Zëri i Istogut

Zëri i Istogut

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zëri i Istogut, Political organisation, Pejë.

04/10/2025

Peja nuk sh*tet për 20.000€ e Val Krasniqit e Adelina Ismailit

Kush ka guximin ta akuzojë Gazmend Muhaxherin për interesa personale, kur përballë kemi skenën më të pistë të politikës dhe biznesit në Pejë?
Val Krasniqi, pronar i konsorciumit dhe bashkëshort i Adelina Ismailit, sot po e mbështet hapur kandidatin e VV-së.
Jo për vizion, jo për qytetarë, por për borxhe dhe pazare të vjetra. Kujtojeni mirë: Hajrulla Çeku i dha 20.000 € Adelina Ismailit për një album.
Nuk ishte ndihmë kulturore, ishte kontratë për favore.

VV i ka bërë favore Valit, dhe sot Vali po e kthen me besnikëri borxhin duke punuar kundër LDK-së dhe kundër qytetarëve.
Kjo nuk është politikë, është korrupsion i maskuar, është sh*tje e interesit publik për favore private.

20.000 € për një album janë simboli më i qartë se si VV dhe Taulant Kelmendi blejnë njerëz, ndikim dhe përkrahje.
Ata nuk e duan Pejën, ata duan pushtetin e tyre.

Ndaj, kushdo që përpiqet ta njullos Gazmend Muhaxherin, le ta dijë: Muhaxheri nuk ka nevojë për favore të pista, ai ka mbështetjen e qytetarëve.
E ardhmja e Pejës nuk mund të lihet peng i pazareve të Val Krasniqit, VV-së dhe Taulant Kelmendit.
Ky qytet nuk sh*tet për 20.000 €.

25/09/2025

Kur ishte në opozitë, Vetëvendosja betohej se nepotizmi do të merrte fund, se punësimi do të bëhej me meritë, me transparencë dhe me barazi për të gjithë.
Premtonin se nuk do të kishte më privilegje për militantë dhe se qytetari i zakonshëm do të vinte i pari.

Sot, kur janë në pushtet, realiteti është krejt i kundërt.

Lista e fundit e punësimeve në Hidrodrinin e Rrafsh*t të Dukagjinit e ka zhveshur çdo maskë.
Të gjithë të pranuarit janë anëtarë e militantë të Vetëvendosjes. Nuk ka kritere profesionale, nuk ka garë të ndershme, nuk ka transparencë.
Kundërkandidatëve as që u publikohen pikët, sepse gjithçka është e vendosur paraprakisht.
I vetmi kriter është libreza e partisë.

Dikur akuzonin partitë e tjera se po shkatërronin institucionet me punësime partiake, sot po e bëjnë të njëjtën gjë, madje edhe më rëndë.
Sepse nuk bëhet fjalë për një institucion të zakonshëm, por për menaxhimin e ujit, burimin më jetik për qytetarët.
Në vend që të sigurojnë furnizim të rregullt, ata merren me shpërndarjen e vendeve të punës për militantë.

Qytetarët e Rrafsh*t të Dukagjinit çdo ditë vuajnë për ujë të pijshëm.
Ka fshatra e lagje që mbesin pa ujë, por pushteti nuk shqetësohet për hallin e tyre.
Për ta, më i rëndësishëm është të forcojnë partinë, jo të zgjidhin problemet e njerëzve.

Ky është kontrasti i madh: nga premtimet e mëdha për meritokraci, drejtësi dhe barazi, tek realiteti i hidhur i nepotizmit, padrejtësisë dhe militantizmit.
Dhe nëse nesër qytetarët e Rrafsh*t të Dukagjinit mbesin pa ujë për të pirë, përgjegjësia ka një adresë të vetme – Vetëvendosjen.

Photos from Zëri i Istogut's post 23/09/2025

Reagim i ashpër ndaj deklaratës së Kurtit:

Nuk mund të jesh patriot, nuk mund të quhesh kombëtar, kur në të njëjtën frymë i bën homazhe një njeriu të akuzuar për krime lufte në Kosovë si Oliver Ivanoviqi.
Ky është turpi më i madh i deklaratës së sotme të Albin Kurtit.
Sepse askush nuk mund ta rishkruajë historinë: Ivanoviqi nuk ishte simbol i demokracisë, as i multietnicitetit, por një figurë e errët, e lidhur drejtpërdrejt me krime në Gjakovë dhe kundër shqiptarëve të pafajshëm.

Kurti sot flet për “kujtesë të gjallë” dhe “përkushtim për një shoqëri multietnike” duke e vendosur Ivanoviqin si shembull të pluralizmit politik.
Po si mund të jetë shembull pluralizmi një njeri mbi të cilin rëndojnë akuza për gjak të shqiptarëve?
Si mund të jetë model demokracie një figurë që për viktimat tona është sinonim i dhimbjes dhe i padrejtësisë?

Ky është standard i dyfishtë dhe hipokrizi politike.
Kur është fjala për shqiptarët e akuzuar padrejtësisht në Hagë, Kurti flet për “luftë të pastër” e për “sakrificë sublime”.
Por kur vjen puna tek një serb i akuzuar për krime lufte në Gjakovë, gjuha e tij zbutet, bëhet diplomatike, bëhet lavdëruese. Kjo nuk është as drejtësi, as patriotizëm, kjo është thjesht servilizëm politik për të fituar pikë në arenën ndërkombëtare.

Ne, si popull, nuk kemi harruar masakrat, nuk kemi harruar dhimbjen, nuk kemi harruar viktimat.
Dhe nuk do ta pranojmë kurrë që figurat e përlyera me gjak të shqiptarëve të paraqiten si “patriotë” apo si “shembuj respekti”.
Kujtesa jonë është për fëmijët, nënat, të moshuarit e vrarë, jo për ata që i çuan drejt vdekjes.

Prandaj, kushdo që sot përkujton Oliver Ivanoviqin si “njeri me vizion për të ardhmen”, duhet ta dijë se po fyen çdo familje shqiptare që ende pret drejtësi.
Dhe nëse këtë e bën vetë kryeministri i Kosovës, atëherë fjala “patriotizëm” në gojën e tij humb çdo kuptim.
Sepse patriot nuk është ai që flet bukur për Serbinë, por ai që qëndron i drejtë para historisë së vet, i besnik gjakut të dëshmorëve dhe kujtesës së viktima.

Kjo është Vetëvendosje, ky është albin kurti.

Photos from Zëri i Istogut's post 23/09/2025

Para se të filloni me linçime e shpifje ndaj Gazmend Muhaxherit, ktheni kokën kah kryeministri juaj, Albin Kurti.
Ai në mes të Prishtinës del publikisht e thotë se ka pasur ‘kënaqësi’ duke u ulur me Nenad Čanak, me të birin e tij e madje edhe me Mitropolitin e Kishës Ortodokse Malazeze, Boris Bojović.
Dhe jo vetëm që i takon, por i përshkruan si ‘kujtesa të mira’, duke folur për ‘paqen, fqinjësinë e mirë, pluralizmin e demokracinë’.
Pra, këtu kemi një kryeministër që e gjen kënaqësinë e vet politike në krah të figurave serbe e malazeze, ndërkohë që ju dilni nëpër rrjete e fushata e shpifni për një kryetar komune që ka guximin t’i thotë gjërat troç.

Kjo është fytyra e dyfishtë e Vetëvendosjes: për Kurtin çdo takim me serbë e malazezë është ‘kënaqësi’, ndërsa për kundërshtarët politikë shpiken akuza, bëhen linçime e tentime për t’i dëmtuar në publik.
Kjo nuk është politikë, kjo është hipokrizi.
E nëse ju djeg e vërteta, mos u merrni me Gazin, por shpjegoni pse kryeministri i juaj krenohet me kënaqësitë e takimeve të tilla, ndërkohë që popullit i sh*tet patriotizëm përditë.

Kushdo që ka pak mend e kupton se ky standard i dyfishtë është i rrezikshëm: një fjalor për publikun në Kosovë, e një tjetër kur del në takime me përfaqësues serbë e malazezë.
Mos i mbuloni këto fakte me shpifje e linçime ndaj të tjerëve, se nuk ju shkon më askush pas.
Para se të flisni për Gazmend Muhaxherin, flisni për Kurtin dhe kënaqësitë e tij.

Photos from Zëri i Istogut's post 17/09/2025

Naser Sylaj që mban gjallë Rrafshin e Dukagjinit

Nga fshati Tomoc, me dekada pune të ndershme në KRU Hidrodrini, Naser Sylaj është bërë emër i njohur në gjithë rrafshin e Dukagjinit.
Ai është punëtori që nuk njeh lodhje, i gatshëm në çdo moment për të ndërhyrë aty ku qytetarët kanë nevojë, duke debllokuar kanalizime dhe duke rikthyer normalitetin në shumë shtëpi e lagje.

Në Istog, Pejë, Klinë e Deçan puna e tij shihet e ndjehet çdo ditë.
Ai është i pranishëm aty ku sfida është më e madhe, duke dëshmuar se vlera e njeriut matet me përkushtim dhe me shërbim ndaj tjerëve.

Naser Sylaj është shembull i rrallë i punëtorit që punën e ka marrë me zemër dhe mision të mbajë gjallë Dukagjinin.
Ai është hero i heshtur, njeriu që me djersën e ballit dhe sakrificën e përditshme nderon punën, kolegët dhe gjithë komunitetin.

Respekt e mirënjohje për Naser Sylajn, punëtorin që me veprat e tij të përditshme mban gjallë jetën në Rrafshin e Dukagjinit.

05/09/2025

Vota për LDK-në 113 me Ilir F. Feratin për një Istog që kujdeset për qytetarin

Çdo qytetar i Istogut ka një zë, një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e tij dhe të komunitetit.
Ky zë është vota, një mjet i fuqishëm që nuk mund të nënvlerësohet.
Pyetja që duhet të bëjmë është e thjeshtë, por thelbësore: kush meriton besimin tonë për katër vitet e ardhshme?

Për qytetarët e Istogut, përgjigjja është e qartë: Ilir Ferati dhe LDK-ja.

Mandati i tij ka treguar se kur një kryetar punon me zemër dhe përkushtim, ndryshimet nuk mbeten vetëm fjalë, por ndihen në jetën e përditshme.
Ilir Ferati nuk ka qendruar larg qytetarëve, ai ka qenë aty për secilin problem, për çdo shqetësim, duke dëgjuar, duke ndihmuar dhe duke vepruar.

Zhvillimi i infrastrukturës ka qenë një nga prioritetet kryesore.
Rrugët e rinovuara, ndriçimi i përmirësuar dhe investimet në hapësira publike e bëjnë Istogun më të sigurt dhe më komod për të gjithë.
Por ky zhvillim nuk është vetëm në qendër; edhe lagjet më të largëta kanë marrë vëmendje të veçantë, duke treguar se çdo qytetar ka të njëjtën rëndësi.

Arsimi dhe rinia kanë qenë gjithashtu në qendër të punës së tij.
Nxënësit e shkollave, të rinjtë dhe sportistët kanë përfituar nga investimet në shkolla, projekte rinore, aktivitete kulturore dhe sportive.
Këto hapa krijojnë mundësi reale për brezin e ri dhe mbajnë Istogun në ritmin e zhvillimit.

Ilir Ferati ka treguar gjithashtu ndjeshmëri sociale dhe përkujdesje për komunitetin. Shtresat në nevojë kanë marrë mbështetje, bizneset lokale janë inkurajuar, dhe proceset e komunës janë bërë më transparente dhe më llogaridhënëse.
Ai ka dëshmuar se një kryetar nuk është vetëm drejtues, por një partner i qytetarit.

LDK-ja, me traditën e saj të gjatë dhe udhëheqjen e përgjegjshme, ka treguar se integriteti dhe puna e palodhur japin rezultate të prekshme.
Në një kohë kur shumë politikanë flasin shumë dhe bëjnë pak, Ilir Ferati ka zgjedhur të punojë dhe të flasë me veprime konkrete.

Për një Istog që zhvillohet, që kujdeset për çdo qytetar dhe që krijon mundësi për të rinjtë, për një komunë transparente dhe afër njerëzve vota për LDK-në dhe Ilir Feratin është vota e duhur dhe e sigurt.

21/08/2025

Pas zgjedhjeve të 12 Tetorit, prioritetet për Istogun duhet të jenë të qarta:

1️⃣ Rruga Istog – Gurrakoc të zgjerohet në katër korsi për të lehtësuar qarkullimin dhe për të krijuar lidhje moderne mes qytetit dhe fshatrave përreth.

2️⃣ Sheshi i qytetit të hapet në të dy anët, duke u kthyer në një hapësirë të vërtetë për qytetarët, ku Istogu të marrë pamjen e një qyteti të gjallë dhe bashkëkohor.

3️⃣ Pazari aktual të shndërrohet në parking publik me pagesë, që zgjidh problemin e trafikut dhe parkimit, por edhe sjell të hyra për komunën.

Këto janë disa nga hapat e parë që kryetari i ardhshëm duhet t’i ketë prioritet në fillim të mandatit.

Cili nga kandidatët mund ti realizoj këto projekte?

1. Ilir Ferati - LDK
2. Ali Nimanaj - PDK
3. Astrit Bujupaj - VV
4. Ukë Blakaj - AAK

21/08/2025

Psst… këtu ndodhin gjëra që askush nuk po t’i tregon 😏
Kliko “Follow&Like” dhe zbulo gjithçka!

Want your business to be the top-listed Government Service in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address

Pejë