15/12/2022
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=585009433632672&id=100063708619377
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Instituti Bujqësor i Kosovës, Rruga Adem Jashari 244, Pejë.
03/06/2022
09/06/2021
Në vazhden e takimeve të rregullta të Grupit Punues për Menaxhimin e sëmundjeve në hardhinë e rrush*t, sot në Departamentin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec kontribut të veçant ka dhënë edhe përfaqësuesi i Laboratorit të Mbrojtjes së Bimëve pranë Institutit Bujqësor të Kosovës. Para të pranishmëve ai spjegoi në mënyrë të detajuar monitorimin dhe menaxhimin e Cikadës të hardhisë së rrush*t (Scaphoideus titanus), insekti i cili përveq dëmeve të mëdha është edhe bartës i sëmundjes karantinore Flavescenca e artë e hardhisë (Flavescence dorèe).
13/04/2021
Sot u realizuan mbjelljet e fushave eksperimentale të patates, me qëllim hulumtimin dhe përcaktimin e Vlerës Kultivuese dhe Përdoruese (VKP), te disa varietete të patates. Hulumtimet do të realizohen në dy regjione të ndryshme agroklimatike të Republikës së Kosovës (në Pejë dhe Pestovë). Fushat eksperimentale janë nën menaxhimin e Sektorit të Prodhimit Bimorë, i cili funksionon në kuadër të Institutit Bujqësor të Kosovës.
Përgjegjës për hulumtime,
MSc. Arton Bekolli
19/03/2021
Hulumtimi dhe përcaktimi i Vlerës Kultivuese dhe Përdoruese (VKP) të disa varieteteve të ndryshme të grurit, elbit dhe tritikaleve, që janë duke u testuar përmes fushave eksperimentale në fermën e Institutit Bujqësor të Kosovës, Vitomericë - Pejë, 2021.
Hulumtimet fushore janë nën udhëheqjen e MSc. Arton Bekolli, Zyrtar i Lartë për Kultura Bujqësore.
26/07/2020
Lajmi për vdekjen e Prof.Asoc.Dr. Bakir Kelmendi ishte një lajm i hidhur për të gjithë stafin e Institutit Bujqesore te Kosoves.
Nga viti 1999 deri në vitin 2015 ishe një ndër zyrtaret me të angazhuar në IBK – si shef i laboratorit të farërave – specialist i bimëve njëvjeçare – drithërave.
Duke e parë rrethanat dhe kërkesen u angazhove në thëmelimin e Fakultetit të Agrobiznesit, në dy këto instutucione vitale të vendit ishe shembulli i përkushtimit.
Do të kujtojm përherë me respekt dhe gjithëmon do ta vlerësojm kontributin tënd në zhvillimin e Institutit Bujqësor të Kosovës.
Është humbje e madhe për familjen, koleget dhe Kosovën.
I përjetshëm qoft kujtimi për Prof.Asoc.Dr. Bakir Kelmendi .
Stafi i Institutit Bujqësor të Kosovës.
29/04/2020
Instituti Bujqësor i Kosovës po vazhdon punën, pavarësisht gjendjes së krijuar Prishtinë, 29 prill 2020 - Instituti Bujqësor i Kosovës, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton të gjitha palët e interesit se është duke vazhduar punën pa ndërprerje, pavarësisht situatës së krijuar në vend nga pandemia.
22/04/2020
27/02/2020
Informacion mbi zhvillimin e Punëtorisë dy ditore në kuadrin e Programit Kombëtar për Inventarizimin e Tokave Bujqësore të Republikës së Kosovës për komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.
Instituti Bujqësor i Kosovës sot, më 27.02.2020 organizon ditën e dytë të Punëtorisë “Vlerësimi i aktiviteteve të kryera gjatë vitit 2019, sfidat e projektit dhe planifikimi i Planit Dinamik për vitin 2020, në kuadrin e implementimit të Programit Kombëtar për Inventarizimin e Tokave Bujqësore të Republikës së Kosovës për komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik”.
Gjatë ditës së parë të Punëtorisë pjesëmarrësit nëpërmjet stafit akademik të projektit, u njohën me prezantimet e aktiviteteve që do të zhvillohen konform Planit Dinamik të propozuar për vitin 2020.
Prezantimet u paraqiten sipas tematikave përkatëse nga: Prof. Dr. Perparim Laze, Prof. Dr. Florim Isufi, Prof. Dr. Shpend Shahini, ndërsa nga stafi profesional i Institutit Bujqësor të Kosovës prezantuan: Fehmi Geci, Zenun Husaj dhe Valmira Havolli.
Gjatë ditës së dytë Punëtoria do të vijoj me prezantimet e tjera nga stafi akademik; Prof. Dr. Perparim Laze, prof. Dr. Alban Ibraliu, Prof. Dr. Fadil Millaku, Prof. Dr. Muhamet Zogaj, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Prof. Dr. Vangjo Kovaçi, Prof. Dr. Abdulla Mani dhe Dr. Ilir Salillari.
Pejë, 27 Shkurt 2020
26/02/2020
Sot ka filluar punëtoria dy ditore qe do të mbahet më 26-27.02.2020 duke filluar nga ora 10:00, në Sallën e Konferencave të Instituti Bujqësor të Kosovës.
Punëtoria ka për qëllim vlerësimin e aktiviteteve të kryera në vitin 2019, sfidat e projektit dhe planifikimi i planit dinamik për vitin 2020, në kuadrin e Implementimit të Programi Kombëtar për Inventarizimin e Tokave Bujqësore të Republikës së Kosovës për komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |