PDK Kraishtë

PDK  Kraishtë

Share

Politikë

06/02/2026

Përkrahet fuqishëm marshi “Drejtësi, jo politikë”

Këshilli Organizativ i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan ka mbajtur takim në mbështetje të organizimit dhe mobilizimit të anëtarësisë, me qëllim pjesëmarrjen sa më masive në marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”.

Ky marsh është zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare, të drejtës dhe dinjitetit të atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e shenjtë, e drejtë dhe e patjetërsueshme. Ajo është themeli mbi të cilin u ndërtua shteti ynë dhe krenaria jonë kombëtare.

Sot, më shumë se kurrë, kemi obligim moral dhe kombëtar të qëndrojmë bashkë për të mbrojtur të vërtetën historike dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Ftojmë të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët që të marrin pjesë masivisht në marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt në Prishtinë.

Bashkë për drejtësi.
Bashkë për Kosovën.
Bashkë për UÇK-në.
Bashkë në marsh!

Photos from PDK - Dega Lipjan's post 10/01/2026
07/01/2026
Photos from Bedri Hamza's post 21/12/2025
17/12/2025

Mentor Ismaili synon ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Mentor Ismaili ka lindur më 27 dhjetor 1984 në Lipjan, në një familje me traditë qytetare, arsimdashëse dhe atdhetare. Ai është një profesionist i dëshmuar në fushën akademike dhe shkencore, me mbi 15 vjet përvojë në kimi, teknologji ushqimore, arsim universitar dhe kërkim shkencor.

Formimin e tij akademik e ka ndërtuar në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar si Inxhinier i Kimisë dhe Master i Shkencave Kimike. Aktualisht është kandidat për doktoraturë në Teknologji Ushqimore. Ai zotëron ekspertizë të avancuar në analizat instrumentale moderne, si dhe njohuri të thelluara mbi standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.

Që nga viti 2010, Mentor Ismaili shërben si asistent universitar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin profesional dhe shkencor të brezave të rinj. Paralelisht, ai është kërkues aktiv shkencor, autor i publikimeve ndërkombëtare dhe pjesëmarrës në mbi 25 konferenca shkencore ndërkombëtare, me studime të fokusuara në cilësinë e ushqimit, shëndetin publik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Kontributi i tij shkencor shtrihet në analizën e acideve yndyrore, ndotjen mjedisore, metalet e rënda dhe teknologjinë ushqimore, duke sjellë vlerë konkrete për sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Studimet e fundit të publikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmojnë nivelin e tij të lartë profesional dhe angazhimin ndërkombëtar.

Përveç karrierës akademike, Mentor Ismaili ka shërbyer edhe në Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ndërtuar një profil të fortë të disiplinës, integritetit dhe përgjegjësisë institucionale. Ai ka përfunduar trajnime të avancuara nga NATO dhe institucione të tjera ndërkombëtare, si dhe zotëron certifikime profesionale në fushën e sigurisë, inspektimit dhe mësimdhënies universitare.

Me përvojë ndërkombëtare, aftësi të spikatura lidershipi dhe vizion të qartë zhvillimor, Mentor Ismaili përfaqëson një zë të dijes, profesionalizmit dhe përkushtimit publik, i gatshëm për të dhënë kontribut të mëtejshëm në avancimin e arsimit, shkencës dhe interesit shoqëror në Republikën e Kosovës.

Photos from Shukri Buja 's post 16/12/2025
Want your business to be the top-listed Government Service in Lipjan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Kraishtë
Lipjan
14000