02/06/2026
PËRKUJTIM PËR HE**IN KUJTIM KRASNIQI
Në përvjetorin e rënies heroike të Kujtim Krasniqi, me respekt e mirënjohje të thellë kujtojmë veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
Është nder dhe përgjegjësi e veçantë që shkolla jonë mban emrin e heroit Kujtim Krasniqi, emër që përfaqëson guximin, atdhedashurinë dhe përkushtimin ndaj vendit. Vepra e tij mbetet udhërrëfyes dhe frymëzim për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe brezat që edukohen në institucionin tonë.
Në këtë ditë përkujtimore, përulemi me respekt para sakrificës së tij dhe nderojmë të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme Heroit Kujtim Krasniqi!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
28/05/2026
Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” organizoi ceremoninë e pranimit të çmimit të fituar në kuadër të projektit Super Schools – RYCO, ku menaxhmenti i shkollës pranoi nga koordinatorja e projektit, Mirlinda Bibaj.
Shkolla jonë u vlerësua me çmimin për projektin më të mirë të realizuar, në një konkurrencë ku morën pjesë rreth 100 shkolla nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
26/05/2026
Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” Malishevë
Më datë: 26.05.2026
N J O F T I M
Njoftohen nxënësit dhe mësimdhënësit se nesër më datë: 27.05.2026 për nder të festës së Kurban Bajramit, do të jetë ditë pushimi.
Urime festa.
Ju urojmë pushim të këndshëm!
25/05/2026
Informata me rëndësi për testin e maturës- afati i qershorit 2026
1 – 12 Qershor 2026 Paraqitja e Provimit të Maturës Shtetërore
20 Qershor 2026 Mbajtja e Provimit të Maturës Shtetërore
29 Qershor 2026 Publikimi i rezultateve
Paraqitja e provimit të maturës bëhet në formë elektronike nepërmjet platformës e-Kosova.
Paraprakisht secili kandidat për provimin e maturës shtetërore duhet të hap llogarin personale në eKosova.
Në klasën e testimit secili kandidat duhet ta paraqes dokumentin e
Identifkimit.
08:30 - 09:00 Arritja e kandidatëve në oborrin e Qendrës së Testimit (shkollës)
10:00 Fillon testimi
Testi do të ketë gjithsej 100 (pyetje, detyra),
Testi do të zgjasë 150 minuta.
Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë
zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati nga mesi i lëndëve zgjedhore që do të ofrohen)
Lëndët zgjedhore në dispozicion janë:
1. Fizikë
2. Kimi
3.Biologji
4.Informatikë
5.Gjeogra
6. Histori
7. Sociologji
8.Psikologji
9.Ekonomi me ndërmarrësi
10.Edukatë qytetare
11. Histori e artit
12.Teori e muzikës dhe harmon
19/05/2026
Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, fituese e projektit “Super Schools” – RYCO, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të mbajtur nga 14 deri më 19 maj 2026, me pjesëmarrjen e rreth 100 shkollave nga 6 shtete të rajonit.
Shkolla u përfaqësua nga koordinatorja e projektit, Mirlinda Bibaj, dhe nxënësja Leonesa Kastrati. Në ceremoninë përmbyllëse, shkolla jonë u vlerësua me çmimin për projektin më të mirë.
Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, punës dhe bashkëpunimit të shkëlqyer të ekipit tonë, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të shkollës sonë në promovimin e vlerave të bashkëpunimit, shkëmbimit kulturor dhe zhvillimit të të rinjve.
08/05/2026
Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” Malishevë
Më datë: 08.05.2026
N J O F T I M
Njoftohen nxënësit dhe mësimdhënësit se Hënën më datë: 11.05.2026 është ditë pushimi për Ditën e Evropës.
Ju urojmë pushim të këndshëm!
30/04/2026
📢 NJOFTIM PAS PËRFUNDIMIT TË PANAIRIT “DITËT E DYERVE TË HAPURA”
Të nderuar nxënës, prindër dhe të gjithë pjesëmarrësit,
Me kënaqësi ju njoftojmë se aktiviteti tradicional “Ditët e Dyerve të Hapura” u përmbyll me sukses në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë.
Falënderojmë sinqerisht të gjithë ju që morët pjesë dhe kontribuat në realizimin e këtij panairi, duke e bërë atë një ngjarje të veçantë dhe frymëzuese për të gjithë. Një falenderim i veqantë për bizneset lokale bashkpunuese dhe institucionet komunale të cilat mundësojnë realizimin e praktikës profesionale të nxënësve tanë.
Gjatë aktivitetit, vizitorët patën mundësinë të njihen nga afër me profilet profesionale, punimet dhe projektet e nxënësve tanë, si dhe me ambientet e shkollës sonë.
🍽️ Në përmbyllje të panairit, pjesëmarrësit u shërbyen me ushqime tradicionale të përgatitura me përkushtim nga nxënësit tanë, të cilat u prezantuan në restorantin e shkollës.
👏 Faleminderit për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj! Ju mirëpresim edhe në aktivitetet tona të ardhshme.
30/04/2026
Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” Malishevë
Më datë: 30.04.2026
N J O F T I M
Njoftohen nxënësit dhe mësimdhënësit se nesër më datë: 01.05.2026 është ditë pushimi për Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Ju urojmë pushim të këndshëm!
29/04/2026
NJOFTIM PËR PANAIRIN “DITËT E DYERVE TË HAPURA”
Të nderuar nxënës, prindër dhe palë të interesuara,
Ju njoftojmë se nesër organizohet aktiviteti tradicional “Ditët e Dyerve të Hapura” në shkollën tonë.
📅 Data: 30 Prill 2026
🕙 Ora: 10:00
📍 Vendi: Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” – Malishevë
Ky panair është një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër:
🔹 Profilet profesionale që ofron shkolla jonë
🔹 Punimet dhe projektet e nxënësve
🔹 Ambientet dhe kushtet e mësimit
Ftojmë të gjithë të merrni pjesë dhe të njiheni më nga afër me punën dhe sukseset e nxënësve tanë.
Mirë se vini! Ju presim me kënaqësi!