22/03/2022
Këshilli Lokal për Punësim në komunën e Pejës ka mbajtur punëtorin e parë për vitin 2022, qëllimi i kësaj punëtorie ishte analizimi i zbatimit të planit të aksionit për punësim 2021, vlerësimi i strategjisë, qëndrueshmëria e KLP-së, dhe hartimi i planit të veprimit për vitin 2022.
Kjo punëtori është mundësuar nga programi “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit - SEED faza III” i cili zbatohet nga organizatat Volkshilfe Solidaritat dhe Syri i Vizionit si dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim - ADA.
Pjesë e Këshillit Lokal për Punësim – KLP në Pejë janë; përfaqësues nga ekzekutivi dhe legjislativi i Komunës Pejës, Zyra e Punësimit, Qendra e Aftësimit Profesional, përfaqësues nga bizneset, shkollat profesionale, universitetet, shoqëria civile, oda ekonomike dhe individ me shkathtësi/asocime profesionale të nevojshme për këshillin.
23/04/2021
Kryesuesi dhe disa anëtarë të KLP-së morën pjesë në debatin e organizuar nga Syri i Vizionit, The Balkan Forum dhe Komuna Istog.
Ky debat është mbajtur në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjëve, grave, dhe grupeve tjera në nevojë në pesë komuna të Republikës së Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik” i financuar nga Bashkimi Evropian.
15/12/2020
Në kuadër të funksioneve zyrtare dhe në harmoni dhe përmbushjen e Vendimit të Kuvendit Nr. 26/2017 dt.30 qershor 2017 mbi themelimin e Këshillit Lokal për Punësim në Komunën e Pejës, Kuvendi Komunal Pejë së bashku me organizatën Syri i Vizionit organizuan punëtorinë e radhës të KLP-së Pejë, duke ju përmbajtur rekomandimeve të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe qeverisë së RKS.
Qëllimi i kësaj punëtorie është analizimi i zbatimit të planit të aksionit për punësim 2020 (i cili është hartuar vitin e kaluar dhe miratuar në asamblenë e komunës së Pejës) dhe hartimi i planit të aksionit për punësim 2021, i cili do fokusohet në masat të cilat do ndërmerren nga institucionet përkatëse dhe masat të cilat mund të përkrahen nga programi SEED faza III.
10/12/2020
Kuvendi Komunal Pejë është themeluese i këshillit lokal për punësim në Komunën e Pejës “Vendimit të Kuvendit numër: 26/2017 dt.30 qershor 2017”.
KLP është organ gjithë përfshirës me mandat këshilldhënës në fushën e punësimit nē Komunën e Pejës.
Për më shum, kliko:https://kk.rks-gov.net/peje/wp-content/uploads/sites/24/20248003.pdf