdo frymëmarrje përqendrim.

E megjithatë… pikërisht aty lind bukuria e vërtetë.

Mbetet të i shijojme këto bukuri që vetëm Zoti dijte të ja fal Shqipërisë.


08/02/2026

Çdo rrëshqitje, plagë apo dështim në një ngjitje është një çarje që na mëson forcën tonë.

Klubi Alpin Dardanët



Photos from Klubi Alpin Dardanët's post 07/02/2026
Photos from Klubi Alpin Dardanët's post 05/02/2026

WHY?

“Pse ecni?”, na pyesin.

Sepse ka vende ku makina nuk shkon,
ecim sepse atje lart, kur era të godet në fytyrë
dhe bora ta vështirëson frymën, jeta thjeshtohet:
ose vazhdon,
ose kthehesh.

Ecim për të parë nëse fjala që i japim vetes vlen edhe kur kushton.

Si pinguini në stuhinë e Antarktidës:🐧
nuk është hero, as i çmendur;
është i ndërtuar për kushte ku shumica dorëzohen

Kaq.







Photos from Klubi Alpin Dardanët's post 25/01/2026

Sot zhvilluam një aktivitet ditor në kuadër të “Marsh*t të Roganës”, një ecje tradicionale e organizuar nga Klubi Alpin Rogana.
Aktiviteti u karakterizua nga një organizim i mirë dhe orientim të qartë përgjatë shtigjeve malore të zonës, të cilat ofrojnë terren të përshtatshëm për ecje rekreative, alpinizëm të lehtë dhe aktivitete edukative në natyrë.

Shtigjet e Roganës përfaqësojnë një potencial real për zhvillimin e turizmit malor dhe për krijimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme ndërmjet klubeve alpine, institucioneve lokale dhe iniciativave komunitare, veçanërisht në fushën e sportit, rekreacionit dhe promovimit të natyrës.

Faleminderit klubit për mikpritjen dhe angazhimin në ruajtjen dhe promovimin e këtyre shtigjeve.



Photos from Klubi Alpin Dardanët's post 18/01/2026

Sot, Klubi Alpin Dardanët,
organizuan ecjen përkujtimore në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, e cila u mbështetë dhe financua nga DKRS Kamenicë dhe Komuna Kamenicë!👏

Kjo ecje mbahet për të nderuar veprën dhe sakrificën e heronjëve Kadri Zeka, vëllezërve Gërvalla, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.🇦🇱🇽🇰

Për Klubin Alpin Dardanët, ky organizim është tashmë viti i katër radhazi, si angazhim i qëndrueshëm për ruajtjen e kujtesës historike dhe të idealit kombëtar.

Ky aktivitet është më shumë se një ecje malore, është një akt simbolik nderimi, një përulje ndaj sakrificës dhe një dëshmi se “Flaka e Janarit” vazhdon të digjet brez pas brezi.

Kadri Zeka, vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha përfaqësojnë bërthamën e rezistencës së ndërgjegjshme kombëtare shqiptare kundër pushtimit serb. Ata nuk ishin figura simbolike të rastësishme, por veprimtarë politikë të organizuar, të përkushtuar ndaj çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

Këta heronjë nuk kërkuan përmendore. Kërkuan liri. U vranë sepse ishin të qartë, të palëkundur dhe të rrezikshëm për regjimin. Sot nderohen jo për mënyrën si ranë, por për atë që nuk e tradhtuan kurrë.

Ne, sot bëmë një ecje të vogël për të nderuar veprën madhështore të tyre!
Faleminderit klubeve pjesmarrëse!

🇦🇱 Lavdi e përjetshme Heronjve të Kombit



Komuna e Kamenicës -


11/12/2025

Urime dita Nderkombëtare e Maleve!🏔️

28/11/2025

Gëzuar Festën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit! 🇦🇱

Këtë ditë historike e festojmë me krenari kombëtare dhe me kujtimet tona alpine—ato mëngjese të ftohta në majë, kur dielli lind mbi atdhe dhe flamuri valëvitet duke na rikujtuar sakrificat e paraardhësve.
Çdo ngjitje, çdo shteg, çdo sfide mes maleve i ka sjellë klubit tonë momente uniteti, guximi dhe mirënjohjeje për flamurin dhe naturen që na rrethon.

Kjo festë është një tjetër pikënisje për përvoja të reja: maja të reja për t’u arritur, shtigje të reja për t’u eksploruar, e histori të reja për t’u ndarë.
Me të njëjtën forcë, pasion dhe respekt për flamurin, do të vazhdojmë të ngjitemi më lart—në male me te larta botërore.

Gëzuar festa!
Klubi Alpin Dardanet 🇦🇱🏔️

Photos from Klubi Alpin Dardanët's post 16/11/2025

🏃‍♂️Gjysem Maratona e Veronës 21 km! 🇮🇹

Sot anëtarë të Klubi Alpin Dardanët treguan se kur bashkohen vullneti, stërvitjet e vazhdueshme dhe forca e ekipit, rezultatet nuk mungojnë.

Në 21 km plot adrenalinë, secili prej tyre dha maksimumin, duke arritur rezultate vërtet mbresëlënëse dhe duke dëshmuar se kufijtë shtyhen vetëm kur guxon t’i sfidosh.

🏅 Krenar për ekipin, për progresin dhe për shpirtin garues që na shtyn përpara.

Njëherit kjo ngjarje i dedikohet futbollistëve të Kosovës🇽🇰 dhe të Shqipërisë🇦🇱 që janë një hap larg ëndrrës për në Botërorin e Fitbollit që mbahet në SHBA.

Faleminderit të gjithëve për energjinë, përkushtimin dhe për vendosmërinë që treguat.
Udhëtimi vazhdon dhe garat më të mira janë ende përpara! 💪

Want your business to be the top-listed Government Service in Kamenicë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address

Str. Iliria
Kamenicë
62000