Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare

Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare

Share

Kjo është faqja zyrtare e Komunës së Obiliqit. Ju do të informoheni në kohë reale për të rejat nga Komuna e Obiliqit.

Photos from Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare's post 30/05/2026

NËNSHKRUHET MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË UJITJES NË KOMUNËN E OBILIQIT

Komuna e Obiliqit ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ndërmarrjen Hidroekonomike “Iber-Lepenc”, për financimin e projektit të ujitjes që parasheh shtrirjen e gypit OD-630 mm, PN 16 bar.

Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Armend Muja, si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i NH “Iber-Lepenc”, z. Faruk Mujka.

Financimi i këtij projekti do të realizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa përfitues direkt do të jenë fermerët e Mazgitit, Llazarevës, Raskovës, Bakshisë, Prugocit dhe Drenocit, si dhe fermerët e Fushës së Bardhosh*t (J), Lebanit, Trudës, Bardhosh*t, Bernicës së Poshtme dhe një pjese të Barilevës.

Përmes këtij investimi do të mundësohet ujitja e rreth 1,000 hektarëve tokë bujqësore, duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, rritjen e rendimenteve dhe forcimin e prodhimit vendor.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe mbështetjen e fermerëve, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe rural të Komunës së Obiliqit.

Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve strategjike që ndikojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

Zyra për Informim, Obiliq.

29/05/2026

Njoftim për mbyllje të përkohshme të rrugës “Hashim Shalaku” në Dardhishtë

Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në kuadër të projektit për ndërtimin e Linjës Ndërkombëtare Hekurudhore, do të bëhet mbyllja e përkohshme e rrugës “Hashim Shalaku” në fshatin Dardhishtë.

Data: E dielë, 31 maj 2026
Kohëzgjatja: Gjatë tërë ditës

Për qarkullim do të shfrytëzohet rruga alternative, e paraqitur në hartën e bashkëngjitur.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin.

Zyra për Informim, Obiliq.

Photos from Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare's post 29/05/2026

Sot u mbajt ceremonia solemne e diplomimit të maturantëve të gjimnazit “17 Shkurti”, gjenerata 2023–2026.

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, Drejtoresha e Arsimit, znj. Sevdije Berisha, si dhe drejtoresha e shkollës, znj. Besa Gashi.

Gjatë ceremonisë, maturantët u përgëzuan për angazhimin dhe sukseset e arritura përgjatë viteve të shkollimit, ndërsa u uruan për suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Urime të gjithë maturantëve të gjeneratës 2023–2026 dhe shumë suksese në të ardhmen!

Zyra për Informim, Obiliq.

Photos from Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare's post 29/05/2026

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Komitetit për Komunitete. Pas prezantimit të rendit të ditës dhe miratimit të pikave të propozuara, mbledhja vijoi me trajtimin e çështjeve të parapara.

Rendi i ditës:

1. Arsyetimi për mungesë
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2025
4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të Punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2026
5. Të ndryshme

Zyra për Informim, Obiliq.

Photos from Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare's post 28/05/2026

Në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë është realizuar aktiviteti i radhës në kuadër të projektit “Avancimi i Përfshirjes së Grave të Kosovës në Agrobiznes”.

Në kuadër të këtij projekti po vazhdojnë trajnimet për grupin e grave fermere, këtë herë me temën “Marketingu i produkteve të grave fermere”. Si rezultat, 12 gra kanë përfituar grante për zhvillimin e marketingut dhe logove të bizneseve të tyre.

Sot është bërë edhe nënshkrimi i kontratave me përfituese, në mesin e të cilave ka edhe gra nga komuniteti serb, duke reflektuar përfshirje dhe bashkëpunim ndërkomunitar.

Ky projekt po realizohet në bashkëpunim dhe me mbështetjen e organizatës CARE.

Ky aktivitet synon fuqizimin e grave në sektorin e agrobiznesit, rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje, si dhe krijimin e mundësive të barabarta për zhvillim ekonomik dhe social. Fuqizimi i grave mbetet çelësi për një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe më të qëndrueshme.

Photos from Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare's post 28/05/2026

FTESË PËR BIZNESET EKZISTUESE

Komuna e Obiliqit njofton të gjitha bizneset e interesuara se Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizon punëtori informuese në kuadër të lansimit të thirrjes publike të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2026.

Gjatë këtij takimi do të prezantohen objektivat e programit, kriteret e aplikimit, procedurat administrative, si dhe do të ofrohen sqarime shtesë për të gjitha palët e interesuara.

Data: 02.06.2026
Ora: 11:00
Vendi: Biblioteka e Qytetit

Ftohen të gjitha bizneset dhe të interesuarit të marrin pjesë.

28/05/2026

Njoftohen gratë, vajzat dhe nënat vetushqyese të Komunës së Obiliqit që janë hapur aplikimet për kurse profesionale në bashkëpunim me Fondacionin “Sheikha Fatima bint Mubarak për Gruan”.

Kurset përfshijnë:
Rrobaqepësi, Pastiçeri, Grim, Parukeri, Manikyr & Pedikyr, Gjuhë Angleze dhe TIK.

https://obiliq.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/05/20260528090537552.pdf

Afati për aplikim është nga 18.05.2026 deri më 17.06.2026 në Zyrën Pritëse të Komunës së Obiliqit.

Zyra për Informim, Obiliq.

27/05/2026

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, uron të gjithë besimtarët myslimanë festën e shenjtë të Kurban Bajramit.

Në këtë ditë të bekuar, lusim Zotin që të sjellë paqe, shëndet, begati dhe harmoni në çdo familje. Kurban Bajrami na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit, mëshirës dhe respektit për njëri-tjetrin, duke forcuar besimin dhe afërsinë mes njerëzve.

Qoftë kjo festë e mbushur me bekime, gëzim dhe bereqet për të gjithë ju.

Gëzuar Kurban Bajramin!

Photos from Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare's post 26/05/2026

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

Kuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Sami Ahmeti, i cili prezantoi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.

Për këtë mbledhje është propozuar ky:

R E N D D I T E

1. Arsyetimi për mungesë.
2. Miratimi i ekstrakt-procesverbaleve nga mbledhjet e muajit Prill.
3. Miratimi i kërkesës së kryetarit të komunës për plotësim-ndryshimin e vendimit të formimit të KKSB-së me nr. 02-020-01-13244-26, dt.13.05.2026.
4. Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të komunës me nr. 02-020-01-13241-26, dt.13.05.2026 për shqyrtimin e raportit të komisionit për vlerësimin e dëmeve gjatë vërshimeve të fundit.
5.Të ndryshme.

Zyra për Informim, Obiliq.

Want your business to be the top-listed Government Service in Obiliq?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga: Adem Jashari
Obiliq
15000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00
Sunday 08:00 - 16:00