30/05/2026
🇽🇰 Oficerët e FSK-së, major Gentrit Idrizi dhe major Labinot Lala, emërohen si oficerë ndërlidhës në strukturat e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare për Gaza (ISF).
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se ky emërim është rezultat i zhvillimit të vazhdueshëm të FSK-së, investimeve në mbrojtje dhe partneritetit të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë.
Besimi i partnerëve në profesionalizmin e ushtarakëve tanë dëshmon avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe rolin gjithnjë e më aktiv të Kosovës në sigurinë ndërkombëtare.
Urime oficerëve tanë, FSK-së dhe Republikës së Kosovës për këtë arritje të rëndësishme në rrugëtimin euroatlantik. 🇽🇰🤝🇺🇸
28/05/2026
Operacionet Speciale të FSK-së për herë të parë në SOF (Special Operations Forces) Week 2026
Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë në konferencën më të madhe ndërkombëtare të Operacioneve Speciale — SOF Week 2026, e organizuar nga Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USSOCOM) në Tampa, Florida.
Në mesin e 74 delegacioneve nga shtete partnere dhe aleate, delegacioni i Operacioneve Speciale të FSK-së zhvilloi takime me liderë të lartë të komunitetit të Operacioneve Speciale, duke përfshirë pritjen nga Komandanti i USSOCOM, Admiral Frank M. Bradley, si dhe nga Komandanti i Operacioneve Speciale për Evropë (SOCEUR), Lieutenant General Richard E. Angle.
Pjesëmarrja në këtë konferencë strategjike dëshmon avancimin profesional dhe rritjen e rolit të Operacioneve Speciale të FSK-së në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
SOF Week shërben si platformë strategjike për forcimin e partneriteteve, shkëmbimin e përvojave operacionale dhe zhvillimin e kapaciteteve moderne të Operacioneve Speciale në nivel global.
28/05/2026
Në kuadër të takimeve zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u prit në Departamentin e Luftës së SHBA-së, nga Ndihmës Sekretari i Luftës, Daniel Zimmerman.
Në takimin me Sekretarin Zimmerman dhe stafin e Departamentit të Luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvilluan diskutime të rëndësishme për situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe angazhimet e përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet ndërkombëtar.
Komunikatën e plotë e gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, në linkun më poshtë:
https://mod.rks-gov.net/NewsDetails/33/1455
23/05/2026
🇽🇰🇺🇸 E mirëpresim Raportin e Departamentit të Shtetit i përgatitur për Kongresin mbi Politikën e Shteteve të Bashkuara për Promovimin e Stabilitetit Rajonal dhe Prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, i cili konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin dhe transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë moderne, profesionale dhe multietnike të mbrojtjes territoriale.
Ky vlerësim paraqet një dëshmi të qartë të progresit të arritur nga Republika e Kosovës në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse, në përputhje me standardet euro-atlantike dhe në partneritet të ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tanë. Përkrahja amerikane ka qenë dhe mbetet vendimtare në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të një force të aftë për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së qytetarëve tanë.
Po ashtu, vlerësojmë lart njohjen e rolit të Kosovës si kontribuese në sigurinë ndërkombëtare. Angazhimi ynë për t’iu bashkuar përpjekjeve shumëkombëshe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dëshmon se Kosova është një partner i besueshëm dhe një kontribuues aktiv në sigurinë rajonale dhe globale. Kjo pasqyron qartë transformimin e Kosovës nga konsumues i sigurisë në ofrues të saj.
Republika e Kosovës do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, në forcimin e bashkëpunimit me aleatët strategjikë dhe në avancimin e aspiratës sonë të palëkundur për integrim të plotë euro-atlantik.
20/05/2026
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, Kevin Hamilton.
Gjatë takimit u ritheksua përkushtimi i Republikës së Kosovës ndaj integrimit euroatlantik dhe forcimit të partneritetit strategjik me NATO-n dhe shtetet aleate.
Po ashtu, u diskutua për zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, modernizimin e kapaciteteve sipas standardeve të NATO-s, rritjen e investimeve në mbrojtje, si dhe rëndësinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Kosova mbetet e përkushtuar të kontribuojë gjithnjë e më shumë në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, duke avancuar nga një konsumuese e sigurisë në një kontribuese aktive për paqen dhe stabilitetin.
20/05/2026
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti në takim u.d. Presidenten e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ku riafirmuan përkushtimin institucional për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, ministri Maqedonci prezantoi të arriturat përgjatë mandatit, duke veçuar katërfishimin e investimeve në mbrojtje, dyfishimin e numrit të ushtarakëve, si dhe zgjerimin e mundësive për shkollimin e oficerëve të FSK-së në akademitë më prestigjioze ushtarake në botë.
Komunikatën e plotë e gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, në linkun më poshtë:
https://mod.rks-gov.net/NewsDetails/33/1453
19/05/2026
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci priti në takim zëvendësdrejtorin e Partneritetit, Bashkëpunimit të Sigurisë dhe Armëve të Shkatërrimit në Masë në Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris A. McKinney.
Gjatë takimit u diskutua për ambientin e sigurisë në vend dhe më gjerë, si dhe për avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, blerjet ushtarake dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.
Komunikatën e plotë e gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, në linkun më poshtë:
https://mod.rks-gov.net/NewsDetails/33/1452