23/07/2025
Lumturije Bytyqi - Hasani: faleminderit për angazhimin, faleminderit që je pjesë e ekipit fitues!
Lumturije Bytyqi-Hasani nuk do të garojë këtë herë për Asamblenë Komunale, por është pjesë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme e ekipit tim fitues për Komunën e Lipjanit.
Me një përvojë të pasur institucionale që nga viti 2009 si këshilltare komunale, kryetare e Komitetit për Komunitete dhe anëtare e Komitetit për Politikë dhe Financa, si dhe një karrierë të gjatë profesionale në administratën komunale e shëndetësore, Lumturija është mishërim i përkushtimit dhe integritetit në shërbim të qytetarëve.
E diplomuar në Fakultetin Juridik të UP-së në drejtimin Kushtetues-Administrativ, me përgatitje në nivel master dhe e certifikuar me dhjetëra trajnime nga OSBE, MAPL, USAID, NDI dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e rolit të gruas në politikë, përfaqësimin e komuniteteve dhe zhvillimin lokal.
Me njohuri të thella juridike, aftësi të forta menaxheriale dhe administrative, si dhe përvojë konkrete në hartimin e politikave dhe buxhetit komunal, Lumturije Bytyqi-Hasani është një shtyllë e fuqishme e vizionit tonë për një qeverisje të ndershme, gjithëpërfshirëse dhe me rezultate konkrete.
Partia Demokratike e Kosovës ka qenë gjithmonë shtëpi politike e vlerave, e njerëzve profesionistë dhe e grave aktive e të përkushtuara si Lumturije Bytyqi-Hasani. Përmes platformës dhe angazhimeve të saj, PDK ka krijuar hapësirë të denjë për avancimin e grave në pozita vendimmarrëse dhe në përfaqësimin institucional, duke dëshmuar se fuqizimi i gruas është pjesë themelore e vizionit tonë për qeverisje moderne dhe progresive.
Faleminderit për gjithçka ke dhënë deri më sot për Lipjanin. Rrugëtimi ynë i përbashkët vazhdon me plot besim, përgjegjësi dhe vizion.
19/07/2025
20 vite rrugëtim në PDK – Me Shukri Bujën
Të nderuar qytetarë,
Sot, pas 20 vitesh rrugëtimi në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, ndjej nevojën të ndaj me ju një pjesë të rëndësishme të këtij udhëtimi. Isha student absolvent kur për herë të parë u kyça në politikë, në strukturat e rinisë së PDK-së në Lipjan. Në atë kohë, z. Shukri Buja ishte kryetar komune dhe një nga figurat kryesore që më motivoi të angazhohem.
Me fjalët e tij të thjeshta, por të fuqishme – “Ti duhesh të jesh zëri i rinisë së Lipjanit” – ai më dha shtytjen që më duhej për të marrë përgjegjësi publike. Ishte ai që më propozoi si nënkryetar të rinisë dhe më mbështeti fuqishëm për gjashtë vite në krye të rinisë së PDK-së në Lipjan.
Nga ai mësova si të motivoj të tjerët, si të punoj për të mirën e përbashkët dhe si të mos dorëzohem kurrë. Falë përvojës dhe mbështetjes që mora, mora përsipër me përkushtim të plotë udhëheqjen e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.
Sot, pas shumë vitesh pune dhe përkushtimi të përbashkët, ndjej se ka ardhur koha ta kthej atë mbështetje që dikur mora nga z. Buja. Si dikush që më ka qëndruar pranë dhe më ka ndihmuar të ec përpara, ndjej obligim moral dhe politik ta mbështes fuqishëm, së bashku me të gjithë qytetarët e Lipjanit.
Z. Shukri Buja, përkrah bashkëluftëtarëve të tij, ka dhënë kontribut të madh në çlirimin e Kosovës, në zhvillimin e Lipjanit, dhe tani ka vizion për forcimin e komunës dhe shtetit tonë – së bashku me mua dhe bashkëqytetarët tanë.
Për këtë dhe shumë arsye të tjera, e konsideroj nder dhe kënaqësi të qëndroj përkrah tij.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Prof. Dr. Hyzer Rizani
18/07/2025
Me qetësi, me mirësjellje e me besim – të gjithë me Ne, me PDK-në.
Bekim Kozhani, dikur pjesë e listës garuese të LDK-së, dhe ky është shembulli më i mirë që tregon pse ky pushtet është në ikje. Pabarazia, mungesa e meritokracisë dhe injoranca janë tri parimet që e përshkruajnë këtë qeverisje.
Për këtë arsye, me bindje dhe kënaqësi mbështet PDK-në dhe kryetarin tonë, z. Shukri Buja.
Faleminderit Bekim, na priftë e mbara!
Fjala fjalë, e besa besë.
18/07/2025
Herolind Kozhani: i ri, profesionist, me eksperiencë!
Herolind Kozhani përfaqëson brezin e ri të politikës lokale, që vjen me eksperiencë konkrete në shërbim të qytetarëve dhe me profesionalizëm të dëshmuar në fushën e shëndetësisë.
10 vite si infermier në shërbimin e urgjencës në Lipjan aty ku vendoset jeta e njeriut përpara çdo gjëje tjetër. Fakultetin e Mjekësisë Fizioterapi, me përgatitje akademike dhe etikë profesionale.
Si asambleist në Kuvendin Komunal të Lipjanit, ka dëshmuar se të qenurit i ri nuk është pengesë, por përparësi ai sjell energji të reja, ide të qarta dhe guxim për të përfaqësuar qytetarët me dinjitet.
PDK mbetet forca që e ka dëshmuar në çdo kohë lidhjen e ngushtë me komunitetin, me njerëzit, me hallet si dhe nevojat e tyre. Kandidatë si Herolindi janë dëshmi e kësaj lidhjeje të ndershme, që buron nga terreni dhe i kthehet qytetarëve në shërbim konkret.
Sot, rikandidon për të vazhduar angazhimin politik, me qëllim të qartë: të sjellë ndryshimin që Lipjani ka nevojë, përmes zërave të rinj dhe profesionistëve të vërtetë.